Jennifer Lopez heq dorë nga Kupa e Botës

Jennifer-Lopez-300x224Këngetarja Jennifer Lopez i ka thënë “Jo” pjesmarrjes në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror në Brazil.

 Ajo ishte ftuar për të kënduar këngën zyrtare të kampionatit sëbashku me Pitbull dhe Clauda Leitte.

Burimet zyrtare të FIFA kanë dhënë lajmin se Jennifer Lopez nuk do të jetë gjatë ceremonisë, ashtu siç ishte planifikuar.

FIFA tha në një deklaratë për shtyp se Pitbull dhe Claudia Leitte do të jenë të vetmit artistë performues.

Nuk ka asnjë të dhënë zyrtare se pse këngëtarja 44-vjeçare nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Kupës së Botës.

Ndërkohë sipas “The Guardian” kënga zyrtare e këtij viti ka zhgënjyer brazilianët të cilët ankohen duke thënë se ka tinguj shumë të zakonshëm.

Share it :