Komisioni i disiplinës/ Teuta, Skënderbeu dhe Tirana gjobiten për problemet me tifozët

Në radhët e të dënuarve të tjerë për tifozeritë ka qenë edhe skuadra e Partizanit dhe Bylisi

 Ndërkaq, Flamurtari dhe Laçi janë paralajmëruar për të mos kryer të njëjtat veprime

 

karriget bosh Në mbledhjen e djeshme, Komisioni i Disiplinës shqyrtoi edhe problemet disiplinore të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Përsëri vatra e problemeve për skuadrat e mëdha është problem i tifozëve. Gjithmonë ka pasur ekipe që kanë sjellë probleme. Skuadra korçare dhe ajo e Teutës janë dënuar për problemet me tifozët, ndërsa dënim i të njëjtit subjekt ka qenë edhe Bylisi e Tirana për ndeshjen e luajtur midis tyre.

 

 

KF Flamurtari, për sjellje të gabuar të tifozëve të saj paralajmërohet se në rast përsëritjeje do të jetë subjekt i ndëshkimeve që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive bazuar në nenin 13 të KDS.

2. Zëvendëstrajneri i KF Flamurtari, Johan Driza, për protesta ndaj vendimeve të gjyqtarit dhe gjeste e fjalë ofenduese dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 56.1/a të KDS.

3. KF Bylisi dhe KF Tirana, për dështime në përmbushjen e përgjegjësive, për sjelljen e spektatorëve të tyre dënohen secila me nga 50.000 mijë lekë gjobë bazuar në nenet 66.1 dhe 66.2 të KDS.

4. KF Partizani, për sjellje të gabuar të tifozerisë së saj dënohet me gjobë 50.000 mijë lekë bazuar në nenin 66.1 të KDS.

5. KF Skënderbeu dhe KF Teuta, për sjellje të gabuar të tifozerisë së tyre dënohen me gjobë prej 50.000 mijë lekë secili, bazuar në nenet 66.1 dhe 66.2 të KDS.

6. KF Laçi, për sjellje të gabuar të tifozëve të saj, në ndeshjen e Kupës me KF Skënderbeu paralajmërohet se në rast përsëritjeje do të jetë subjekt i ndëshkimeve që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive bazuar në nenin 13 të KDS.

7. Zëvendëstrajneri i KF Himarës, Shpëtim Imeraj, për protesta me gjeste dhe fjalë ofenduese ndaj vendimeve të gjyqtarëve dënohet me (dy ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 56.1/a të KDS.

8. KF Butrinti, për sjellje të gabuar të tifozëve të saj dënohet me 25.000 mijë lekë gjobë bazuar në nenin 66.2 dhe 136 të KDS.

9. Lojtari i KF Veleçiku, Gazmir Kurtaj, për protesta me fjalë ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 56.1/a të KDS.

10. Lojtari i KF Laçi, U19 Elisjan Laska, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 48.1/d të KDS.

11. KF Tomori U19 për mos paraqitje në ndeshje me KF Butrinti U19 dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 bazuar në nenin 55 të KDS.

12. KF Bylisi U17, për dështim në përmbushjen e përgjithësive në ndeshjen me KF Butrinti U17 dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 bazuar në nenin 65.2 të KDS.

13. Ekipi i futsall së Vllaznisë, për mos paraqitje në ndeshjen me ekipin e Flamurtarit futsall dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 bazuar në nenin 55 të KDS.

14. Komisioni i Disiplinës vlerëson se kërkesa e KF Bylisit, nuk është në kompetencë të Komisionit të Disiplinës për tu shprehur në lidhje me këtë çështje, palët duhet t’i drejtohen Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 3 (tre) ditëve në Komisionin e Apelit

 

 

 

Përurohet stadium i Porto Alegres

Presidentja e Brazilit, Dilma Rusef, ka përuruar stadiumin e ri të Porto Alegres, një prej 12 impianteve që do të presin Kupën e Botës “Brazil 2014”. Në ceremoninë e përurimit të “Beira-Rio” ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s Zherom Valcke, ministri i Sporteve Aldo Rebelo dhe ish-“Fenomeni” Ronaldo, anëtar i Komitetit Organizativ të Botërorit. Kryetarja e shtetit brazilian veshi një fanellë të kuqe të skuadrës lokale, internacional Porto Alegre, teksa Ronaldo i lejoi të shkelmonte edhe topin e parë.

 

 

Baloteli dëmtohet, 10 ditë jashtë fushave

Lajme të këqija për Milanin dhe Klarens Sedorfin. Milani komunikon në buletinin ku zbardhet edhe shkalla e dëmtimit të Mario Balotelit, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 10 ditë. Sipas komunikatës, sulmuesi ka pësuar një dëmtim në shpatullën e djathtë, por përjashtohet mundësia e frakturës. Sipas mjekëve të skuadrës, mundësia që sulmuesi të rikthehet i disponueshëm edhe më shpejt se ky afat është e madhe, por gjithçka do të konfirmohet gjatë ditëve të ardhshme. Ndeshja me Atletiko Madridin rezultoi jo pa pasoja edhe për mbrojtësin Matia de Shiljo, i cili vuan nga një dëmtim në kavilje, por koha e rikuperimit të tij mbetet ende një mister. Për t’u rikthyer Super-Mario do të humbasë ndeshjen e radhës kundër Sampdorias, por me shumë mundësi edhe atë të 2 marsit ndaj rivalëve të Juventusit.

Share it :