Për çiftet, më mirë fjetje në shtretër të veçantë. Të flesh vetëm të bën më mirë sesa të flesh me partnerin. Një ekspert britanik, i cili ka krijuar “laboratorin e gjumit”, thotë se studimet e kryera në 40 çifte nga mosha 20 deri ne 59 vjeç, nxorën konkluzionin se të fjeturit në shtretër të ndryshëm është zgjidhja më e mirë për të pasur një gjumë të qetë. Një gjumë i trazuar dhe me probleme shkakton depresion dhe shqetësime kardiake.
Bëhuni sa më seksi
Nuk është e domosdoshme që të jeni ndonjë manekine kulminante që të dukeni seksi! Më me rëndësi është gjendja e shpirtit tuaj sesa pamja juaj. Mësojeni këtë leksion të vogël, bëhuni sa më joshëse.
Çfarë ka të përbashkët këmisha e meshkujve e shpërthekuar në mënyrë diskrete me veshjet “body” në trupin tuaj? Të dyja këto pjesë të gardërobës mund të duken shumë seksi, vetëm në qoftë se dini se si t’i bëni këto. Secila femër veten mund ta shndërrojnë në femër shtrigë, në qoftë se nuk i ka masat më ideale. Femrës, e cila vendos të vishet në atë mënyrë, realisht i kërcënohet mundësia që të duket vulgare. Kufiri që përkufizon seksibilitetin nga vulgariteti është aq i hollë, saqë varet nga shumë faktorë, siç janë natyra e femrës, karakteri i saj, rrethi shoqëror, kultura e vendit ku jeton dhe moda aktuale. Duke e njohur karakterin e mashkullit, ekziston mundësia që e tërë kjo pamje ideale thjesht të mos ketë sukses.
Disa meshkuj fantazinë e orientojnë vetëm tek rrobat e bardha të brendshme nga pambuku, derisa të tjerët i duan vetëm rrobat “tango” dhe me dantella ekskluzivisht ngjyrë të kuqe. Pikërisht kjo ndryshueshmëri e joshjes edhe jep efektin e mirë! Në qoftë se tani ju duket se nuk po mund të gjendeni në këtë llojllojshmëri të shijes, mos harroni se joshja, pra së gjithash, është mënyrë e sjelljes.
Bëhuni e natyrshme, spontane. Mungesa e spontanitetit do të prishë tërë mundin tuaj. Thjesht, bëhuni e hareshme, e hapur dhe kuptueshme, qeshuni shlirshëm, kënaquni me ushqimin e mirë dhe me tregime të mira, lejoni që të flasin emocionet tuaja. Shkurt, kënaquni dhe njëkohësisht bëhuni ajo që jeni.
Ruajeni sekretin. Kurrë mos tregoni për aventurat tuaja të kaluara, kurrë mos e arsyetoni secilën vonesë tuajën, ndonjëherë gjatë bisedës me shoqet në prani të tij përmendeni kalimthi ndonjë emër mashkulli të panjohur, nuk duhet që çdo herë t’i ankoheni se jeni mërzitur duke e pritur, edhe në qoftë se është ashtu.
Flitni lirshëm për dashurinë. Femra seksi e do seksin. Në shoqëri flisni për seksin pa ngurrim, mirëpo të mos tingëllojë në mënyrë vulgare. Kur jeni vetëm me të, bëhuni diskrete sa më shumë të jetë e mundur. Pëshpëritja në vesh dëshirat tuaja më djallëzore dhe më të vërteta. Për një çift të dashuruar është shumë me rëndësi shfaqja e dyanshme e dëshirave, mirëpo në qoftë se deri tani nuk keni pasur rastin për këtë, përgatiteni partnerin me kujdes për një gjë të tillë.
Koordinoni dëshirat tuaja ashtu siç do t’i koordinonit dëshirat e mashkullit që dëshironi ta keni? Gjeni kohë dhe kënaqeni trupin tuaj, relaksojeni trupin tuaj. Relaksimi do t’ju mbushë me vetëbesim, do të dëshironi sërish të pushtoni tërë botën. Mos harroni armën e besueshme: pasqyrën shpëtimtare dhe dollapin tuaj magjik të grimit që e keni në vendin tuaj privat – në banjë.
Imtësitë e rëndomta do t’ju jenë shumë të rëndësishme. Mos lë mangët as befasinë më të vogël: në telefonatën e shkurtër ia tregoni dëshirën tuaj, blini verë të mirë për mbrëmje intime në dritën e qiriut, bëjani një masazh në qoftë është i padisponuar, përkëdheleni. Bëhuni zemërgjerë…
Largojeni monotoninë… – fjala magjike është: be-fa-so-je-ni! Sot femrat e kanë iniciativën, edhe pse kjo nuk është rregull.
Tregojeni karakterin tuaj. Pa kurrfarë ngurrimi shfaqeni mendimin tuaj. Mos iu frikësoni mospajtimeve, por as konflikteve të hapura. Meshkujt i duan femrat të cilat mbrojnë qëndrimin e vet, dhe një minutë pas grindjes futen në përqafimin e tyre.
Tregojeni atë me shikim, me shikim rrëzojeni përtokë dhe mos i lini asnjë fije dyshimi në qëllimet tuaja. Më vonë fjalët do të jenë të tepërta.
Si të keni marrëdhënie të mira
Këshilla për një marrëdhënie të mirë
Në një marrëdhënie seksuale duhet të përpiqen të dy partnerët. Kjo është këshilla më e mirë sipas studiueses Ellen Gim. Ajo thotë se është e kotë që partnerët t’ia hedhin fajin njëri-tjetrit sepse kjo shton edhe më shumë problemet. Ajo që duhet bërë është të gjendet një zgjidhje. “Nuk duhet besuar asnjëherë se është gjetur princi apo princesha e kaltër, asnjë individ nuk është perfekt, ndaj partnerët duhet të mësohen të jetojnë me defektet e njëri-tjetrit”, – shprehet Gim. Në librin e saj “Couples” ajo jep disa këshilla të cilat mund të përmirësonin një marrëdhënie.
1. Bisedoni
Është thënë dhe rithënë shumë herë, baza e seksit është komunikimi. Në ndihmë të kësaj ideje vjen një histori e shkurtër nga studiuesi Donald Strassberg. Bisedat seksuale nuk mund të rezultojnë gjithmonë ashtu siç dëshirohet. Ndoshta çiftet mes tyre kanë dëshirën për t’i thënë njëri-tjetri gjërat që do të donin të bënin, si, kur apo ku, por frika e një përgjigjeje negative bën që t’i mbajë të mbyllura këto kërkesa.
Duket e çuditshme që mund të jetë kaq e vështirë, por në fakt për shumë njerëz është vërtet kështu. Për disa arsye një mashkull/femër pret që të “rritet” menjëherë seksualisht, duke besuar se di gjithçka dhe se është i aftë të bëjë gjithçka.
Por askush nuk mund t’ua mësojë teknikat e seksit më mirë se personi që keni në krah. Kërkon kohë dhe mbështetje, por në thelb të gjithçkaje qëndron komunikimi.
2. Qëndroni në formë
Kjo është gjëja më e mirë që duhet të bëjë një mashkull/femër për t’u pëlqyer gjithmonë nga partneri. Përpara se mijëra njerëz qejflinj të shkruanin për “pranimin e shëndoshjes”, studimet më të fundit kanë treguar se njerëzit mbi peshë kanë dëshirë të ulët për seks dhe libido të dobët.
Partnerët treguan se nëse njeriu prej tyre ishte shumë i dhënë pas të ngrënit dhe tjetri jo, marrëdhënia e tyre fillonte të vuante. Kjo ka një shpjegim. Kur meshkuj janë mbi peshë niveli i hormonit të testosteronit tek ata bie.
Duke pasur kilogramë të tepërta edhe mundësia për të vuajtur nga sëmundje të tilla si diabeti, pagjumësia, sëmundjet kardiovaskulare është më madhe, të gjitha këto ndikojnë në kënaqësinë që merrni gjatë kontaktit seksual.
Lajmi i mirë është se orari i gjatë i punës mund të shtojë numrin e hormoneve seksuale tek meshkujt dhe femrat duke lënë mënjanë gjërat negative.
3. Hidhni poshtë bindjet seksuale.
Njerëz të ndryshëm e mendojnë seksin në mënyrë të ndryshme dhe kur ai nuk rezulton i tillë, mërziten. Seksi supozohet të jetë i kënaqshëm, dehës, intim, por në të njëjtën kohë mund të jetë i egër, qetësues dhe zbulues. Ndaj nuk duhet të shqetësoheni asnjëherë nga mënyra se si kryet njëherë marrëdhënie dhe cilat ishin emocionet që morët, sepse gjatë aktivitetit seksual do ta përjetoni seksin në të gjitha format





