Gëzim Saliu
Ja cilat janë shqetësimet kryesore të socialistëve
Si kryetar i Partisë Socialiste por njëkohësisht nën petkun e deputetit të qarkut të Vlorës, kryeministri Rama kishte parashikuar që gjatë vizitës dy ditore në Vlorës të zhvillonte edhe një takim me strukturat e PS-së në këtë qytet, gjë që nuk u bë e mundur. Sipas burimeve pranë kryeministrit, arsyeja kryesore ishte axhenda e ngjeshur e takimeve me kabinetin qeveritar më parë e më pas me drejtorët e drejtorive kryesore në vend. Nga ana e saj baza socialiste e Vlorës ishte përgatitur për takimin me kreun e qeverisë, ku pritej të merrnin pjesëe dhe drejtorët e qarkut të Vlorës. Mësohet se në këtë takim ata kishin parashikuar të parashtronin tek kryeministri shqetësimet e tyre për emërimet në postet drejtuese në qark si edhe problematikat e ndryshme të shfaqura në kohë e sidomos gjatë 6 muajve të fundit. Struktura e PS-së në Vlorë prej kohësh ka ngritur një sërë kritikash ndaj drejtuesve në qendër, ku ndër më kryesoret janë ato për punësimin si edhe për emërimet në institucione.
Kritikat
Ndër shqetësimet e shprehura më parë nga baza socialiste e Vlorës është ai që lidhet me emërimet e kryera në drejtimin e disa institucioneve si edhe mosmarrëveshjet sa i takon ndarjes së drejtorive me LSI-në, aleatin kryesor të PS-së në qeverisjen e vendit. Ndërkohë mësohet nga burime pranë bazës së PS-së së Vlorës se kreu i qeverisë , pasi është vënë në dijeni të këtyre shqetësimeve edhe më parë, ka shprehur se do ta marrë në konsideratë problematikën e shfaqur. Kur kanë kaluar 6 muaj nga marrja e pushtetit nga mazhoranca e majtë, bazat e Partisë Socialiste në rrethet kryesore të vendit kanë shfaqur pakënaqësi të ndryshme ndaj forcës kryesore të koalicionit qeverisës. Përmes letrave dërguar në selinë qëndrore të socialistëve dhe kërkesave në takimet e përjavshme me deputetët e zonave, socialistët e bazës kanë paraqitur si kërkesë parësore punësimin. Por nga ana tjetër nuk kanë munguar edhe kritikat për emërimet e ndryshme në rrethe, ku sipas tyre, personat që kanë zëvendësuar punonjësit e administratës së kaluar, në shumë raste nuk janë përfaqësuesit e duhur që meritonin postin përkatës. Sipas bazave socialiste të qarqeve kryesore të vendit, si Vlora, Durrësi, Fieri apo Elbasani, premtimet e dhëna nga deputetët e përfaqësuesit e lartë të PS-së, më shumë në forma informale, për punësimin e tyre nuk janë përmbushur aspak. Ndërkohë, socialistët e këtyre qarqeve kryesore në takimet e zhvilluara me krerët e partive të qytetit apo rrethit, ku edhe për këto të fundit ka pakënaqësi për indiferentizëm dhe mungesën e komunikimit, kanë shprehur kritikat e tyre me qëllim përcjelljen tek përfaqësuesit e lartë të partisë apo edhe tek deputetët e zonës. Socialistët e bazës këmbëngulin në faktin se pavarësisht se premtimet për punësim ishin të shumta e ende nuk kanë marrë rezultatin e duhur, edhe rruga tjetër e meritokracisë për vendin e punës apo postin drejtues nuk po ndiqet. Në këtë kontekst, ata kanë bërë të ditur në shqetësimet e tyre se në emërimet e këtyre muajve, dukuria e nepotizmit është shfaqur dendur, ku ndërkohë kanë theksuar se nuk ka munguar edhe indiferentizmi dhe mungesa e komunikimit nga krerët e partive të qytetit apo edhe ndonjëherë të deputetëve të zonë.
Pakënaqësitë e bazave socialiste në rrethe
Duke nisur nga baza socialiste e Vlorës dhe e Fierit deri tek ajo e Elbasanit dhe Durrësit, duke mos lënë pas edhe bazën qëndrore të Tiranës, janë të shumta shqetësimet që janë ngritur jo vetëm tek deputetët e qarkut, por edhe tek përfaqësuesit e lartë të PS-së në Tiranë. Përmes letrave dërguar në selinë qëndrore të socialistëve dhe kërkesave në takimet e përjavshme me deputetët e zonave, socialistët e bazës kanë paraqitur si kërkesë parësore punësimin. Por nga ana tjetër nuk kanë munguar edhe kritikat për emërimet e ndryshme në rrethe, ku sipas tyre, personat që kanë zëvendësuar punonjësit e administratës së kaluar, në shumë raste nuk janë përfaqësuesit e duhur që meritonin postin përkatës. Sipas bazës socialiste, premtimet e dhëna nga deputetët e përfaqësuesit e lartë të PS-së, më shumë në forma informale, për punësimin e tyre nuk janë përmbushur aspak. Po ashtu në shumë qytete, socialistët kanë shprehur shqetësim për dukurinë ku sipas tyre në shumë institucione nuk është bërë as edhe edhe një hap drejt reformimit.
Problematika
Takimet në seli e me deputetët në zona, qytetarët kërkojnë punë
Pak kohë më parë kryeministri Rama urdhëroi ministrat që të zhvillojnë pritje me qytetarët, ku përgjatë një jave më shumë se 1000 militantë të PS-së dhe partive aleate u shfaqën në dyert e selisë së purpurt me kërkesën kryesore: punësimin. Thuasje në të gjitha këto takime, por edhe në ato që deputetët zhvillojnë me banorët e zonës ku janë votuar, kërkesë priopritare mbetet ajo për gjetjen e një vendi pune. Por megjithëse nuk kanë munguar edhe problematikat që lidhen me pronësinë, strehimin, legalizimet apo ndihmën ekonomike, në pjesën më të madhe të tyre, simpatizantët socialistë si kërkesë kryesore kanë punësimin. Në këtë kontekst nuk ngelen mbrapa edhe kritikat e shumta për emërimet në institucione në qytetet nga ato vijnë, ku sipas tyre krahas mungesës së thellë të reformës, në postet drejtuese janë vendosur individë pa kontribute të mëdha në PS. Për të zgjidhur problematikën e punësimit, PS hapi pak kohë më parë iniciativën online, ku përmes dërtgimit të CV-ve qytetarët mund të përfitonin një vend pune. Por deri më tani janë të pakta rezultatet në këtë nismë e prej më shumë se tre muajsh ajo nuk ka funksion të drejtpërdrejt. Ndërkohë tre ditë më parë, kryeministri rama tha se përmes zyrave të punës do të bëhet e mundur rritja e numrit të të punësuarvse, ku sipas tij vetëm tre zyra kanë mundësuar punësimin e 1055 personave.
Sot në Kuvend
Projektligjet që shqyrtohen, debati për AMA-n
Parlamenti shqiptar e nis javën me një axhendë të ngjeshur veprimtarie të komisioneve Parlamentare. Me interes priten zhvillime në komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik. Kjo për arsye se,ditët e fundit ka pasur një debat me tone të ngritura për ligjishmërinë e mandatit të drejtueses së AMA-s,në kohën që ushtron këtë funksion. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik sipas axhendës do të debatojë mbi kontrollin parlamentar me përfaqësues të AMA për diskutimin dhe miratimin e Raportit për veprimtarinë 1-vjeçare të AMA. Po kështu,pritet të ketë debate edhe në komisionin për Sigurinë Kombëtare, i cili do të shqyrtojë projektligjin “Per kujdesin shendetesor të veçantë të punonjësve të strukturave speciale operacionale të policisë së Shtetit”. Por karash këtij diskutimit palët pritet të konfrontohen për kërkesën për kontrrol që ka depozituar mazhoranca në Kuvend për institucionin e SHISH. Ndërkohë Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të shyrtojë Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve” të ndryshuar”. Ndërsa Komisioni për Ekonominë dhe Financat do të diskutojë projektligjin “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”. Ndërkaq, Komisioni Parlamentar për Integrimin Europian do të mblidhet në ora 10.00 e do të diskutojë projetkigjin “Për ratifikimin e protokollit shtesë 3 të Marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore”. Komisioni Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë do të mblidhet në orën 11.30 dhe do të shqyrtojë projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8246, date 01.10.1997, “Për Institutin e Integrimit të të Përndjekurve”, të ndryshuar”.





