Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cllat 10 pyetie do të jenë me përgjigjee alternative dhe do të vlerësohen me 10 pikë, kurse 10 pyetie do të jenë me zgjedhje dhe vleresohen me 30 pikë
Në 10 shtator është provimi i parë i maturës shtetërore, për sesionin e dytë. Të gjithë ata kandidatë të cilët nuk arritën të merrnin notë kaluese në një nga provimet e maturës ose më shumë, do të mund të ritestohen gjatë shtatorit. Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetie të jenë me përgjigje alternative dhe vleresohen me 13 pikë, kurse 12 pyetje do të jenë me zgjedhje dhe vlerësohen me 37 pikë. Provimet e Mattres Shteterore 2014, sesioni i dytë, të lëndeve me detyrim do të zgjasin 2 orë e 30 minuta secili. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cllat 10 pyetie do të jenë me përgjigjee alternative dhe do të vlerësohen me 10 pikë, kurse 10 pyetie do të jenë me zgjedhje dhe vleresohen me 30 pikë. Provimet e Matures Shteterore 2014, sesioni i dyte, të lëndëve me zgiedhje do të zgiasin 4 orë
Rregullat
Maturanti paraqitet në qendrën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. Maturanti plotëson testin me stilolaps me ngjyrë (të zezë ose blu). Maturantëve/me aftësi të kufizuara, të përkohshme ose të përhershme, u krijohen kushte të përshtatshme për zhvillimin e provimit. Për ata që nuk mund të lexojnë apo të shkruajnë, përgjegjësi për administrimit të provimit autorizojnë një person jo të profilit për plotësimin e testit, sipas përgjigjeve të dhëna me gojë nga Maturanti/kandidat. Maturanteve të paraburgosur, u sigurohen kushte për zhvillimin normal të provimeve në mjedise të posaçme nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të autorizuar të policisë pa uniforme dhe pa armë. Maturantët që dorëzojnë testin, firmosin për dorëzimin e tij në listën që disponon administratori i provimit.
Përjashtimi i maturantëve bëhet kur:
Ndryshon vendin që i është caktuar. Merr, jep informacion apo kopje ose komunikon me maturantë të tjerë: Bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit. Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit. Refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjatë hyrjes në qendrën e provimit Maturantit nuk i njihet rezultati: Nëse përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si atë të përcaktuara në rregullore ose përdor më shumë se sa një ngjyrë në plotësimin e testit. Nëse ka hequr ose ka dëmtuar kodin e sekretimit të testit (bar-kodin). Nëse ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal. Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit. Nëse është marrë masa e përjashtimit nga provimi
Datat e provimeve
Gjuhë e huaj: 10 shtator 2014
Gjuha shqipe dhe Letërsi: 13 shtator 2014
Matematika: 16 shtator 2014
Lëndët me zgjedhje: 22 shtator 2014
Boceti
Shpallet konkursi për monumentin e viktimave të komunizmit, Bashkia: Ja kriteret
Bashkia e Tiranës ka shpallur ditën e djeshme konkursin për monumentin kushtuar viktimave të komunizmit. Sipas bashkisë konkursi do të zhvillohet në disa faza, faza e parë e të cilit konsiston në përzgjedhjen e bocetit më të mirë. “Së shpejti, Tirana do të ketë monumentin kushtuar viktimave të komunizmit. Për këtë qëllim, Bashkia e Tiranës ka shpallur konkursin për realizimin e monumentit kushtuar viktimave të komunizmit”,- thuhet në një njoftim të Bashkisë së Tiranës. Në fazën e parë të këtij konkursi do të përzgjidhet punimi i bocetit më të mirë, duke vlerësuar punën artistike si dhe impaktin visual në raport me evidentimin e këtij fenomeni që damkosi për disa dekada me radhë realitetin dhe historinë e shoqërisë shqiptare. Artistët pjesëmarrës duhet të paraqesin bocetin, së bashku me CV e tyre profesionale. Afati i dorëzimit të bocetit është 3 muaj nga data e djeshme. Boceti duhet të jetë jo më i vogël se 25 cm dhe jo më i madh se 50 cm (material variabël). Të gjithë artistët pjesëmarrës në konkurrim duhet të paraqesin bocetin për “Monumenti për viktimat e komunizmit”, pranë drejtorisë së Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës.
Itali-Greqi
“Digjen” 60 mijë pensionistë, shkak mungesa e marreveshjeve
60 mijë emigrantë shqiptarë në Itali e Greqi kanë mbetur pa një pension, pasi mungon një marrëveshje e Shqipërisë me këto vende per të njohur vitet e kontributeve. Naim Balluku, përfaqësues në Shqipëri i sindikatave të punëtorëve në Itali, tregon se situata po rëndohet edhe më tej, vitet e fundit, kur kriza ekonomike e ka rritur papunësinë në keto vende, e ku më shumë janë prekur emigrantët. Z. Balluku kerkon që qeveria të lobolë e të realizojë marrëveshjet për të njohur bashkimin e kontrubutet shoqërore të një personi që ka punuar në shqipëri dhe italic, apo shqipëri greqi, pasi po digjen breza të tërë para integrimit në Bashkimin Europian, periudhë kur shqipëria do ta zgjidhë përfundimisht këtë problem me vendet e BE-së. Për një pension minimal në itali nevojiten 20 vite pune dhe në Shqipëri 15 vite. E nëse nuk kalohet ky prag, mbeteni pa pension, pavarësisht 33 viteve pune me kontribute që mund të keni bërë. Nga përllogaritejet e zyrës që jep asistencë falas për të gjithë emigrantët që kanë probleme me dokumentacionet kanë nevojë për konsulencë, nga 30 mijë persona që duhej të përfiton pension në italic vetëm 1900 e kanë fituar këtë të drejtë.





