Vllaznia fiton dhe parakalon Tiranën, Kastrioti mund lushnjarët

Kane qenë shkodranët ata që kanë bëre surprizën dhe që kanë arritur të fitojnë ndaj djemve të Nicës që pretendonin të merrnin të trija pikët.

Ndërsa Kastrioti i Dedes shikon me shpresë largimin nga zona e rrezikut pas triumfit të marrë ndaj Lushnjarve që e  shikojnë veten të pashpresë.

 

Laci-Vllaznia-2-1-moment-dyluftimi-Kraja-ne-plan-te-pare Java e 25-të e Superiores ka mbyllur tiparin e saj me dy ndeshjet përmbyllëse të ditës së djeshme. Vllaznia ka bërë surprizën më të madhe, duke triumfuar në një fushë tepër të vështirë. Kruja dhe Shtupina kanë ndëshkuar Lacin brenda në shtëpi, duke e stopuar në kuotën e 40 pikëve, aq sa ka edhe Kukësi me Partizanin. Skuadra shkodrane iu imponua me një fitore ta pastër 2-0 Laçit në transfertë, e para për 2014-tën, duke marrë tri pikë shpresë për mbijetesë. Kuqeblutë përfitojnë nga ndalesa e Tironës në derbi me Partizanin, për t’i spostuar bardheblutë në vendin e 9-të, pikërisht në zonën e ftohtë të renditjes, duke e bërë edhe më të bukur garën në këtë fazë të tretë të kampionatit. Formacioni shkodran e nisi vrullshëm takimin, duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e 8 me talentin Arsid Kruja me një goditje spektakolare nga jashtë zonës, duke e bërë të pavlefshëm reagimin e Edvan Bakajt. Laçi kundërpërgjigjet tre minuta më pas me Celën, që i paraprin ndërhyrjes së Vujadinovic, por topi përfundon jashtë. Kontakti ashpër mes mbrojtësit vendas dhe portierit malazes bën që loja të ndalet për 5 minuta, derisa Vujadanovic u ngrit në këmbë për të qëndruar në fushë deri në fund madje duke kryer disa ndërhyrje vendimtare në momentet e goditjeve standarde të Laçit. Një kombinim mes Beqirit dhe Bushic për pak përfundon në rrjetë në minutën e 19-të, ndërsa Ndruicim Shtubinë pas një inkursioni personal, mposht për herë të dytë Bakajn me një përkëdhelje të topit. Laçin bën gjithçka në fraksionin e parë për të ndryshuar shifrat, por kurbinasit edhe pse sulmojnë me shumë forca janë të paqartë në fazën përmbyllëse të aksioneve. Edhe në pjesën e dytë nismën e morën vendasit, por kuqeblutë ishin më të rrezikshëm nëpërmjet kundërsulmit, ku në tre raste Bushic dhe Hajdari nuk mundën të thellonin diferencën. Vlen të veçohet rasti i minutës së 74-tërt kur tentativa me kokë e sulmuesit malazes u ndal në vijën fatale nga Sefgjini. Vërshëllima e fundit e kryesorit Pashaj bëri që në kampin shkodran të nisë festa, ndërsa Laçi me këtë disfatë humbet një mundësi të artë për të thelluar diferencën me Partizanin dhe Kukësin, që kanë të njëjtën kuotë pikësh me kurbinasit. Ndërkohë sfida e Krujës Kastrioti – Lushnja u mbyll me shifrat 2-1. Kjo ishte humbja e dytë e këtij kampionati për bardhezinjtë e Nicës në fushën e tyre, e shkaktuar nga një skuadër që ka nevojë jetike për pikë. Trajneri Haxhiosmanoviç e nis kështu në mënyrën më të mirë të mundshme rikthimin e radhës në stolin shkodran, duke marrë një fitore që rikthen optimizmin te Vllaznia, madje rrit ndjeshëm shpresat për mbijetesë, edhe pse kjo duket nuk do të vendoset deri në fund të garës. Vllaznia me këtë fitore arrin të parakalojë në renditje Tiranën dhe të pozicionohet në vendin e tetë me 29 pikë. Spostohen një vend më poshtë bardheblutë e Maganit, në vendin e 9-të, cka do të thotë një kategori më poshtë nëse do të ishte fundi i kampionatit.  Në Krujë, ka fituar skuadra vendëse. Trajneri Nevil Dede është takuar me fitoren më në fund, me të cilën “flirtoi” edhe javën e kaluar në Kavajë. Ferraj dhe Bratic kanë shënuar në pjesën e parë, duke i dërguar skuadrat në pushimin 15-minutësh me rezultatin 2-0 për vendësit, ndërkohë që në pjesën e dytë është akorduar një penallti për lushnjarët. Nga pika e bardhë ka goditur saktë Canka, që ka ngushtuar shifrat, por pa evituar dot humbjen.  Vendi i fundit mbetet “pronë” e lagunarëve të Banos, që tashmë e kanë marrë rrugën për një kategori më poshtë. Tre pikët ringjallin shpresat e Kastriotit për mbijetesë, teksa mban vendin e dhjetë për momentin, me 26 pikë.

 

 

Prishtina zhgënjen, Llakomos shkëputet

Prishtina zhgënjen në shtëpi ndaj Drenicës dhe i jep një asist Llamkos Kosovës, që rivendos diferencën prej 10 pikësh me kampionët në fuqi të Superligës së Kosovës. 90 minutëshi i luajtur në kryeqytet ofroi gjithçka, gola, karton të kuq dhe 11-metërsha të humbura. Madje kjo ndeshje nisi me një gabim të Liridon Kukës nga pika e bardhë, episod që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës. Por në fillim të pjesën së dytë të njëjtën gjë bëri edhe Sami Geci i Drenicës, i cili gaboi sikurse kundërshtari i tij nga 11 metra larg. Figura tragjike e kësaj ndeshje ishte mbrojtësi i Prishtinës, Liridon Kuka, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 66-të duke e lënë skuadrën e tij në inferioritet numerik. Në minutën e 70-të vjen edhe goli që zhbllokon sfidën dhe që kishte për autor Granit Arifajn të Drenicës, por vetëm disa minuta më pas Liridon Krasniqi vuri barazpeshën. Ky gol i dha besimin Prishtinës se mund ta fitonte ndeshjen por një kundërsulm i shpejtë i miqve u përmbyll me golin e Lushtakut në minutën e 81-të. Me një ndeshje të fituar në tavolinë ndaj Hysit Llamkos Kosova kundër Hysit, kampioni vjeshtor nga Vushtria kryeson me 10 pikë më shumë se Prishtina.

 

 

 

Shaqiri: Për momentin i fokusuar te Bajern

Spekullimet morën tatëpjetën kur në fillim të këtij muaji vetë Shaqiri u shpreh i hapur ndaj ofertave nga klube si Liverpul, Juve e Napoli. Ndërsa pak javë më vonë vëllai dhe njëkohësisht agjenti i tij, i hodhi më shumë benzinë zjarrit me gatishmërinë për të negociuar me klubet më të mëdha të Europës.  Të gjitha këto zhvillime nuk janë pritur aspak mirë në Zvicër, ku ish mesfushori i kombëtares helvete dhe i Bajernit, Ciriaco Sforza deklaroi për të përditshmen “Blick” se sjellje të tilla jo vetëm që nuk janë të pëlqyeshme, por mund të shkaktojnë probleme te familja bavareze.  Për të sqaruar situatën, tani është vetë Xherdan Shaqiri që tenton të shpjegojë pozicionin e tij, edhe pse nuk e përjashton opsionin e lamtumirës nga Allianz Arena. “Kurrë nuk kam thënë se dëshiroj të largohem. Jam shumë i lumtur në Mynih dhe as që e kam çuar ndërmend variantin e largimit. Opinioni i vëllait tim është trajtuar ndryshe nga çfarë ka thënë në të vërtetë, por sigurisht, nëse një klub i madh vjen dhe ka interes, atëherë mund ta marret në konsideratë. Kështu ndodh me çdo lojtar”, është shprehur Shaqiri. I transferuar me bujë të madhe nga Baseli në 2012-ën për shumën e 11.2 milionë eurove, Shaqiri ka një kontratë që i skadon pas dy vjetësh me kampionët e Gjermanisë.

 

And Lila shënon por Paoku i Kaçes fiton

Andi Lila mundi të shënojë në ndeshjen e fundit të kampionatit grek, pikërisht në derbin shqiptar me Paok-un e Ergys Kaçes. Kavajasi mundi ti jepte avantazhin e përkohshëm Pa Janinas me golin e minutës së 67, por vendasit edhe pse me 10 lojtarë mundën të realizonin dy gola duke përmbysur gjithçka. Me këtë fitore Paok ngjitet në kuotën e 62 pikëve në vend të dytë, ndërsa Janina në vend të 9 me 36 pikë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share it :