Anxhela Tato
Dëshmia e shoqes së 22-vjeçares: Mamaja e Irisit më kërkoi që ta mbajë afër, pasi kishte luhatje emocionale
Policia e përqendruar në tre pista, ngelja në provimin e matematikës dhe konfliktet personale e familjare
E vetme përballë depresionit dhe e paaftë për të luftuar realitetin “goditës” një 22-vjeçare ka zgjedhur rrugën e vetëflijimit. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në orët e drekës, kur 22-vjeçarja Iris Belba është hedhur nga kati i 16-të i qendrës tregtare Sky Tower. Skena horror ka terrorizuar kalimtarë dhe banorë të zonës, të cilëve iu ka rënë nga një lartësi e madhe kufoma e dëmtuar dhe shpërfytyruar e një vajze të re. Disa nga kalimtarët kanë dashur t’i japin ndihmë, por ka qenë e pavlerë, pasi 22-vjeçarja kishte ndërruar jetë. Askush nuk ka pasur guximin që t’i afrohej kufomës apo ta lëvizte nga vendi, ndërsa është njoftuar me urgjencë policia. Në momentet e para ka qenë shuam i vështirë identifikimi i 22-vjeçares dhe për gati 30 minuta kufoma ka qëndruar e mbuluar në tokë në pritje të ambulancës. Trupi i pajetë është transportuar në morg, ku i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Por ende nuk ka të dhëna të sakta për motivin e vetëflijimit, përveç aludimeve e dyshimeve të hedhura nga të afërm dhe shoqëria e të resë. Vajza 22-vjeçare ishte nga qyteti i Fierit por me banim në kryeqytet në zonën e bulevardit “Bajram Curri”. Viktima studionte në fakultetin e Ekonomisë dhe paralelisht ndiqte studimet në degën e Juridikut të Universitetit të Tiranës. Sipas dyshimeve të para vajza prej pak kohësh ishte jo stabël nga ana emocionale dhe akumulimi i problemeve të ndryshme ka qenë i papërballueshëm për të renë. Nga burime të policisë nuk është specifikuar ende pista e hetimet, po ka aludime se probleme personale apo marrja e një note ngelëse në provimin e matematikës ka nxitur të renë që t’i jap fund jetës.
Mekanizmi
Një 22-vjeçare hipën në ashensorin e qendrës tregtare “Sky Tower” duke shtypur butonin për në katin e 15-të. Me të mbërritur në destinacion e reja ka dalë nga dera e ashensorit dhe i është drejtuar hollit. Vajza është ngjitur tek kafeja, ku ka lënë çantën dhe sendet personale, për të dalë në tarracë, nga ku është hedhur. E gjithë skena është zhvilluar brenda pak çastesh dhe askush nga klientët e lokalit apo stafi nuk ka mundur dot që ta parandalojë. Asnjë prej tyre nuk e ka paramenduar se e reja do të hidhej. Të pyetur nga policia dëshmitarë kanë rrëfyer lëvizjet e saj, e cila e kishte menduar me detaje vetëflijimin. Fillimisht policia dyshoi se e reja ishte ulur në kafe para krimit, por nga dëshmitë u zbulua se vajza ka vajtur e vetme me qëllim për tu vetëvrarë.
Dyshimet
Ende e pasaktë dhe asgjë e konfirmuar zyrtarisht nga ana e policisë për motivin e këtij krimi. Persona nga rrethi shoqëror i së resë kanë treguar para oficerëve të policisë gjyqësore se shoqja e tyre Iris Belba prej disa kohësh nuk ishte mirë nga ana emocionale. Kishte filluar të mbyllej në vetvete dhe të përjetonte çdo gjë që ndodhte. Një shoqe shprehet se mamaja e Irisit i ka kërkuar që ta mbajë sa më afër 22-vjeçaren, për shkak të gjendjes së saj. Më tej shton se shoqja e saj ishte nj studente e shkëlqyer në mësime dhe me rezultate shumë të lartë. Por notën ngelëse në matematikë nuk e ka pritur mirë, duke mos pasur mundësi ta kapërdijë. Dyshime janë që e reja ka pasur probleme personale me të dashurin, me të cilin është konfliktuar dhe ndarë. Por nuk lihet mënjanë as aludimet për konflikte në familje. Policia ka nisur nga hetimet për të zbuluar se cili ka qenë shkaku i tronditjes së fortë psikike të së resë, e cila në fund ka zgjedhur vetëvrasjen. Pritet që blutë të marrin në pyetje familjarë të vajzës, të cilët janë të tronditur nga ngjarja dhe zgjedhja që ka bërë 22-vjeçarja për t’i dhënë fund jetës. Në total rreth 15 persona janë pyetur nga policia, të cilët kanë rrëfyer çka dinin rreth Iris Belbës.
Krujë/ Asgjësohen 500 rrënjë me kanabis, ishin mbjellë në 3 parcela
500 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Durrësit mesditën e djeshme në një fshat malor të komunës Cudhinë në malësinë e Krujës. Sasia e bimës narkotike ishte mbjellë në tre parcela në tokë shtetërore në një zonë me pyje të dendura mes Matit Krujës dhe Kurbinit. Terreni i thyer dhe malor ishte i përshtatshëm për të kamufluar lëndën narkotike, ndërkohe që nuk ka ende asnjë të ndaluar lidhur me këtë rast. Ndërkohë forcat e policisë kanë evidentuar edhe 6 parcela të tjera më bimë të sapo mbjella me kanabis. Blutë e Krujës kanë asgjësuar me zjarr lëndën narkotike, ndërsa kanë hartuar edhe një listë me persona të dyshuar ne autorë të mbjelljes së drogës.
Bulqizë/ Sulmi ndaj HEC-it, shoqërohen 8 persona në komisariat
Policia e Bulqizës ka shoqëruar dje 8 persona për sulmin ndaj HEC-it dy netë më parë. Por ky veprim i policisë është kundërshtuar nga banorët e tjerë, të cilët kanë nisur protestë para komisariatit. Dy net më parë banorët e komunës Zerqan të Bulqizës në fshatin Valikardhë dogjën centralin dhe kampin ku rrinë punonjësit e hidrocentralit në shenjë proteste për të kundërshtuar ndërtimin e HEC-it. Sipas përfaqësuesve të firmës demi i shkaktuar nga djegia shkon 300 mijë euro. Më pas drejt vendngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, teksa banorët ishin larguar nga zona. Shkak për protestat e ashpra sipas tyre është bërë mosrespektimi i marrëveshjes me firmën për të krijuar mundësinë e vaditjes në sezon, me ujin e lumit të fshatit dhe Liqenit të Zi.
Tiranë/ Makina përplaset me motoçikletën, plagoset drejtuesi
Aksident me pasojë plagosjen e një personi në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në rrugën e “Dibrës”, ku një mjet me targë “TR5165R”, i cili drejtohej nga një 25-vjecare ka përplasur një çiklomotor. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i çiklomotorit, Besnik Kodra. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, ndërsa mësohet se është ndaluar edhe drejtuesja 25-vjeçare.
Kapshticë/ Sekuestrohet 44 kg marijuanë, pranga çiftit
Policia greke ka kapur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës 44 kg marijuanë. Droga ishte e ndarë në 40 pako. Policia sqaron se lënda narkotike u kap pasi kishte kaluar doganën shqiptare. Droga është gjetur në një furon me të cilin po udhëtonin tre shqiptarë, një çift rreth 40 vjeç dhe vajza e tyre 17-vjeçe. Policia ka vënë në pranga tre pjesëtarët e familjes ndërkohë ka nisur hetimet për të zbuluar burimin e drogës.





