Shoqata e personave me aftësi të kufizuar: Sqarimi i MMSR ka si qëllim të pengojë protestat e paralajmeruara për ditën e sotme
Paraplegjikë e tetraplegjikë dhe të verbër do të protestojnë sot para kryesisë së Kuvendit. Protesën e ka parlajmëruar dy ditë më parë Sinan Tafaj, kreu i shoqatës së invalidëve. Lidhur me protestë ditën e djeshme ka reaguar dhe Ministria e Mirëqënies Sociale. Në një reagim të saj MMSR e konsideron të nevojshme të sqarojë personat me aftësi të kufizuara dhe opinionin publik se ky projektligj sjell risi, respekton barazinë e të drejtave për të gjithë grupimet e personave me aftësi të kufizuara dhe bazohet mbi Konventën e OKB-së mbi këtë grupim. Në këte deklaratë MMSR shtron 5 pika ku bazohet dhe justifikohet hartimi i këtij projektligji duke përsëritur gjithashtu më shumë se një herë se është i domosdoshëm për të eliminuar gradualisht diferencat aktuale në trajtimin e grupeve të ndryshme të personave me aftësi të kufizuara, si për shembull personat me aftësi të kufizuara mendore, personat me probleme dëgjimi, etj.
Projektligji sipas MMSR:
-Ruan të paprekura të gjitha të drejtat e arritura deri më tani për personat me aftësi të kufizuara.
– Jep një përkufizim bazë dhe unik të personit me aftësi të kufizuara, që do të përdoret në gjithë legjislacionin shqiptar, kur preken çështjet e aftësisë së kufizuar duke eleminuar pabarazitë në trajtimin e personave me aftësi të kufizuar deri më sot.
– Orienton ndryshime të nevojshme në të gjithë legjislacionin shqiptar, me qëllim përafrimin e legjislacionit të brendshëm me Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.
– Përcakton konfigurimin shumë-disiplinor të komisioneve të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, bazuar në Klasifikimin Ndërkombëtar për Funksionimin, Aftësitë e Kufizuara dhe Shëndetin (ICF), si standard të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
– Ngre Këshillin Kombëtar për të diskutuar hapur mbrojtjen dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, ku do të jenë anëtarë edhe 5 persona me aftësi të kufizuara/përfaqësues organizatash, si strukturë e ngjashme në legjislacionet e tjera si ligji “Për mbrojtjen e fëmijëve” dhe ligji “Për barazinë gjinore”. Kriteret e përfaqësimit në këtë Këshill do të përcaktohen me akt nënligjor. Ligji synon të eleminojë gradualisht diferencat aktuale në trajtimin e grupeve të ndryshme të personave me aftësi të kufizuara, si për shembull personat me aftësi të kufizuara mendore, personat me probleme dëgjimi, etj.
Reagimi
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Shoqatës së Invalidëve. Shoqata e personave me aftësi të kufizura e ka përcaktuar sqarimin e ministrisë të pasinqertë dhe të pavertetë. Në reagimin e PAK thuhet se formulimi i ligjit është i paqartë dhe abuziv. Shoqata e personave me aftësi të kufizuar thekson se ky sqarim ka si qëllim të pengojë protestat e paralajmeruara për ditën e sotme.
Ndryshimet në ligj/ Shehu: 17 arsye pse nuk duhet të miratohet ligji i ri i branave
Ligji i ri për barnat, që Qeveria ka përgatitur dhe do ta miratojë në Kuvend, sipas ish-ministrit dhe mjekut, Tritan Shehu, ka 17 arsye për të cilat ai duhet shtyrë për t’u përmirësuar më tej. Duke e analizuar këtë projektligj në një mesazh të tijin në Fb, Shehu radhit në një listë të gjatë, problemet që ai ka ka dhe ato që do të sjellë:
“Së pari, ky projektligj është bazuar tërësisht mbi një ligj kroat, tashmë të ndryshuar dhe nuk është përgatitur me ekspertizë të njohur europiane, – shkruan ai, – nuk është konsultuar me specialistë e grupe interesi tek ne; nuk zgjidh çështjet e mbetura nga ai ekzistues; le te hapur me vendim qeverie, rrugën për importe paralele e nuk stimulon rregjistrimet; mangësi në domosdoshmërinë e regjistrimit të secilës formë xhenerike.”
Nga ana tjetër, Shehu thekson se “nuk detyrohen barnat e prodhuara në vend ose në rajon të legalizojnë standartet e EMA-s; industria prodhuese në vend nuk detyrohet të plotësojë kushtet GMP; nuk futet autoriteti i inspektorit të çertifikuar GMP; nuk përfshihet direktiva GDP, që do të rregullonte shperndarjen.” Lista e Shehut zgjatet më tej: “Hiqet pulla e dyfishtë; koncepti Track and Trase, që futet nuk e përjashton atë; nuk futet koncepti i “çmimit mesatar europian”; as koncepti i negocimit te tij per të rembursueshmet; le akoma gabimisht agjensitë farmaceutike; nuk përmirësohen procedurat aministrative e burokratike; rregullorja e regjistrimit i lihet urdhrit të Ministrit, ndërkohë që duhet në ligj; lejet e importit të barnave të paregjistruara, me urdhër Ministri”. Tritan Shehu, duke nënkuptuar se lista e difekteve që ka projektligji i Qeverisë “Rama” për barnat, ka aq shumë difekte sa mund të zgjatet më tej, thekson në përfundim se “miratimi i këtij ligji duhet shtyrë, për t’u përmirësuar më tej”.





