Florenc Drizari
Bashkim Fino: Nuk mund të mbahemi peng i opozitës, po e pashë të nevojshme bëj dhe referendum duke e pyetur popullin
Mosgjetja e një konsensusi politik pozitë-opozitë për miratimin me konensus të reformës administrativo-territoriale, duket se do t’i shtyjë palët në përballjet e drejtpërdrejta me qytetarët, duke kërkuar mbajtjen e referendumeve popullore. Fillimisht kanë qenë përfaqësuesit e opozitës që pas ndryshimeve të mazhorancës të përbërjes së komisionit të posaçëm parlamentar, deklaruan se nëse miratohet një produkt i vetëm, e djathta do t’i drejtohet qytetarëve për të marrë mendimin e tyre, ndërkohë që një ditë më parë, ishte vetë bashkëkryetari i Komisionit për reformën administrativo-territoriale, Bashkim Fino, i cili tha se nëse është e mundur, mazhoranca do t’i drejtohet edhe qytetarëve për mbajtjen e referendumit popullor. Ai sqaroi se, nëse me ndarjen e re do të preket niveli i parë i organizimit, ai i reduktimit të bashkive e komunave, atëherë reforma duhet bërë edhe në nivelin e dytë, atë të qarqeve.
Fino
“Duam reformë radikale të shkallës së parë dhe po qe se opozita do ishte do bënim edhe atë të shkallës së dytë. Hajde ta votojmë dhe të mos kemi qarqe. Por propzimi për qarkun do ndryshime kushtetuese. Nuk mund të mbahemi peng i opozitës, po e pashë të nevojshme bëj dhe referendum duke e pyetur popullin, doni të qëndrojë qarku apo jo.”-deklaroi Fino.
Propozimet
Ekspertëve të qeverisjes vendore dhanë dje mendimet e ture lidhur me iniciativën e qeverisë për ndryshimin e hartës territoriale të vendit. Riorganizimi i njësive të qeverisjes vendore sipas tyre, duhet të shkojë paralelisht edhe reduktimin e qarqeve. Ish-kryeministri Ylli Bufi, në prezantimin e projektit të “Shtet Ëeb-it” përpara komisonit të reformës administrative-territoriale teksa propozoi ulje të numrit të qarqeve nga 12 në 5 tha se për një rikonfigurim të tillë nuk këkrohet prekje e kushtetutës.
“Duhet niveli i dytë, smund të hiqet qarku. Heqja e qarkut është në dëm të demokracisë lokale. Propozimi ynë ska nevojë të prekë kushtetutën dhe është ë pakuptimtë të prekim nivelin e parë pa prek atë të dytin”,-deklaroi Ylli Bufi. Në këtë projet theksohet një ulje e numrit të njësive të qeverisjes vendore nga 385 në 88 të tilla. Gjithashtu ai kundërshtoi ndërtimin e hartës së re mbi bazën e rrethit.
Ndërkaq, në emër të Co Plan, Dritan Shutina propozoi dy variante lidhur me ndarjen e re, sipas të cilit Shqipëria ndahen në 4 rajone ose në 6 të tilla. Në rastin e parë Shutina i propozoi komisonit se një hartë e ndërtuar mbi 4 rajone këkron ndryshime të kushtetutës, afekton kodin elektoral, si dhe ligjin për decentralziimin dhe pushtetin vendor. Objekt i komisionit është përcaktimi i kritereve të ndarjes së re administrativo-territoriale të vendit, hartimi dhe përcaktimi i kalendarit të zbatimit të reformës administrativo-territoriale; përgatitja e projektit për ndarjen e re administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë, etj.
Opozita paralajmëron mbajtjen e referendumeve
Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, ka paralajëmëruar pak ditë më parë se nëse krerët e mazhorancës do ta miratojnë në mënyrë të njëanshme këtë reformë, nuk mund të shmanget vullneti i zgjedhësve për të thënë fjalën e tyre, referendumet popullore.“Nëse do të kishim konsensus shumë shpejt do të arrinim në të peshonim shpejt divergjencat e të arrinim në konsensus teknike, me një asistencë të shkëlqyer ndërkombëtare dhe vendase. Do të bënim të gjitha zgjidhjet e nevojshme, të miratonim ligjin në draft dhe ta konsultonim me të gjithë, ne me pjesën tonë, ata me pjesën e tyre dhe do të kishim një përfshirje të plotë, qoftë në nivelin horizontal politik, qoftë në nivelin vertikal që është politika me elektoralin, dhe kjo do ta bënte të panevojshme konsultimet që mund të shkojnë deri në nivelin e referendumeve. Ta harrojë Z. Rama dhe Z. Meta dhe kushdo tjetër se mundet të shmangin vullnetin e zgjedhësve në të gjithë Shqipërinë për të thënë fjalën e tyre për një nga reformat, për sa kohë nuk ka konsensus”,-ka thënë Bylykbashi.





