Fotoja që theu parashikimet e komenteve

AmiNjë foto që ka publikuar Ermal Mamaqi në rrjetin e tij social zyrtar në “Facebook”, ka thyer rekordin sa u takon klikimeve dhe komenteve, ndërsa nuk është pritur aspak mirë. Bëhet fjalë për bashkëshorten e tij, Amin, së bashku me djalin, të cilët ndodhen në ballkonin e një hoteli. Fotoja në fjalë ka irrituar të gjithë fansat, ku në pjesën dërrmuese të komenteve kanë shfaqur haptazi kritika e njëkohësisht kanë këshilluar Amin që të jetë më e kujdesshme me djalin. Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska së bashku me djalin e tyre po qëndrojnë për pushime në Turqi. Fëmija gjendet i ulur në parvazin e ballkonit të hotelit, ndërsa ajo e mban vetëm me dorën e djathtë.

 

 

Albana Osmani tregon format e saj seksi

albana​Albana Osmani, një nga femrat më të njohura dhe të suksesshme të ekraneve shqiptare, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale tregon se po shijon pushimet e saj verore në disa vende të Evropës, si Venecia, Monako dhe Kroaci. Nga fotot shohim Albanën që kujdeset të reklamojë jo vetëm vendet në të cilat po shijon pushimet, por edhe format e tonifikuara të trupit të saj.

 

 

Puthje pas hekurave, Çiljeta prezanton shoqen e djalit

ciljeta djaliÇiljeta Xhilaga, që pas lindjes së djalit ka qenë pothuajse e pandashme me të, pasi i është përkushtuar Fernandos. Në një foto që ka postuar në “Instagram”, tregon se si djali i saj puth një vajzë të vogël. Ky detaj nuk i ka shpëtuar këngëtares, e cila ka shkruar: “Ja të rinjtë e sotëm, ç’bëjnë kur dalin nga çerdhja, ehhhhhh bëmë baba të të ngjaj”.

 

 

 

 

 

 

 

Një arush surprizë për Luanën…

luana Prezantuesja bukuroshe Luana Vjollca sapo ka mbërritur në një hotel në qytetin e Pogradecit, ka gjetur një dhuratë mjaft të bukur, një arush të madh. Duke u ndier e mirëpritur nga stafi i hotelit, Luana ka bërë menjëherë një “selfie”, duke e ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale. Bashkangjitur fotos ajo ka shkruar: “Të vish në dhomë të hotelit e të gjesh këtë dhuratë. Ju dua!” Luana ditët e fundit ka marrë shumë dhurata. Më herët, një fans i saj i kishte dhuruar trëndafila.

 

 

 

 

 

 

Manjola Nallbani me fustan në plazh

manjola nallbani​I takon brezit së vjetër të këngëtarëve, por akoma e pëlqyer në publik. Manjola Nallbani është një nga emrat më të njohur të skenës, ndërsa ekstravagancën e saj jo që e ka përdorur shpesh nëpër performanca.

Këtë herë ju sjellim Manjolën në një version ndryshe më të nxehtë, por që provokon me fustan në plazh.

Share it :