Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për pedofili. 40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar pasi është kapur në flagrancë nga policia me një djalë të vogël në shtrat. Policia italiane ka qenë duke kontrolluar hajdutët e apartamenteve, por rastësisht kur oficerët hapën derën e një vile të braktisur në fshatin Roncosambaccio gjetën gjysëm lakuriq shqiptarin dhe djalin e vogël. 40 vjeçari shqiptar ka qenë i dënuar edhe 2 herë të tjera nga policia italiane për të njëjtën vepër penale. Mediat italiane thonë se shqiptari ka qenë për një kohë të shkurtë në Shqipëri, por është rikthyer në Itali për të jetuar me gruan dhe fëmijët e tij. Policia italiane është duke punuar në dy pista hetimi, atë të akuzës për pedifili, i cili mund të jetë një rrjet i organizuar ku mund të jenë përfshirë edhe persona të tjerë dhe pista e dytë ajo e problemeve mendore që shqiptari mund të ketë pasur sipas ekspertëve italianë.





