Rama inspekton punimet në tregun bujqësor të Elbasanit: Shembull suksesi edhe në zonat e tjera

Florenc Drizari

Inagurimi i qeverisë

Panariti: Të bëjmë edhe një mini ankand çdo ditë, një tip mini burse bujqësore

 

rama_58Kryeministri Edi Rama inspektoi dje punimet në tregun e ri që po ndërtohet në Elbasanit. Në prani të kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe të përfaqësuesve të qeverisë, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, Kryeministri Rama tha se brenda 6 muajsh, me mbështetjen e qeverisë shqiptare, merr jetë një treg i standardeve të Bashkimit Europian. Kryeministri Rama tha se më këtë ndrtim do të punësohen 300 vende të reja pune. Në fjanë e tij, Rama e quajti këtë treg si një shembull suksesi që duhet promovuar edhe për zona të tjera: T’i japim fermerit perspektivë të re me këto tregje bujqësorë.

“Ne jemi shumë mirënjohës, sepse me këtë nuk është problem vetëm i kësaj zone, por na nderon dhe na jep mundësinë që ta promovojmë si shembull suksesi edhe për zona të tjera, që të fillojnë njerëzit të shohin një perspektivë tjetër me këto tregjet bujqësore dhe të sjellim këtu, edhe njerëz nga vende të tjera, të marrin shembull, nga veriu në jug, që këtë eksperiencë ta çojnë në vende të tjera, para se të shkosh ti, se mund të zhvillohesh ti e të shkosh në zonat e tjera,” – u shpreh Kryeministri, gjatë bisedës me investitorin.

Nga ana e tij, ministri Panariti theksoi se një risi që vjen bashkë me këtë investim do të jetë edhe aplikimi i mekanizmit të transparencës së çmimeve përmes publikimit ditor të tyre.

“Të bëjmë edhe një mini ankand çdo ditë, një tip mini burse bujqësore, ju keni porositur një ekran shumë të madh, i cili do të vendoset në ballë dhe çmimet ditore do të jenë vizibël për të gjithë, që mos të këtë shteg për spekulime. Një gjë shumë pozitive, sepse duhet ta fusim këtë mekanizmin e transparencës së çmimeve,” – u shpreh Ministri Panariti.

Ndërsa, Suela Popa, Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, u shpreh se investime  të tilla si ky treg rrisin sigurinë ushqimore, por edhe formalizojnë tregun.

“Një nga qëllimet kryesore të skemave ishte formalizimi përmes këtij tregu gjigand. Tashmë është më i kontrolluar edhe tregtimi, por mbi të gjitha formalizimi. Por edhe standardet që kërkohen qoftë nga AKU-ja, qoftë nga trupat e tjerë teknikë, këtu janë të kontrollueshme,” – u shpreh Popa.

“Brenda gjashtë muajsh me mbështetjen e qeverisë shqiptare merr jetë tregu i parë modern bujqësor i standardeve të Bashkimit Europian. Dyqane, vende dedikuar për furgonët e produkteve të fshatit, salla ekspozitash të produkteve, megafrigoriferë për ruajtjen e produkteve për çdo stinë, kafe, restorante, si dhe 300 vende të reja pune, janë pjesë e investimit”,-thekson njoftimi i shpërndarë në faqen e kryeministrisë. Dy ditë më parë kreu i qeverisë zhvilloi një aktivitet në Komunën e Poshnjes, në Qarkun e Beratit, ku premtoi sërish rritje të fondeve për fermërët shqiptar. Në këtë u shpërndanë edhe kontratat nga skemat e mbështetjes financiare në bujqësi. Këto kontrata kryeministri Edi Rama i quajti një moment të rëndësishëm për bujqësinë dhe një politike të re zhvillimi.

 

 

Gjykata Strasburgut

Rrëzohet kërkesa e qeverisë për shtyrjen me 18 muaj të çështjeve kundër Shqipërisë

Gjykata e Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, rrëzoi kërkesën e qeverisë shqiptare për pezullimin e çështjeve nga kjo gjykatë edhe për 18 muajt e ardhshem. Vendimi i gjykatës, erdhi vetëm pak kohë pasi qeveria shqiptare me asistencën e zv.ministrit të Drejtësisë, Idlir Peçi bëri të ditur kërkesën për shtyrjen e afatit të shqyrtimit të çështjeve nga kjo gjykatë. Sipas “abcnews”, zëvëndësministri Peçi i kontaktuar në telefon, nuk kishte dijeni për këtë vendim, duke u shprehur se me Gjykatën e Strasburgut është në kontakt Avokatura e Shtetit, ndërsa nga ana tjeter Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Alma Hicka, nuk pranoi të prononcohet për pasojat që mund të ketë shteti shqiptar. Pas kesaj, qeveria shqiptare duhet të paguajë brenda pak muajsh shpërblimin financiar edhe për çështjet e përfshira në vendimin e datës 8 prill 2014 “Karagjozi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, në një vlerë prej më shumë se 8 milion Euro. Burime nga Ministria e Financiave deklarojnë se qeveria nuk është në gjendje të paguajë kete shumë. Vec kesaj, Gjykata e Strasburgut do të shprehet me vendim edhe për 60 çështje, të cilat ishin pezulluar me heret, per t’i lënë kohë qeverisë shqiptare të gjente zgjidhjen për dhënien e shpërblimit financiar në favor të ankuesve. Shuma qe do te duhet te paguaje shteti shqiptar, pas vendimeve te tjera pritet te jete dhjetëra milione euro. Kjo situatë do të vështirësojë pozitën e qeverisë shqiptare, e cila aktualisht nuk është në gjendje të paguajë vlera të tilla të konsiderueshme. Në këto kushte, qeveria duhet të kërkojë burime financimi ose do të detyrohet që te paguajë me keste, duke u ngarkuar edhe me interesa penalizuese.

 

 

 

Reagon opozita

PD: 9 ditë nga dhuna në Kuvend, Rama sërish hesht

Nëntë ditë pas incidentit të ndodhur në Kuvend mes deputetit të PD-së, Genc Strazimir dhe dy deputetëve socialist, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo denoncoi mosreagimin e Kryeministrit pas publikimit të dosjeve nga selia blu për deputetët e majtë.

“Mmbasi u publikuan të dhënat e dosjes penale, asnjë kryeministër në Europë, Amerikë Latine por edhe në Afrikë, nuk do të mund të kishte heshtur ashtu siç hesht prej gati një jave Edi Rama. Që shëtit lart e poshtë Shqipërisë për të shpallur suksese imagjinare, arritje virtuale, që egzistojnë ndoshta vetëm në mendjen e tij, apo në propagandën e ekipit të tij. Por nuk thotë asnjë fjalë. As ai dhe as njerëzit, ministrat dhe deputetët fjalëshumë që ai ka rreth vetes, për një incident që ka tronditur opinionin publik në dimensionet e tij dhe që ka tronditur komunitetin ndërkombëtar të interesuar për Shqipërinë”,-deklaroi deputeti i PD-së. Deputeti i opozitës kërkoi publikisht që kreu i qeverisë të mbajë një reagim publik për deklaratat e bëra nga selia blu, ndërsa akuzoi mazhorancën për lidhje me krimin.

“Është koha të themi, ndoshta jo për herë të parë, por me forcë të re, të vërtetën që Edi Rama erdhi në pushtet duke bërë aleancë me këto segmente të shoqërisë, duke kapur vota me të fortët, banditët, të dënuarit, burgaxhinjtë, e një krahine apo një tjetre. Dhe sot nuk mund qi ti shmanget përgjegjësisë si Kryeministër për të qënë i qartë para publikut në raport me ligjet e këtij vendi. Fatkeqësisht ai vazhdon të heshtë dhe ne e ftojmë edhe njëherë të prononcohet çfarë ka për të thënë. Qoftë edhe të thotë shumë mirë ia bëri, ta godiste edhe më shumë e madje ta vriste në vend, ose ta dënojë aktin ose të dënojë edhe deputetin, ose të thotë se çfarë ka ndërmend të bëjë nëse ka ndërmend”,-tha deputeti i opozitës.

Share it :