Florenc Drizari
Kompanitë koncesionare, Erjon Braçe: Të gjitha kanë dështuar në detyrë e kontratë
Administrata publike vazhdon të jetë në qendër të deklatave politike për performancë të dobët në ushtrimin e funksioneve të saj. Një ditë më parë ishte deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, njëkohësisht edhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, që kërkoi nga përfaqësuesit e qeverisë të ndërmarrin masa të ashpra për ata punonjës që nuk arrijnë t’u përgjigjen në kohë kërkesave të ekzekutivit, kryesisht në sektorin e investimeve publike. Deputeti Braçe e quajti të paaftë administratën publike, ndërsa theksoi se ligji i ri për nëpunësin civil dhe çdo vendim tjetër administrativ nuk duhet të bëhet mburojë për ata punonjës që nuk kapin ritmin e punës, sipas tij.
“Kryeministri nuk është, por dua të them se kemi një problem shumë të madh me administratën publike që jo vetëm dëshmon paaftësi ende, jo vetëm nuk reagon, jo vetëm që nuk i përgjigjet ritmit të punës, por mbi të gjitha mbrohet edhe nga një ligj në kushtet që nuk duhet të mbrohet jo me ligj, por as me një vendim tjetër administrativ. Zotërinj të qeversië, e keni ju në dorë. Kush në punë në administratën publike nuk përgjigjet në kohë, veçanërisht nga ata që merren drejtpërdrejt me procedurat e investimeve publike, nuk ka pse të jetë më në detyrë, nuk ka ligj që ta mbrojë”, – deklaroi Braçe dje në Kuvend. Gjatë fjalës së tij ai renditi si problem të dytë ligjin e prokurirmit publik. “Është një ligj që jo vetëm nuk e shmang abuzimin, por më tepër është një ligj që bllokon edhe kur ente të tjera prokuruse duan që me ndershmëri të administrojnë procesin dhe t’i hapin rrugë sa më parë materializimit të parasë së qytetarëve të Shqipërisë në investime publike të këtij vendi”, – tha Braçe. Më herët, zëvendësimet në administratën publike janë bërë objekt debatesh të forta mes pozitës dhe opozitës. Ndërsa përfaqësues të Partisë Demokratike kanë akuzuar drejtuesit e qeverisë për shkarkime të padrejta në administratë dhe emërine të personave të paaftë që kanë qenë pjesë e shtabeve elektorale në zgjedhjet e kaluara parlamentare.
Koncesionet
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i kërkoi dje qeverisë që të anulojë kontratat koncesionare për shkak të performancës së dobët që kanë realizuar sipas tij. Duke thënë se të ardhurat nga akciza e mallrave të forta janë në rritje, sasitë e deklaruara si 11-mujor janë thuajse të barabarta, apo dhe pak më shumë, asetet e zhdoganuara e të akcizuara pavaresisht të gjithave thotë ai, janë më pak së në vitin 2010, vit kur kriza po zgjerohej për karburantet, cigaret e birrën, Braçe këtë situatë e cilëson si të papranueshme. “Në administrimin e akcizes së mallrave te forte ne kemi kontroll te disafishte, kemi dy kompani koncesionare per pullat fiskale te cigareve e birres, pijeve alkoolike, si dhe per markimin e karburanteve; kemi nje inspektoriat te tere gjithashtu qe merret me kontrollin e cilesise se karburanteve e permes te cilit sigurisht mund te vendosim kontroll mbi naften kontrabande qe rezulton te jete edhe jashte standardeve te kerkuara te tregtimit. Te gjitha kane deshtuar ne detyre e kontrate”,-deklaron kryetari i Komisionit të Ekonomisë. Sipas tij: “Qeveria duhet të prishë kontratat me koncesionaret sepse jane monopol, jane lidhur ne kundershtim me marreveshjet qe ne kemi me BE-ne, jane sherbime te shtrenjta qe vec po rrjepin operatoret e shqiptaret; Sot po i them qeverise ti prishe keto kontrata se produkti i punes se tyre nuk vlen, nuk ka rezultat, nuk perbush qellimin”, – ka shkruar Braçe nga profili i tij në internet, në “Facebook”.
Votimi i ligjeve në Kuvend
Kuvendi miratoi me 75 vota pro projektvendim “Për miratimin e Raportit të Komisionit Hetimor të Ligjeve, ndërsa propozimi për ngritjen e Komisionit Hetimor për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zgjedhur nga Kuvendi, z.Elvis Çefa dhe z.Lulzim Lelçaj” u miratua me 76 vota pro.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 971“Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, 8, datë 19.4.2007”, u votua me 76 vota pro.
Projektligjin “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë” u votuame 76 vota pro
Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë sovrane dhe të zhdëmtimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Bankës Vobecna Uverova Banka A.S,Sllovaki, dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania ,Sh.A., për kundërgarancinë e Bankës Vseobecna Uverova Banka A.S.,Sllovaki, për marrëveshjen e garancisë Bankare ndërmjet operatorit të shpërndarjes së energjisë, elektrike,Sh.A, dhe Bankës Vseobecna Uverova Banka A.S,Sllovaki, dhe për marrëveshjen e huas ndërmjet operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike, Sh.A dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania,Sh.a, u votua me 76 vota pro
Projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 17/2014, datë 20.2.2014,”Për një shtesë në ligjin nr.8580, datë 17.2.2000, “Për Partitë Politike” të ndryshuar, me 77 vota pro
Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr.7/2012 “Për miratimin e strukturës dhe organikës të Autoritetit të Konkurrencës”me 77 vota pro.
Betohen 4 deputetët e rinj, listës së PS-së i shtohen katër femra
Pas lënies së mandatit të deputetit nga katër ministrat e qeverisë Rama, Kuvendit të Shqipërisë iu shtuan edhe katër emra të tri nga radhët e Partisë Socialiste. Përpara fillimit të seancës plenare, Kryetari Meta bëri me dije se Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në mbledhjen e tij të datës 25 shtator 2014, në mbështetje të nenit 13 pika 5 të Rregullores së Kuvendit, sipas së cilës “Këshilli verifikon mandatin e deputetit, i cili zgjidhet gjatë legjislaturës dhe paraqet raportin përkatës në seancë plenare brenda 30 ditëve”u njoh dhe diskutoi rreth vendimeve të KQZ. Për katër deputetët e rinj nuk rezultoi asnjë paligjshmëri në zgjedhe që t’i pengojë ata për të bërë betimin në seancë plenare, si kusht për të filluar ushtrimin e mandatit të deputetit përkatësisht, Ervin Bushati, Erjeta Alhysa, Luljeta Arapi dhe Anila Agalliu, të cilët do të zëvendësojnë mandatet e deputetëve Sajmir Tahirit, Ermonela Felaj, Damjan Gjiknuri dhe Ditmir Bushati. Për shkak të mungesës së plotësimit të kuotave në listat shumemërore të PS-së në zgjedhjet e kaluara për barazinë gjimore, KQZ bëri zbtritjen e renditjes, duke i propozuar Kuvendit tri deputete femra.
Më herët mandatin e deputetit e kanë lënë edhe disa ministra të kabinetit qeveritar, ndërsa Kryeministri Edi Rama ka theksuar sërish në fillim të muajit shtator se të gjithë ministrat do të heqin dorë nga mandati i deputetit.





