E rrallë/ I dënuari shqiptar jep provimin nga burgu shqiptar me Skype, merr titullin Doktor Shkencash në Itali

alban bardhiE rrallë në burgjet tona, por ja që ka ndodhur. Një i dënuar për disa vepra penale arrin të japë provimin në Skype përballë një komisioni në një universitet të Romës dhe ndër të tjera të marrë vlerësimin maksimal. Një i burgosur shqiptar ka marre gradën Doktor Shkencash në Universitetin e Romës pas provimit të dhënë Online nga paraburgimi “Mine Peza” në Tiranë. I dënuari me 27 vite burg është vlerësuar maksimalisht nga komisioni. me 110 pikë. Komisioni vlerësoi aftësitë e tij në degën “Histori-Gjeografi”, duke i dhënë kështu gradën shkencore Doktor. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi dje zyrtarisht se më datë 21.07.2014 është zhvilluar me sukses për herë të parë në Shqipëri një provim online nga ana e një të burgosuri. Përmes teknologjisë elektronike, me anë të një lidhje të drejtpërdrejtë në Skype, provimi u dha nga shtetasi Alban Bardhi, i paraburgosur në IEVP “Mine Peza”. Kjo risi në sistemin penitenciar u mundësua nga një bashkëpunim i DPB dhe Konsullatës Italiane në Tiranë. Nga ana e  drejtorisë së Paraburgimit “Mine Peza” u morën masat e nevojshme për ta zhvilluar provimin në një zyrë të veçantë, të pajisur me kompjuter me kamera dhe mikrofon, në kushtet e sigurisë dhe mbarëvajtjes normale të procesit të provimit. Shtetasi Bardhi dha provim për mbrojtjen e Doktoraturës për profilin e studimeve në degën e Histori- Gjeografisë. Në anën tjetër të ekranit ka qenë i pranishëm komisioni i vlerësimit të provimit, i cili përbëhej nga pedagogë të Universitetit të Romës në Itali. Në fund të provimit, i paraburgosuri është vlerësuar me shkallën maksimale të 110 pikëve (shkëlqyer). Alban Bardhi ka lindur dhe është banues në Tiranë. Ai akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Trafikim të qenieve njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni”. Është dënuar në Itali me 27 vjet e 6 muaj heqje lirie, siguri e lartë dhe ka për të kryer edhe 13 vjet dënim. Ai është ekstraduar nga Roma më 26 qershor 2014.

 

Share it :