Misteri i kraterit Patomsky, vullkanit që nuk dihet se nga se është krijuar

Në të kaluarën janë hedhur shumë hipoteza mbi origjinen e kraterit. Sipas një teorie ai është ndërtuar nga një qytetërim antik, ose nga të burgosurit e nje kampi sekret të Stalinit

 

 

krateriNë 1949 ,kur Vadim Kolpakov, një gjeolog rus, bënte pjesë në një formacion gjeologjik në një zonë të quajtur Irtusk në Siberi,nuk e kishte idenë që shpikja e tij do të ishte bërë një nga zbulimet me te medha shkencore të kohëve tona. Gjeologu rus u gjend përballë një koni gjigand të mysët në formën e një kodre më majë të rrumbullakët, shumë i ngjashëm me sqepin e një shqiponje. Pas kësaj, krateri enigmatik i vullkanit u quajt Patomskiy për shkak të luimit që rrjedh në bazën e tij. Koplakov ka provuar të mbështetet përsëri te vullkani, duke mos ia dalë të organizojë një kërkim shkencor për të mbledhur mostra për analizë . Ai nuk ia doli , por pas tij shumë të tjerë kanë pasur mundësi të avancojnë me këtë hipotezë. Në të kaluarën janë hedhur shumë hipoteza mbi origjinen e kraterit. Sipas një teorie ai është ndërtuar nga një qytetërim antik, ose nga të burgosurit e nje kampi sekret të Stalinit. Sipas një teorie tjetër krateri është ndërtuar nga ndonjë aktivitet vullkanik, nga nje meteorit ose nga një shpërthim hidrogjeni nëntokësor , një teori tjetër lidhet me rrëzimin e UFO-ve. Më siguri origjina e këtij krateri nuk është në 1949 por shumë kohë më parë.

“krateri i mallkuar”

Popullsia vendase e njihte ekzistencën e të ashtuquajturit “krateri i mallkuar”, ka dokumente që provojnë ekzistencën duke lidhur me popuj legjendarë . Ka shumë pyetje rreth kraterit por pothuajse të gjitha janë pa përgjigje. Krateri Patomskiy është quajtur si “misteri më i madh i Rusisë”. Pavarësisht se u dërguan një seri shkencëtarësh të famshëm, asnjë prej këtyre nuk e ka realizuar teorinë që mund të quhet 100% e vërtetë. Në brendësi të krateri gjendet një formë e zgjatur e një kodre si kon 10-15 m e lartë. Dërgesa e parë e shkencëtarëve është bërë para dy vitesh. Gjatë studimeve në krater një person ka vdekur në mëyre misterioze për shkak të një ataku kardiak pikërisht kur i është afruar kraterit. Krateri kishte zgjedhur viktimën e tij të parë , apo ishte një fatkeqësi rastësore?

Misteri

Kur fotot e para me ngjyra iu prezatuan publikut krijuan një tërheqje të madhe dhe një mister në botën e shkencës, u shfaqën shumë versione të misterit: një prej versioneve ishte miniera sekrete e Gulagut pas një shpërthimi nuclear të mineralit të uranit. Krateri gjithmonë ka qënë i rrethuar nga legjenda të errëta, dhe pikërisht për këtë arsye ishte shumë e vështirë të gjeje një skuadër që mund të merrte pjesë me një dërgesë tjetër. Dergesa e fundit e bërë nga kërkuesit ka akumuluar gjysmë toni mostrash të ndryshme. Por gjithë kjo peshë nuk mund të mbajë mbi shpatulla , kështu morën me qera një një helikopter të vjetër Mi-8T. Cuditërisht pilotët e helikopterit që jetonin në atë vend ishin shumë të surprizuar pasi gjithmonë kishin fluturuar në ato vënde por kurrë nuk e kishin parë atë krater . Gjithsesi në ditët me dukshmëri të mirë mud të thuhet se krateri shikohet në mënyrë perfekte nga lartë.

 

 

Myasnoy Bor, pylli i frikës, vendi ku bashkëjetojnë dy botë

“Në këtë pyll nuk këndojnë zogjtë, madje duket sikur nuk ka fare, kudo është përhapur dhe mbizotëron heshtja, një vend makabër. Njëherë ndërsa ne me grupin po ktheheshim nga gërmimët na dukej sikur po dëgjonim zhurmat e disa shpërthimeve pastaj zhurma të skeletëve”

Myasnoy Bor ndodhet në provincën e Novgorod, në të ashtuquajturën “Vija e Vdekjes” në Rusi. Ai është një pyll i dendur në të cilin gjatë luftës së dytë botërore kanë vdekur qindra e mijëra ushtarë. Numërin më të madh të të vdekurve përbëjnë ushtarët e forcave të armatosura sovjetike por edhe ato gjermane dhe të “Divizionit të Kaltër”spanjoll. Vazhdon edhe në ditët e sotme që në disa vende të humbura të pyllit të gjenden sasi të mëdha të mbetur prej këtyre trupave. Disa skuadra kërkimi janë impenjuar me rigjetjen dhe varrosjen e këtyre trupave. Marina Vasilieva, anëtare e njërës prej këtyre skuadrave , përcjell zërin e Rusisë: “Gjëja e parë që vë re kur ndodhesh këtu është qetësi e jashtëzakonshme. Në këtë pyll nuk këndojnë zogjtë, madje duket sikur nuk ka fare, kudo është përhapur dhe mbizotëron heshtja, një vend makabër. Ndonjëherë degjohen thirrje të ushtarëve të pa varrosur që godet këtë heshtje. Njëherë ndërsa ne me grupin po ktheheshim nga gërmimët na dukej sikur po dëgjonim zhurmat e disa shpërthimeve pastaj zhurma të skeletëve. Nuk u surprizuam pasi skuadra të më parshme na kishin thënë të ishim të gatshëm nëse dëgjonim diçka të tillë, raste të tilla ndodhnin shpesh në Myasnoy Bor”.

Zona e errët

Disa nuk e dëgjojnë, madje as nuk e shikojnë atë që ka ndodhur në pyll përgjatë luftimeve, jo rastësisht Myasnoy Bor është konsideruar në një nga zonat më të errëta në Rusi ku gjenden mirazhe të hershme . Banorët e zonës tregojnë edhe shumë gjëra të tjera rreth ketij vendi, per shembull janë të bindur që në këtë pyll bashkëjetojne qetësisht dy botë paralele. Nuk është e këshillueshme të eksplorosh këtë vend dukë u nisur nga kuriozitete të tilla si : të takoni fantazma të ushtarëve , që në pyll të mund të hyhet vetëm gjatë dritës së diellit dhe vetem në shoqëri të disa personave dhe vetëm pas perëndimit të diellit , përndryshe zhdukesh dhe nuk do të të gjejnë më kurrë. Banorët e kësaj zone janë të bindur se emri i fshatit madje dhe i vetë pyllit që prej fillimit përmbante në vetvete një mallkim dhe jo rastësisht tërhiqte pas vetes luftimet e viteve 1941-1942. Myasnoy Bor është gjithsesi në mënyrë të pashmangshme një zonë gjeopatogjene, ka shumë dëshmi rreth këtij fakti.

 

Neuroshkencëtarët zbulojnë se si i mbajmë mend ëndrrat

A rsyeja se pse ëndërrojmë është ende një mister për shkencën. Por dallimet në aktivitetin e trurit mund ta japin një përgjigje se pse disa njerëz shpesh i mbajnë mend ëndrrat e tyre, ndërsa të tjerët rrallë herë, sipas neuroshkencëtarëve në Francë. Perrine Ruby, hulumtuese nga Inserm në Lyon Neuroscience Research Center, dhe kolegët e saj, raportojnë gjetjet e tyre në revistën “Neuropsychopharmacology”. Në punimin e mëparshme ata kishin konstatuar se kujtuesit e lartë të ëndrrave (njerëzit që i mbajnë mend ëndrrat e tyre pothuajse çdo ditë) zgjohen natën dy herë më shpesh se sa kujtuesit e ulët të ëndrrave (njerëzit që rrallë herë i mbajnë mend ëndrrat e tyre). Ata gjithashtu konstatuan se truri i kujtuesve të lartë të ëndrrave është më reagues ndaj tingujve gjatë gjumit dhe gjendjes së zgjuar.  Për shembull, ata zbuluan se kujtuesit e lartë të ëndrrave reaguan më fuqishëm kur dëgjuan emrin e tyre. Më shumë periudha të zgjimit mund t’i japin trurit një shans për t’i memorizuar ëndrrat Hulumtuesit sugjeruan se pasja e trurit që reagon më shumë ndaj tingujve mund të shkaktojë periudha të zgjimit gjatë natës, dhe pikërisht gjatë këtyre periudhave truri i memorizon ëndrrat. Siç thekson Ruby, “truri në gjumë nuk është i aftë ta memorizojë informacionin e ri, ai ka nevojë të zgjohet që të jetë në gjendje ta bëjë këtë.” Në këtë studim të ri, ata provuan t’i identifikojnë rajonet e përfshira të trurit dhe mënyrën se si ato dallonin midis kujtuesve të lartë të ëndrrave dhe kujtuesve të ulët të ëndrrave. Ata i angazhuan 41 vullnetarë – 21 kujtues të lartë të ëndrrave të cilët i kujtonin ëndrrat e tyre mesatarisht pesë mëngjese në javë, dhe 20 kujtues të ulët të ëndrrave që i kujtonin ëndrrat e tyre mesatarisht vetëm dy herë në muaj. Duke përdorur PET Scan (Po¬sitron Emission Tomography) ata e monitoruan aktivitetin e trurit të këtyre dy grupeve gjatë gjumit dhe gjendjes së zgjuar. Ata zbuluan se kryqëzimi temporo-parietal (KTP) dhe korteksi medial paraballor treguan aktivitet më spontan tek kujtuesit e lartë të ëndrrave, si gjatë gjumit ashtu edhe në gjendje të zgjuar. Studimet e mëparshme të neuroshkencëtarit nga Afrika e Jugut, Mark Solms, treguan gjithashtu se lezionet në këto dy fusha të trurit i pengojnë njerëzit që t’i kujtojnë ëndrrat. Ky studim i ri është i rëndësishëm sepse ai thekson se si gjatë gjumit ashtu edhe gjatë gjendjes së zgjuar, kujtuesit e lartë dhe të ulët të ëndrrave kanë nivele të ndryshme të aktivitetit të trurit në këto rajone. KTP-të më aktive do të mund t’i shpjegonin nivelet më të larta të zgjimit Hulumtuesit sugjerojnë se nëse KTP – pjesa e trurit që vepron si një qendër e përpunimit të informacionit – është më aktive tek kujtuesit e lartë të ëndrrave, atëherë kjo do të mund t’i bëjë ata më të vëmendshëm ndaj stimujve të jashtëm, gjë që si rezultat i bën ata të jenë të zgjuar më shumë gjatë natës, duke i dhënë trurit të tyre më shumë mundësi për t’i kodifikuar ëndrrat në kujtesë. Megjithatë, ata nuk e përjashtojnë mundësinë që prodhimi i ëndrrave, në krahasim me memorizimin e ëndrrave, mund të dallojë midis dy grupeve, dhe konkludojnë: “Rezultatet tona sugjerojnë që kujtuesit e lartë dhe të ulët të ëndrrave dallojnë në memorizimin e ëndrrave, por nuk e përjashtojnë mun¬dësinë që ata gjithashtu dallojnë në prodhimin e ëndrrave.

 

 

Zbulimi në Mars, njësoj si në filmat fantastikë

Agjencia amerikane NASA ka publikuar foto të pabesueshme grumbuj nga rëra mbi sipërfaqen e Marsit, në trajtën e shkronjës v, të cilat sjellin ndërmend logon e Flotës së Yjeve nga seriali i popullarizuar shkencor-fantastik “Shtigjet e yjeve”. Këto trajta të pazakonshme i ka vënë re dhe i ka xhiruar me kamerën e tij HiRISE orbiteri i Marsit më 30 dhjetor të vitit 2013, por vetëm tani i janë prezantuar opinionit. Bëhet fjalë për një fushë dunash nga rëra në kraterin e madh, disa nga të cilat duket sikur sajojnë formacione, po ashtu në trajtë të shkronjës V, të ngjashme me ato që formojnë në tokë shpesët shtegtarë gjatë fluturimit, ose edhe avionët. Ekspertët e agjencisë NASA thonë se ato janë krijuar në saje të kombinimit të kushteve atmosferike dhe të terrenit dhe se kur bëhet fjalë për fushat me duna të rërës, shpërndarja dhe formimi varen nga sasia e rërës, shpejtësia e erës dhe topografia. Ky nuk është zbulimi i parë i misionit të NASA-s në Mars, që kujton pamje nga filmi “Shtigjet e yjeve, por këto ndoshta janë më interesantet.

 

Share it :