Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian miraton dhënien e statusit për Shqipërinë.
Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian të mbledhur në Luksemburg kanë vendosur unanimisht pro statusit për Shqipërinë, duke vlerësuar reformat e ndërmarra.
Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka njoftuar vendimin pozitiv, duke bërë edhe urimin përkatës edhe në shqip.
“Urime për statusin e kandidatit, miratuar nga Ministrat, njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për më shumë”, shkruan Fule në një status në rrjetin social.
Përpara nisjes së takimit, pati sinjale pozitive përsa i takon një vendimi pozitiv për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë në rrugën e duhur drejt integrimit europian. Sot do të vendosim për statusin kandidat të Shqipërisë. Shqipëria ka shënuar hapa përpara në luftën kundër korrupsionit, në sundimin e ligjit dhe ne duhet të vlerësojmë për këto arritje. Ne presim që të ketë progres të metejshëm për të vazhduar me reformat. Shqipëria i ka plotësuar kërkesat tona për marrjen e statusit kandidat. Unë mendoj për marrjen e statusit kandidat dhe se do të arrijmë në konsensus sot”, tha Michael Roth, ministër shteti i Gjermanisë.
“Sigurisht, mendojmë se është thelbësore të njohim statusin kandidat dhe të përshpejtojmë procesin e antarësimit të vendeve të Ballkanit perëndimor duke filluar nga Shqipëria”, tha Sandro Gozi, sekretar pergjegjes në ministrinë e jashtme të Italisë
“Ne do ta mbështesim fort Shqipërinë dhe shpresojmë që që ajo do ta marrë statusin. Ne jemi mbledhur sot për të siguruar statusin kandidat të Shqipërisë. Mendojmë se Shqipëria e meriton statusin bazuar në atë çfarë ka bërë për të fituar atë. Shpresoj të arrijmë në një konsensus të gjithë dhe të vendosim, pasi është një hap i madh përpara për antarësimin dhe ajo e ka merituar”, u shpreh ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusiç
“Ne të gjithë mendojmë që marrja e statusit për Shqipërinë do të jetë pozitive. Shqipëria në vitet e fundit ka treguar që është gati të plotësojë reformat e kërkuara. Ëshë në rrugën e duhur, megjithese rruga për marrjen e stausit është shumë e gjatë. Ky është hapi tjetër në marrjen e reformave”, u shpreh Sebastian Kurtz, ministër i jashtëm i Austrisë.
“Statusi i Shqipërisë, mendoj që është i mundur, do të bëjmë më të mirën tonë”, tha ministri i Jashtëm i Luksemburgut.





