Në stratosferë me avion diellor

avionA është e mundur të arrish stratosferën në 20 kilometra lartësi me një avion që udhëton vetëm me energji diellore? Sipas Raphael Domjan, pilot zviceran dhe ideator i Solar Stratos, një gjë e tillë është e mundur. Domjan dhe grupi i tij i studiuesve kanë prezantuar projektin e një monoplani dyvendësh, që vihet në lëvizje nga një motor elektrik prej 13.5 KW, i ushqyer vetëm nga dielli. Projekti në fjalë është prezantuar në Muzeun e Ajrit dhe Hapësirës që po mbahet në Le Bourget, në hyrje të Parisit. Domjan parashikon të jetë direkt në drejtimin e mjetit fluturues diellor, që do të jetë 7.70 metra i gjatë, 20 metra i gjerë dhe në total do të peshojë rreth 350 kilogramë. Avioni do të lëvizet nga një helikë e ushqyer nga energji e prodhuar nga 20 metra katrorë panele fotovoltazhi të vendosura tek krahët. Gjithashtu, sipas projektuesve, përmes baterive rezervë të energjisë së prodhuar, objekti do të ketë një autonomi mbi 24 orë

 

 

NASA paralajmëron “fundin e qytetërimit” brenda disa dekadave

Qytetërimi modern po shkon drejt shkatërrimit brenda disa dekadash, për shkak të paqëndrueshmërisë ekonomike dhe presionit mbi burimet e planetit, thotë një studim i financuar nga NASA. Duke përdorur modele teorike për të parashikuar atë që do të ndodhë me botën e industrializuar në kursin e shekullit pasardhës, matematikanët kanë gjetur se gjërat po fillojnë të keqësohen, me ritme të shpejta. Duke iu referuar shkatërrimeve të mëparshme të qytetërimeve të sofistikuara – Perandorisë Romake, Hane dhe Gupta – studimi theksoi se elita e shoqërisë shpesh ka nxitur përdorimin e një përqasjeje “biznes si zakonisht”, për të parandaluar shkatërrimin para se të ishte vonë. Matematikani Safa Motesharri shkroi në raport se “procesi i ngritjes dhe rënies është një cikël që e gjejmë kudo në histori”. Ai eksploroi faktorët që mund të shpien në përmbysjen e qytetërimit, nga rritja e popullsisë tek ndryshimi klimatik dhe gjeti se kur këto konvergojnë, mund të shkaktojnë shkatërrimin e shoqërisë për shkak të “mbarimit të resurseve” dhe “shtresëzimit ekonomik në “Elita” dhe “Masa”. Duke përdorur këtë model, Motesharri gjeti se elitat konsumojnë shumë, çka rezulton në një uri në masë, e cila rrjedhimisht do të sjellë shkatërrimin e shoqërisë. Raporti theksoi se ky skenar është i pashmangshëm dhe bëri thirrje për veprim nga ana e elitave botërore për të kthyer ekuilibrin ekonomik. “Shkatërrimi mund të shmanget dhe popullsia mund të arrrijë ekuilibrin nëse burimet shpërndahen në mënyrë të barabartë dhe të arsyeshme”, thanë shkencëtarët.

 

Shkencëtarët po gjejnë Bin Bang-un

Shkencëtarët besojnë se kanë janë në gjurmët e një prove “të jashtëzakonshme” që përforcon akoma më shumë teorinë e Big Bang-ut mbi origjinën e Universit. Studiuesit besojnë se kanë gjetur sinjalin e lëshuar në hapësirë nga përhapja super e shpejtë e trupave qiellorë, vetëm disa fraksione sekondash pas “krijimit të gjithçkaje”. Sipas tyre, sinjali i lëshuar është i dallueshëm nga teleskopët. Megjithatë, njëri prej pjesëmarrësve në studim, Marc Kamionkowski i Universitetit Johns Hopkins, tregohet i përmbajtur, pavarësisht se nuk e fsheh entuziazmin e zbulimit. “Ky zbulim është spektakolar. Jam njohur me punën kërkimore, argumentet janë bindëse dhe shkencëtarët e përfshirë janë ndër më konservatorët që njoh, ndër më të kujdesshmit në punën e tyre”, – thotë Kamionkowski. Gjetja është bërë nga një grup studiuesish amerikanë, pjesë e projektit “BICEP2”, që synon të shpjegojë krijimin e universit, të që tani, për gjetjen në fjalë flitet për çmim “Nobel”.

Share it :