Si të jeni dhurues i edukuar lulesh

Çdo buqetë me lule përmban një mesazh të veçantë, ndaj elementet e përbërjes së saj duhet të jenë në raport perfekt, ja si të jeni dhurues i edukuar lulesh

 

 

shprehni_ndjenjat_me_lulePër shekuj me radhë, dhuratat kanë mundësuar komunikim joverbal mes njerëzve. Në këtë kategori futen edhe lulet, një nga dhuratat më të përhapura në shumë pjesë të botës. Një studim i bërë nga Universiteti Rutgers ka zbuluar se lulet mund të rrisin vërtet humorin e mirë tek njerëzit.

Sipas Shoqërisë Amerikane të Floristëve, pesë nga arsyet më të zakonshme përse njerëzit çojnë lule janë për falënderime, për të kërkuar falje, për të uruar, për shërim të shpejtë dhe për të shprehur simpatinë.

 

Faleminderit

Në rast se dikush ka bërë diçka shumë të mirë për ju dhe familjen tuaj, atëherë zgjidhni t’ia shprehni mirënjohjen duke i dhuruar një buqetë lulesh. Buqeta duhet të përmbajë shumëllojshmëri lulesh dhe ngjyrash. Në rastet e falënderimit përdoren përgjithësisht ngjyra si e verdha, roza, portokallia, bluja dhe e kuqja të përziera së bashku. Gjithashtu mund të zgjidhni të kombinoni vetëm një ngjyrë, por me nuanca herë të forta e herë të lehta.

 

Më fal

Lulet janë dhurata tradicionale për të kërkuar falje dhe për të rregulluar marrëdhëniet. Bukuria e luleve mund të zbusë shumë zemra dhe freskia e tyre mund të japë një ndjesi të re në një marrëdhënie që s’po shkon siç duhet. Në rastet e kërkimit të faljes, duhet të mbani parasysh se jo vetëm forma, por edhe sasia ka rëndësi, ndaj mos u kurseni. Lulet më të përdorura në këtë rast janë ngjyrë rozë të zbehtë. Sigurohuni që pas luleve të takoheni personalisht ose të bëni një telefonatë ku kërkoni falje. Kartolinat që shoqërohen zakonisht për këtë rast duhet të jenë sa më të thjeshta në fjalë.

 

Urime!

Një buqetë e madhe, me ngjyra që bëjnë kontrast është një mënyrë shumë e mirë për të thënë “Urime!”, “Mirë se vjen në shtëpi” ose “Punë e shkëlqyer”. Mund ta lini fantazinë të lirë edhe me mbështjelljen e luleve ose vazon nëse do të dhuroni një bimë të mbjellë. Në rastin e urimit, mund të përdorni lloje të ndryshme lulesh dhe aromash.

 

Simpati

Lulet mund të jenë një mënyrë e mirë për të thënë atë që s’mund ta thoni me fjalë. Në rastin e shprehjes së simpatisë romantike për një person, lulja më e dhuruar është trëndafili përgjithësisht i kuq. Në rast miqësie të pastër mund të dhuroni trëndafil blu ose të bardhë. Nëse doni të shprehni mbështetje dhe simpati në një funeral, lulet e bardha dhe ato me ngjyra jo të forta janë zgjidhja më e mirë.

 

Shërim të shpejtë!

Nëse dikush ka kaluar një moment të keq shëndetësor, gjithçka ka nevojë është një buqetë e madhe me lule që rrezatojnë bukurinë e jetës dhe aroma pranvere. Për këtë arsye, lulet e kuqe, të verdha, rozë dhe vjollcë janë kombinimi që duhet të bëni. Lulet e dërguara në spital u sjellin pacientëve shumë gjallëri dhe janë një mënyrë e mirë për të shprehur urimet tuaja për shërim të shpejtë. Shoqërojini lulet me një mesazh frymëzues për personin e sëmurë.

 

Etika e dërgimit të luleve

Në të shkuarën, ekzistonin disa rregulla specifike për dërgimin e luleve. Por sot, dhurimi i tyre është bërë një deklaratë më personale dhe e lirë. Njëherë e një kohë, trëndafilat rezervoheshin vetëm për shprehjen e romancës, ndërsa sot ngjyra të ndryshme trëndafilash mund të dhurohen në shenjë miqësie ose dashurie familjare. Përzgjedhja e luleve që marrësi ka më për zemër është rregulli numër një që duhet të mbani mend kur dërgoni lule falënderimi apo urimi.

 

Kur i dërgoni lule një nëne të re, etika zakonisht dikton që për lindjen e djemve të dërgohen lule blu dhe për vajzat rozë. Tregoni vëmendje që lulet të jenë jo shumë dramatike dhe që të bien në sy. Lulet ngjyrë të verdhë të lehtë dërgohen kur nëna nuk e ka qejf blunë ose rozën.

 

Këshilla:

1. Zgjidhni lulet e duhura. Është elementi kryesor i dhurimit të luleve, pasi nëpërmjet llojit të luleve përcillni edhe mesazhin që doni të përçoni përmes tyre.

 

2. Ngjyra. Së bashku me llojin e lules, rëndësi të madhe ka edhe ngjyra, në varësi të vendit ku jetoni duhet të kini parasysh edhe rastet kur përdoren ngjyrat. Për shembull, në Azi, lulet e bardha dhurohen vetëm për funerale.

 

3. Kushtojini rëndësi numrit. Numri i luleve që do të dhuroni është një tregues më vete. Pothuajse kudo, numri 13 është i padëshirueshëm. Në pjesë të Azisë, nuk duhet dhuruar kurrë një dhuratë që ka të bëjë me numrin 4, pasi tingëllon njëlloj si fjala “vdekje” kur shqiptohet. Dhurimi i vetëm një lule, është zakonisht ekskluzivitet i të dashuruarve.

 

4. Paketimi. Në shumë vende, është zakon që lulet të dhurohen të pambështjella, pasi tregon bukurinë origjinale të tyre. Nëse do të çoni lule në një festë apo në spital mbani parasysh se duhet t’i shoqëroni me një vazo. Dërgimi i luleve një ditë pas festës, është një mënyrë e mrekullueshme për të shprehur se keni kaluar bukur.

 

 

5. Dhuroni, jo vetëm prisni. Edhe meshkujt i pëlqejnë lulet. Sekreti i vetëm që duhet të keni parasysh kur dhuroni lule për një mashkull është ngjyra dhe mënyra se si i dhurohen. Për meshkujt lulet me ngjyra të forta dhe dominante janë më të mirat, këtu përfshihet e verdha dhe portokallia. Shmangini fjongot dhe zbukurimet.

 

 

 

 

 

Çfarë nuk pëlqejnë meshkujt te një femër?

Shumica e femrave dinë si t’i zgjojnë ndjenjat e meshkujve, por janë disa gjëra të cilat ato i bëjnë duke mos e ditur se po e largojnë mashkullin nga vetja e saj.

Në bazë të një ankete, në të cilën kishin marrë pjesë vetëm meshkujt, ishin cekur disa nga gjërat më të shpeshta, të cilat meshkujt nuk i pëlqejnë te një femër, por, për fat të keq, femrat vazhdojnë t’i përsëritin.

 

Të qarët…

Kjo meshkujve ua ngre flokët përpjetë. Meshkujt pëlqejnë që faqet e femrës të jenë të thara, pa lot.

 

Shoqëria me ish të dashurin

Ai nuk e thërret ish të dashurën për kafe, prandaj nuk e ka fare të qartë pse femrave u nevojitet shoqëria e ish të dashurit.

 

Pavendosmëria

Gjashtë palë këpucë të provuara u duken sikur pesë palët tjera që kishin provuar paraprakisht. Përpos faktit se meshkujt nuk duan fare të jenë në atë dyqan, ata nuk e pëlqejnë pavendosmërinë e tyre.

Share it :