Tre persona kanë mbetur të plagosur në dy aksidente të ndodhura ditën e sotme në Korçë. Aksidentet kanë ndodhur brenda pak minutash. Sipas policisë aksidenti i parë ka ndodhur në hyrje të Bilishtit ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Në aksident janë përfshirë automjetet me targë DV2052A dhe AA560CH. Për pasojë kanë mbëtur të plagosur dy persona Ilir Spaho dhe Anesti Xhemo. Vetëm pak minuta më vonë një aksident tjetër është shënuar në qytetin e Korçës. Një automjet ka përplasur një këmbësor. Këmbësori ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.





