Kur ju aplikoni për një kredi, pranë çdo banke oficerët e kreditit ju ndihmojnë për të bërë zgjedhjen e duhur. Ata shqyrtojnë të ardhurat tuaja për të vlerësuar mundësinë e shlyerjes së kredisë, së bashku mund të vendosni se cila nga llojet e kredisë i përshtatet më mirë këtyre kërkesave. Cili është interesi vjetor për një kredi? Bankat aplikojnë interesa të ndryshëm me kushte të ndryshme. Ju duhet të shikoni me kujdes nëse është tarifa më e ulët që mund t`u ofrohet? Interesi real llogaritet nëpërmjet një formule matematikore, e cila merr parasysh kohëzgjatjen e kredisë, numrin e pagesave për shlyerjen e saj dhe nëse në pagesat e para shlyhet vetëm interesi, vetëm shuma e marrë kredi apo një kombinim i tyre. Garancia e kërkuar. Zakonisht garancia mund të jetë një banesë e hipotekuar, që po ndërtohet ose do të blihet, hipotekë e përkohshme e një prone tjetër apo garanci të tjera të pranueshme. Dokumentacionin që ju duhet të plotësoni. Afatin maksimal të shlyerjes së kredisë. Shumën maksimale të kredisë që ju mund të përfitoni. Datën e pagesës dhe këstin mujor.
Kreditë që ofrojnë bankat
Bankat ofrojnë një larmishmëri kredish për të realizuar nevojat e individëve dhe të biznesit. Më të përhapura në vendin tonë janë kreditë e renditura më poshtë. Kredia konsumatore është një mjet financimi, e shpejtë dhe fleksibël që mbulon nevojat tuaja për: blerjet e pajisjeve elektronike, të mobilieve, të autoveturave personale. Kredia për shtëpi është një mundësi që ju lejon blerjen e një apartamenti të dëshiruar. Bankat ofrojnë mundësi të shumta me kushte të ndryshme.
Kredia personale është një mjet, që mund të përdoret për të plotësuar nevojat tuaja më të ngutshme si arsimim, udhëtim turistik, mjekim më i mirë, blerje kompjuteri etj. Kjo është një lloj kredie shumë e shpejtë që ju mund ta përfitoni lehtë.
Kredi me kapital qarkullues është një lloj kredie që ofrohet në formën e një paradhënieje bankare ose llogarie me tepricë debitore (overdrafti), për të gjithë ata që kanë një llogari me bankën. Zakonisht është e përshtatshme për kompanitë ose për personat që kanë kërkesa të vazhdueshme për të qarkulluar para.
Kredi për investime, është lloji i kredisë që ndihmon për financimin e blerjeve të mobilieve dhe pajisjeve për zyrë, për makineri ndërtimi, rinovim e zgjerim të mjediseve të biznesit.
Kredia e biznesit është një mjet që ofron financime për investime afatshkurtra dhe afatmesme. Kjo kredi ju jep mundësi për zgjerimin e aktivitetit të biznesit. Ju mund ta përdorni këtë kredi për të blerë makineri apo pajisje, për të rinovuar teknologjinë apo për çdo investim tjetër dhe rifinancim të kredive ekzistuese.
Fleksi kredi nga llogaria rrjedhëse është një paradhënie bankare, e cila ju ndihmon të plotësoni nevojat tuaja financiare afatshkurtra. Kjo mundësi ofrohet për të gjithë personat që kanë një llogari në bankën që e jep këtë lloj kredie.
Interesi
Interesi i paraqitur nga bankat e nivelit të dytë për kreditë që ato japin, zakonisht paraqet normën nominale. Norma faktike e interesit në shumicën e rasteve është më e lartë se ajo e paraqitur nga bankat dhe llogaritet nëpërmjet një formule, e cila merr parasysh ndër të tjera, kohëzgjatjen e kredisë, numrin e pagesave për shlyerjen e saj, komisionet, sigurimet dhe shpenzime të ndryshme.
Rritja e shpejtë e normave të interesit nga BOE dëmton rimëkëmbjen ekonomike
Një rritje e ‘nxituar’ në normat bazë të interesit të Bankës së Anglisë rrezikon të dëmtojë besimin e biznesit dhe rimëkëmbjen ekonomike, sipas Dhomave Britanike të Tregtisë. Tetëmbëdhjetë përqind e kompanive prodhuese shprehën shqetësim rreth kostove të ardhshme të huamarrjes në tremujorin e dytë, krahasuar me 16 për qind në tremujorin e kaluar, tha BÇ në sondazhin e saj tremujor ekonomik publikuar sot në Londër. Ndër firmat e shërbimit shqetësimi u rrit në 22 për qind nga 18 për qind. Ndërsa treguesit e eksportit dhe investimet ranë, shumë qëndruan mbi nivelet e periudhës së para krizës, tregoi sondazhi. Shenjat se rimëkëmbja po ‘kap ritmin e duhur’ kanë ‘ndezur’ debatin se kur do i rrisë normat bazë të interesit BOE nga një nivel i ulët rekord. Markit Economics tha javën e kaluar se indekset e saj të prodhimit, të ndërtimit dhe të shërbimeve tregojnë se ekonomia u rrit 0.8 për qind tremujorin e fundit, duke e udhëhequr prodhimin e brendshëm bruto mbi kulmin e tij të para krizës.





