Greqia ka marrë vendim që të pranojë vizat Schengen në pasaportat e Kosovës. Vendimi i shtetit grek do të nisë së aplikuari nga 20 marsi i këtij viti.
Këtë ia ka konfirmuar ministrit Hoxha zv. kryeministri i këtij shteti, Evangelos Venizelos, gjatë vizitës së fundit në Kosovë. Këshilltari politik i ministrit Hoxhaj, Bashmir Xhemaj. e ka konfirmuar se vendin e shtetit grek.
Deri tashti qytetarët të cilët kanë dashur ta vizitojnë këtë vend është dashur të pajisen me viza greke. Greqia është njëri ndër 5 vendet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur Kosovën, transmeton Koha.net. Por, Venizelos ka thënë edhe se pa njohjen e Greqisë, Kosova nuk do të pengohet në aspiratat e saj evropiane.





