Si shfaqen fantazmat në Kështjella

keshtjelleE vendosur në pjesën perëndimore të Bulevardit Franklin në Cleveland, Ohio, Kështjella Franklin është e njohur si një prej kështjellave me fantazma dhe më të mistershme në të gjithë botën. Kjo ndërtesë historike është e përberë nga katër kate dhe 20 dhoma, dhe është e ndërtuar në stilin arkitekturor gotik. Megjithëse kjo ndërtesë ka një rëndësi të madhe historike, ajo është me shumë e famshme për hijen e misterit dhe për fantazmat që e rrethojnë. Gjatë viteve, raportime të ndryshme për këtë kështjellë të mbushur me fantazma janë shfaqur shpesh herë dhe kanë qënë edhe shpesh në faqet e para të gazetave, megjithatë misteri i fantazmave të kësaj kështjelle ndodhet ende brënda mureve të frikshme të saj. Dëshmitarët raportojnë lëvizje të shpirtrave të shqetësuar nëpër korridore. Zërat jo njerezore të individëve të vuajtur dhe femijëve që qajnë janë shumë të zakonshme në këtë vend. Do të ishte e ccuditshme që të shkohej në këtë kështjellë dhe të mos ndodhte asgjë jashtëzakonshme.

 

Episodet Hannes Tiedemann

Cudell & Richardson ishin arkitektët e përgjegjshëm per këtë mrekulli arkitekturore. Ata e ndërtuan këtë keshtjellë në vitin 1865 për një emigrant gjerman, Hannes Tiedemann, i cili ishte i njohur për faktin që kërkonte një disipline shumë strikte. Ai ishte gjithashtu i njohur si shitës ushqimesh dhe një bankier investimesh i cili kishte reputacionin si një njeri me një temperament të keq. Megjithëse teoritë mbi Hannes Tiedemann që ishte shumë autoritar dhe fizikisht abuziv me familjen e tij janë shpërndarë shumë, e vërteta do të ngelet gjithmone një mister, pasi asnjë nga raportimet nuk ka patur prova të besueshme. Hannes Tiedemann kishte nje familje shume te madhe dhe shume sherbetore ne keshtjelle dhe besohet se ai ishte seksualisht i perfshire me shume gra ne keshtjelle, ku perfshiheshin kamarieret dhe sherbetoret. Besohet se ai ishte i pergjegjshem per shume vdekje qe kane ndodhur ne Keshtjellen Franklin dhe besohet se ai ka varur, mbytur dhe masakruar viktimat e tij. Muret e Keshtjelles Franklin fshehin historine e nje numer te madh vdekjesh qe kane ndodhur ne Keshtjelle. Aroma djallezore e vdekjes perjetesohet nga fakte te fshehta ne formen e dyerve gracka dhe dyerve te fshehura qe cojne ne dyshimet per lojera te ndyra qe mund te jene bere aty.

 

Vdekje të mistershme

Megjithëse nuk ka të dhena përmbledhëse mbi numrin e vdekjeve të ndodhura në Kështjellen Franklin, kërkuesit mendojnë që ka patur disa vdekje që nuk e kanë parë dritën e diellit, pra që nuk janë bërë të ditura. Vdekja e parë që ka ndodhur në keshtjelë, ishte vdekja e Emma, vajzës së Hannes Tiedemann, e cila në moshën 15 vjecare mendohej se kishte diabet. Shumë shpejt mbas kësaj Tiedemann humbi mamanë e tij të moshuar Ëiebka. Gjate pak viteve ne vazhdim, edhe tre te tjere prej femijeve te tij vdiqen dhe ndoshta ishte pikerisht ky fillimi i besimit qe e verteta e fshehur mbi keto vdekje misterioze fshihej brenda ne keshtjelle. Shume kerkues jane te bindur qe lindja dhe vdekja e nje numri te madh foshnjesh ne keshtjelle nuk eshte treguar. Besohet gjithashtu qe Tiedemann e ka varur madje edhe mbesen e tij ne nje prej tuneleve sekrete te keshtjelles. Legjenda gjithashtu tregon qe Hannes Tiedemann ka mbytur shume gra kur ato kundershtonin kerkesat e tij, apo e kapnin ate duke i tradhetuar. Besohet se trupat e tyre fshiheshin ne kalime dhe tunele sekrete dhe dhoma sekrete. Megjithese Luise, gruaja e Hannes Tiedemann vdiq ne vitin 1895 nga semundja e melcise, ka shume qe besojne qe edhe ne kete rast ishte vrasje. Fantazmat ne ditet e sotme ne Franklin Castle Nje pamje e zakonshme e pershkruar nga individet eshte ajo e nje gruaje te veshur me te zeza, e cila mendohet te jete Rache, nje prej shume sherbetoreve apo kamariereve qe eshte masakruar per vdekje nga Hannes Tiedemann. Deshmitaret gjithashtu permendin qe kane degjuar zera te femijeve te vegjel qe qajne dhe vizionin e paforme te fytyrave te vajzave te reja. Njerezit qe e kane vizituar keshtjellen gjithashtu permendin nje ndjesi neverie dhe faji qe duket se i rrethon.

 

 Fëmija i porsalindur që flet

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në qytetin Norilsk të Rusisë, ku një foshnjë djalë nisi të flasë disa minuta pasi kishte lindur. Sipas lajmit që bëhet i ditur nga faqja “pravda.ru”, thuhet se foshnja fliste fjalë në dijeni të plotë. Gazetari thotë se ishin çuditur jashtë mase kur kishin parë vetë aftësitë përtej të zakonshmes të fëmijës me emrin Stetan. Sapo kishte lindur, fëmija kishte thënë “baba”, e pas disa minutash “nënë”. Kur një ditë më pas, e ëma, Liza, i thotë të birit “do vijë babi”, Stepan tha: Babai? Kush? Psikologja-gjinekologe Marina Papanova që ishte e pranishme gjatë lindjes së Stepanit, deklaroi se e kishte dëgjuar fëmijën të fliste me veshët e saj. “Punoj qysh prej vitit 1986 në këtë maternitet dhe kurrë nuk më ka rastisur një episod i tillë. Fëmijët e sapolindur e kanë shumë të vështirë t’i belbëzojnë këto fjalë”, tha ajo. Papanova vazhdon më tej: “Embrioni është i përshtatshëm të edukohet qysh në bark të nënës. Ai mund ta ndjejë botën nëpërmjet ndjenjave të së ëmës. Nëse me embrionin punohet dhe mundohet t’i jepet një edukim si fëmijë i lindur, fëmija mund të lindë me aftësi të jashtëzakonshme”, tha ajo.

 

Share it :