Komisioni i Ekonomis ka miratuar projektligjin për përcaktimin e pagave dhe shpërblimeve vetëm me votat e mazhorancës. Ky projektligj ka sejellë edhe debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.
Deputet e Partisë Demokratike i kanë konsideruar këto ndryshime në ligj si absure, sepse situata ekonomike në vend është e vështirë sepse nuk ka rritje të punësimit. Ndërsa deputeti socialist njëherësh edhe Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka deklaruar se ndryshimet ne këtë ligj janë bërë pasi FMN dhe BB ka kërkuar pavarësi financiare.
Ridvan Bode: Këto ndryshime janë absurde dhe kërkojnë spastrime në institucione.
Sherefedin Shehu: Situata ekonomike në vend është e vështirë, pasi nuk ka rritje të punësimit. Shumica të tërheqë mbrapsht ndërhyrjet në AMF, por edhe ato qe ke thënë për BSH
Braçe: FMN dhe BB na kanë kërkuar pavarësi financiare dhe ndryshimet janë bërë për këtë fakt





