Itali/ Fiksimet e Edlirës: Kam bërë gjënë e duhur, kundër fatit të pamëshirshëm

Giusi Fasano e Gianni Santucci/  Corriere della Sera

 

Bota depresive e 37-vjeçares shqiptare, shkak divorci, dështimi i foshnjës dhe investimi i dështuar prej 20 mln eurosh

 Edlirën e përndiqte mendimi se vajzat e saj do të përfundonin në rrugë dhe do t’i humbiste

 

3 motrat e vrara dobrushi dobrusha Ajo që mbetet tashmë janë trupat e përgjakur të vajzave të saj, ndërsa nuk ka ndryshuar mendimin se ka bërë gjënë e duhur, duke shpëtuar nga një fat i pamëshirshëm. Në mendjen e saj kalojnë si flesh minutat nga sulmi barbar mbi vajzat, e ngjashme me skenat horror. Edlira mbetet e zhytur në këtë botë, ndonëse asgjë nuk ekziston më për të tani. Prej muajsh kjo 37-vjeçare, e cila kishte emigruar nga Shqipëria dhe jetonte me vajzat e saj, nuk ishte më vetvetja. E mbytur dhe e varrosur nga vuajtja dhe hidhërimi, Edlira kishte kaluar në një gjendje depresioni. Braktisja nga burri për një vajzë më të re në moshë, dështimi i fëmijës së katërt, një biznes i dështuar prej 20 mln eurosh, problemet shëndetësore, papunësia, monotonia dhe mundimi i përballimit të rutinës me tri vajza që janë në rritje dhe me një buxhet mujor prej vetëm 1100 eurosh. Kjo rutinë ishte shkatërruese për Edlirën, e cila e quante si një luftë mbijetese të përditshme. Prej kohësh Edlira kishte rënë pre e depresionit, i cili i kishte deformuar çdo mendim. Ishte e bindur në vetvete që asnjëherë nuk do të arrinte t’ia dilte mbanë e vetme dhe e dëshpëruar për të përballur jetesën në vendin tonë, me pak para në xhep, me vajzat që duheshin rritur dhe pa bashkëshortin në krah. Me Bashkimin kishin vendosur që të ndaheshin në shtatorin e vitit të kaluar, edhe pse shkresat i kishin firmosur disa javë më parë. Të nesërmen e asaj dite, kur Bashkimi u nis për në Shqipëri, ajo duhet të ketë kuptuar që e kishte humbur përgjithmonë, ndonëse ai kishte vajtur për në Kukës që t’i prezantonte familjes së tij të fejuarën e re, një vajzë 25-vjeçare. Për Edlirën kjo ishte një dramë e re, që duhet t’ia shtonte gjithë fatkeqësisë së saj. Vetëm ditën e krimit, mamaja e Edlirës, Atlija, ka rrëfyer për mediat shqiptare: “Vajza ime priste një fëmijë dhe e dështoi”, – ka rrëfyer e moshuara. “Me bashkëshortin e saj kishin mosmarrëveshje financiare dhe situata u acarua edhe më shumë kur ajo vendosi që të blejë një truall tokë në Rrashbull, afër Durrësit. Donte ta përdorte tokën për të ndërtuar një banesë, por vëllezërit e burrit të saj nuk e lejuan, duke i djegur një investim prej rreth 20 milionë euro. Ajo vuante nga veshka, e cila i shkaktonte shqetësime të shumta dhe pas operacionit u detyrua që të punonte për të përballuar nga ana financiare jetesën me tri vajzat. Për shkak të stërmundimeve ajo humbi fëmijën e saj dhe kjo bëri që të binte në depresion. Zoti e faltë, por dua të them që ajo ka vuajtur jashtëzakonisht shumë”.

 

Fiksimi

 Të dielën, gjatë marrjes në pyetje, ajo ka shpjeguar pa u përlotur se e ka bërë këtë veprim duke e gjykuar si të drejtë dhe se ajo ka shpëtuar vajzat e saj nga një fat i pamëshirshëm, si dhe që i ka mbrojtur nga të këqijtë, pasi në të kundërt do të ishin bërë prostituta. Ishte e vetme dhe nuk mund të jetonin në këtë dëshpërim. Edlira ishte e fiksuar me idenë që nuk do të arrinte kurrë t’u ofronte vajzave të saj një jetë të mirë. Ishte e tmerruar nga e ardhmja dhe ishte e bindur që çdo gjë që do të kishte bërë, do të ishte vetëm dëshpërim për Simonën, Keisin dhe Sindin. Bashkimi i jepte 400 euro për pagimin e qirasë dhe 700 për jetesë, vetë Edlira nxirrte disa fitime nga shitja e punimeve me dorë që bënte në banesë. Është me të vërtetë një shifër modeste, por në shtëpinë ku jetonin dhe nga pamja e jashtme e vajzave nuk të krijohej përshtypja që vajzat ishin të lëna mënjanë dhe të keqrritura nga mamaja e tyre ose që jetonin në kushte mjerane. Prindërit e burrit të saj thonë se Gjykata kishte vendosur që kujdestarinë e vajzave t’ia kalonte atij dhe se ajo i kishte me vete natën e së dielës, sepse Bashkimi ishte nisur për të qëndruar 15 ditë në Shqipëri me të fejuarën. Një tjetër detaj që i duhet shtuar këtij “pazëlli” është depresioni. Ajo i vrau në një cep të shtëpisë dhe më pas i shtriu në krevatin martesor, duke i vëzhguar për gati 4 orë. Një klithmë drithëruese për mbijetesë. “Nuk janë më”, – i ka thënë fqinjës Edlira.

 

 

Leko, kthehet në Itali babai i vajzave të vrara nga mamaja

 Bashkim Dobrushi, punëtori shqiptar, u kthye për të ndarë dhimbjen me familjarët e tij. Presidenti i shkollës: Kur më njoftuan, m’u shemb bota

 Bashkim Dobrushi, punëtori shqiptar që e mori vesh në vendlindje vdekjen e tri vajzave, të vrara në banesë nga mamaja, është kthyer në shtëpi për të ndarë dhimbjen me familjarët e tij. Ai mbërriti në Itali të dielën në mbrëmje, me një linjë fluturimi nga Tirana në Malpensa. E ka kaluar natën në banesën e vëllait të tij, i cili është në fazë divorci nga bashkëshortja, vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi tragjedia. Karabinierët e Lekos kanë respektuar vuajtjen e tij dhe kanë vendosur që të mos e thërrasin menjëherë për ta marrë në pyetje. Është caktuar dita e hënë kur burri do të merret në pyetje në rajonin e policisë, për të kuptuar më mirë cila ishte situata mes tij dhe gruas, arrestuar ditën e diel, pasi rrëfeu vrasjen e trefishtë. Presidenti i shkollës: “Kjo është një tragjedi që lë të gjithë pa fjalë. Detyra e shkollës është që të mbrojë kujtimin e viktimave”, – është shprehur Giampiero Grasso, drejtuesi i shkollës së Komunës së Kiuzos e Maxhanikos të Lekos, në të cilën ishin nxënëse viktimat. Qyteti është zgjuar sërish nën akthin e horrorit, për çka ndodhi pardje, kur një mama me origjinë shqiptare, Edlira Dobrushi, 37 vjeçe, ka vrarë me thikë tri vajzat e saj, Simona Dobrushi që ishte në klasë të tretë, Keisi në klasë të pesë dhe vogëlushja Sindi, që ishte në kopsht. “Kur më njoftuan m’u duk sikur mu shemb bota dhe më ra tavani në kokë”, – është shprehur drejtori.

 

 

Ngujohet familja e Edlirës, prindërit e Bashkimit hapin dyert e mortit

 

Familja Dobrushi në Kukës ka hapur dyert e mortit pas vdekjes së tri mbesave që u vranë barbarisht nga nëna e tyre në Itali. Ndërsa xhaxhallarët presin mbërritjen nga Italia të trupave të pajetë, në Golem të Kavajës familja e autores është ngujuar. Të afërmit dhe banorët braktisin nënën dhe motrat e Edlira Dobrushit, e cila masakroi tre fëmijët e saj. Në Shëmri të Kukësit familja Dobrushi po përgatitet për ceremoninë mortore. Vrasja e tri mbesave në Itali nga nëna e tyre, Edlira Dobrushi, i ka pllakosur në zi. Nga momenti i marrjes së lajmit në shtëpinë e babait të viktimave priten e përcillen njerëz për ngushëllime. Ndryshe nga dy ditë më parë, tashmë askush nuk flet më për ngjarjen. Tjetër atmosferë është në familjen e autores së tragjedisë në Golem të Kavajës, atje ku jeton nëna e Edlira Dobrushit. Orëve të para kjo familje e vogël u vizitua nga të afërm më tepër për t’u informuar se çfarë kishte ndodhur. Dy ditë më pas, banorët dhe fisi Çopa kanë braktisur Atlijen, nënën e gruas që vrau tre fëmijët e saj. Familjarët e 37-vjeçares janë ngujuar brenda në banesë, jo vetëm duke u përballur me dhimbjen, por edhe për të gjetur një përgjigje për pyetjet e shumta rreth tragjedisë. Simona 13 vjeçe, Keisi 10 vjeçe dhe Sindi 3 vjeçe u goditen për vdekje me thikë në banesën e tyre nga e ëma, Edlira Dobrushi. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës në provincën e Lekos në Itali. Në të njëjtën kohë, babai i vajzave, Bashkim Dobrushi, kishte udhëtuar drejt Shqipërisë. Prej dy muajsh i ndarë nga Edlira, sapo kishte ndërtuar një lidhje të re me një tjetër grua nga Durrësi.

 

 

Share it :