Një 6 vjeçare tashmë mund të cilësohet si “vajza mace”, pasi në pjesën më të madhe të trupit ajo është e mbuluar nga qimet. Për shkak të gjëndjes së rëndë ekonomike të prinderve, vajza nuk mund të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale. Një vit më parë, vajzës Zhao Xinrui i dolën qime të zeza në një pjesë të kurrizit. Por njolla e vogël u zmadhua gjithnjë e më shumë, duke i mbuluar të gjithë kurrizin dhe tani, qimet po i dalin në fytyrë dhe duar. Nëna e vogëlushes e ka braktisur atë, pasi asaj nisën t’i shtoheshin qimet. Nga ana tjetër, i ati Zhao Lai, 45-vjeç, është shprehur shumë i shqetësuar. “Më vjen keq kur e shoh vajzën të vuajë kështu. Nuk mund t’i bëjmë operacion, pasi kushton shumë. Edhe pse kam kursyer, paratë nuk mjaftojnë”, ka thënë ai.





