Vllaznia barazon ndaj Partizanit, Tirana rrëmben fitoren ndaj Besës

Jurges Veizaj

 

Skuadra shkodrane edhe pse në fushën e saj, nuk ka arritur që të marri suksesin ndaj skuadrës kryeqytetase duke u mjaftuar vetëm me barazim

Bardheblutë e Tiranës treguan edhe njëhrë ambicien duke mposhtur Besën dhe duke tentuar ngjitjen e saj në tabelë

 

Partizani-Vllaznia-0-1-Belisha-300x203Dy ndeshjet e e zhvilluara dje ishin dhe dy përballjet e mbetura të javës së 20 të Superligës Shqiptare. Të dyja sfidat ishin mjaft interesane, kjo edhe për historinë që ato ruajnë por edhe për mënyrën se si këto skuadra po sillen për momentin. Përballë ishte Vllaznia që sfidonte Partizanin. Shkodranët po përjetojnë një krizë që nuk është parë më parë dhe gjendet në një pozicion mjaft të vështirë. Problemet menaxheriale duket se i kanë hapur mjaft punë dhe nuk po e lënë të lirë ekipin që të zhvillojë lojën e saj. Duke parë edhe problemet financiare lojtarët duken si pak më të motivuar për të fituar,  gjë që duket te rezultatet. Tashmë ekipi gjendet në pjesën e fundit të tabelës dhe është shumë i rrezikuar për të rënë. Ndërsa skuadra e Partizanit është ekipi i luhatjeve. Humbi ndaj Tiranës, fitoi ndeshjen e javës së kaluar dhe barazon me Vllazninë. Duket se të kuqtë akoma po përjetojnë problemet e para. Kjo pasi blerjet e reja e kanë penguar ekipin që të dalë në lojën e tij. Nga ana tjetër sfidë shumë e bukur ishte dhe ajo midis Tiranës dhe Besës. Dy ekipe që kanë një histori të madhe në përballjet midis tyre. Ekipi kavajas është edhe një ndër surprizat e pjesës së dytë të kampionatit bashkë me Laçin. Ekipi ka kryer shumë ndeshje të bukura dhe ka arritur që të marrë rezultate. Ndërsa nga ana tjetër Tirana nuk gjendet mirë fare në tabelë. Kjo pasi skuadra e bardhebluve është dhe më e rrezikuara për të rënë. Ekipi ka pasur shumë probleme në pjesën e parë. Trajnerët, gjëndja financiare dhe ajo e  lojtarve e kishin kushtëzuar formën e saj. Ndërsa në këtë pjesë të dytë bardheblutë janë kthyer në kërcënim. Në tre ndeshje të luajtura janë fituar të treja nga ekipi 24 herë kampion.

 

Vllaznia-Partizani

Një ndeshje që dhuroi aksione deri në minutat e fundit. Pati edhe kontestime edhe për sa i përket vendimeve të arbitrit të pestë. Një ndeshje që gjithmonë ka lënë polemika. Kjo edhe për shkakun se të dyja skuadrat kanë një histori të pasur për sa i përket përballjeve të tyre. Skuadrat janë përballur me njëra tjetrën plot katër herë brenda këtij sezoni. Dy në kampionat dhe dy në kupë. Fituese nga ky duel kanë dalë shkodranët që kanë arritur të ruajnë supermacinë. Shkodranët kanë arritur që ta elimnojnë ekipin e kuq nga kupa duke hapur një problem shumë të madhe. Kësaj radhe nuk kanë arritur ta përsërisin triumfin edhe pse kanë qënë në fushën e tyre. Loro Boriçi kishte një prezencë të madhe të tifozëve shkodranë që kishin ardhur në mbështetje të ekipit të tyre. Një gjë që është parë rrallë këto kohë e fundit. Golat do të shiheshin vetëm në pjesën e dytë dhe nuk do të ishin shumë të largët nga njëri tjetri. Do të ishte Mentor Manzrekaj ai që do të shënonte golin për Partizanin në minutën e 68-të dhe do të çonte skuadrën e tij në avantazh. Ndërsa nuk do të vononte shumë edhe goli i barazimit. Do të ishte Vukceviç ai që do të çonte topin drejt rrjetës në minutën e 74-t. Një gol ky mjaft i rëndësishëm që i dha një pikë që i vlen në këto kohë të vështira. Në minutën e 63-të do të dilte me të kuq Labinot ibrahimi pasi ka marrë kartonin e dytë të verdhë nga Remzi Sadiku. Loja pati një temp mjaft të lartë dhe shumë aksione nga të dyja kampet. Sulme dhe kundrasulme që nuk patën shumë efektivitet dhe nuk sollën asnjë fitues. Kjo e çon Partiznain në kuotën e 31 pikëve pas javës së 20. Ndërsa Vllaznia barazon Bylis duke rrezikuar akoma edhe më shumë rënien nga kategoria.

 

Tirana-Besa  2-1

Sfida ndaj Besës dhe Tiranës ishte dhe një ndër ndeshjet më të bukura të luajtura këtë javë. Kjo edhe për shkak të lojës që bën të dyja skuadrat. Një lojë e hapur dhe me shumë aksione që dhuroi një rivalitet tw madh. Në fund pati një fitues dhe duket se fati i buzëqeshi Tiranës. Ekipi kryeqytetas arriti që të merrte fitoren e tretë radhaz. Kështu fillon dhe zyrtarisht rilindja e Tiranës që tashmë po i hesh sytë për lart, ku synimi është dalja nga zona e rrezikut. Ndërsa në krahun tjetër Besa ka marrë një stop pas atyre surprizave të ndeshjeve të kaluara. Kavajsit kanë bërë një ekip shumë të bukur dhe që dhurojnë shumë spektakël në fushë edhe pse modestë në emra. Ka qënë të parët vendasit baradheblu ata që kanë tentuar të marrin kryesimin. Ndërsa nga ana tjetër Besa provoi fatin e saj me kundrasulm. Loja e vrullshme duket se pak më vonë  solli edhe frytet e saj. Kjo pasi në minutën e 13 do të ishte Celhaka ai që do të shënonte dhe do të çonte përpara ekipin e tij. Lojtari realizoi një gjuajtje mjaft të bukur dhe kaloi skuadrën mike në avantazh. Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe ringritja e Tiranës. Do të ishte Gilberto ai që nuk do të vononte shumë dhe do të çonte shifrat e ndeshjes në barazim. Një pasim i Karabecit e nxjerr brazilianin përballe me gardianin Bejte që e ka të pamundur të dalojë lojtarin. Por goli i dytë nga skuadra e Maganit nuk do të vononte shumë. Kjo pasi në minutën e 19-të do të vinte edhe goli që do ta çonte skuadrën në avantazh nga Kërçiku. Loja është e hapur në të dy kampet dhe janë lojtarët e Tiranës që nuk lëshojnë pe. Pjesa e dytë do të niste me të njëjtin vrull por Besa nuk do të ishte e aftë të reagonte ashtu siç duhej. Kjo edhe për shkak të mungesës që kishte nga disa titullarë. Në minutën e 50 do të ishte Morina ai që do t’i afrohej golit të tretë por që do të ishte Ramadani ai që do ta hiqte topin nga vija fatale ne minutën e fundit. Zvëndësime u kryen nga të dyja kampet. Kahata hidhet ne loje nga Magani, ndërsa Mergjyshi ben nderrim kokë për kokë në sulm, Sefa-Muriqi, ndërsa Deliallisi ia lë vendin Mustafës. Pak më vonë do të ishte Magani ai që bëri edhe zevëndësimin e dytë në minutën e 58-të, duke hedhur në fushë mesfushorin Korreshin në vend të Pashajit. Kështu ndryshoi edhe vendosja e skuadrës bardheblu në fushën e blerteë, duke u orientuar më shumë në fazën ofensive. Ndeshja mbaron me këtë rezultat dhe Tirana merr një tre pikësh shumë të rëndësishëm. Tashmë ekipi kryeqytetas barazon Kastriotin dhe i afrohet dhe skuadrave të tjera të vendeve të fundit.

 

 

Deklarata e skuadrës së Partizanit

Pas ndeshjes erdhi dhe komenti nga skuadar e Partizanit për sa i përket arbitrimit gjatë ndeshjes. Në deklaratë thuhej: “Për arbitrimin të turpshëm, skandaloz, qartësisht dhe terësisht të njëanshëm në të gjithë ndeshjen nga fillimi në fund kundër Partizanit ne Shkodër që s’është parë kto vitet e fundit ne futbollin shqiptar, njoftojme se nuk mbajme pergjegjesi per shendetin e mafiozit, tendeciozit, te korruptuarit Remzi Sadiku. Paralajmërimi për rastet e përsëritura të ngjashme të Bardhyl Pashajt duket se janë marrë pa rëndësi dhe pa përgjegjshmëri nga organet kopetente dhe FSHF. Mjaft me zotërinj u tallet me FK Partizanin, me djersen e lojtarëve, sakrificen e drejtuesve dhe ndjenjat e tifozëve. Që këtej e tutje do të ketë vetëgjyqësi duke filluar nga Remzi Sadiku që ashtu siç ka emrin do ketë dhe fatin”.

 

Ndeshjet e djeshme

Golat: Gilberto 17′, Kerciku 19′ / Celhaka 13′

Tirana: i.Lika, Vrapi, Pashaji (Korreshi 58′), Taku, Muça, Kalari, Karabeci, Kërçiku, Morina (Delic 83′), Selmani (Kahata 46′), Gilberto Fortunato. Trajner: Gugash Magani

Besa: Bejte, Haliti, Fejzullahu, Perja, Muçaj, Guri, Deliallisi (Mustafa 46′), Dita, Celhaka, Ramadani, Sefa (Muriqi 46′). Trajner: Artan Mergjyshi

Gjyqtare: L.Alla, R.Cokaj, D.Korreshi

Kartone te verdhe: Kerciku / Sefa

 

VLLAZNIA-PARTIZANI 1-1

Golat: Vukcevic 78′ / Mazrekaj 70′

Vllaznia: Vujadinoviç, Gocaj, Vukçeviç, Boci, Kraja, Tafili (Shtubina 62’), Bardulla (Nikoliç 77’), Kruja (Dibra 77’), Sykaj, Bushiç, Hajdari

Trajner: Agim Canaj

Partizani: Hoxha, B. Krasniqi, G. Krasniqi, Rrahmani, ibrahimi, Antanasijeviç, Murati, Demiri (Oladele 90’), Dunkoviç (Nexhipi 60’), Mazrekaj, Memelli (Hyshmeri 77’). Trajner: Marcio Sampaio

Gjyqtarë: R.Sadiku, E.Demiraj, O.Grabova

Kartona të verdhë: Gocaj, Boci, Bardulla / Memelli, Mazrekaj, Nexhipi

Kartona të Kuq: ibrahimi

 

Share it :