Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi kishte fshehur ne çantën e klaptopit 6 kilogram kokainë.
Aksioni i policisë ka ndodhur në komunen e Montesacros, pasi shqiptari 25 vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia italiane, ishte banor ne Ankona. Arrestimi është bërë i mundur vetëm pak metra larg një postoblloku policië ku i riu shqiptar ka tentuar ta kalojë i qetë, sikur brenda në vazlixhen e kompjuterit personal, kishte vertet një kompjuter. Pasi i është kërkuar nga policia të nënshtrohet një kontrolli, i riu shqiptar është arratisur ndërsa menjëherë pas tij janë vënë në ndjekje disa makina policie. Ai është vënë nën pranga pas disa minutash. Pas kontrollit në ëantën e kompjuterit, policia ka zbuluar plot 6.2 kg kokainë e pastër, e paketuar. Sipas policisë, droga ishte gati për tu hedhur në tregun roman. Me ane të kësaj sasie, shqiptari mund të prodhonte 15 doza kokainë. Nëse kjo sasi, 6.2 kg kokaine, do të hidhej në tregt, ajo do të kushtonte 750 mijë euro.





