Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar ditën e sotme projektligjin për Këshillin Ekonomik Kombëtar. Ky këshill do të ketë 20 anëtarë dhe kryetar kryeministrin Rama. Këshilli Ekonomik garanton bashkëpunim institucional . Ai u krijua pas shkrirjes së Këshillit të vjetër Konsultativ të Ekonomisë. Zëvendës kryetar i Këshillit Ekonomik do jetë zëvendës ministri i Ekonomisë.





