Vëzhgimi, sa borxh do të ketë çdo shqiptar gjatë 2014-ës

Borxhi për frymë për këtë vit kap shifrat maksimale prej 37 mijë lekë (të reja), nga 32 mijë lekë që ka qenë një vit më parë gjatë 2014-ës. Borxhi për frymë rritet me 13%

 

paraBorxhet që qeveria ka marrë kohët e fundit, nuk janë gjë tjetër veçse një borxh që kanë qytetarët shqiptarë. Nëse do të bënim një llogaritje të të gjitha borxheve që ka shteti, sot një fëmijë që lind ka borxh 37 mijë lekë. Një shifër kolosale, nëse merret për bazë numri i vogël i popullsisë dhe burimet që ka vendi ynë. Në një studim të bërë pak ditë më parë nga Open Data Albania, ka treguar se borxhi në krahasim me 2013-ën ka pësuar një rritje me rreth 13%. “Borxhi publik për frymë llogaritet si raport i stokut total të borxhit ende të pashlyer në një vit të caktuar me popullsinë e regjistruar për atë vit. Në terma të thjeshtë, ai shpreh mesatarisht “sa borxh publik mbart” secili prej nesh apo “sa i takon të shlyejë” nga borxhi i marrë ndër vite nga qeveritë. ODA, ka marrë në shqyrtim ecurinë e këtij indikatori në vitet 2010-2014, i cili shfaqet në grafikun në vijim. Ecuria e tij ka qenë në rritje nga viti në vit, sidomos në dy vitet e fundit: 2013-n dhe parashikimin për vitin 2014, në të cilat ritmet e rritjes kanë qenë më të larta. Për vitin 2013 borxhi për frymë shënon 326 999 lekë apo 11.16% më shumë se sa në vitin 2012”- thuhet ën studimin e ODA.

 

2014

 

Në 2014-ën pritet që kjo vlerë të arrijë në 370 224 lekë, që është 13.22% më shumë se një vit më parë apo 43 226 lekë që i shtohen borxhit për frymë që mbarte çdo banor i Shqipërisë në 2013-ën. Kjo do të thotë se një familjeje mesatare prej 4 personash në vitin 2014 i është rritur borxhi me 172 904 lekë, për të arritur në nivelin 1 480 896 lekë. Në ecurinë e borxhit për frymë ndikon në të njëjtën kohë stoku i borxhit dhe popullsia. Grafiku në vijim jep trendin e tyre, duke pasqyruar qartë se rritja e stokut të borxhit është faktori mbizotërues që shpjegon rritjen e borxhit për frymë nga viti në vit. Megjithatë, edhe tkurrja e popullsisë ka ndikuar në rritjen e borxhit për frymë, por në masë shumë më të vogël se sa rritja e stokut të borxhit. Borxhi total për vitin 2014 është rritur me rreth 120,4 miliardë lekë krahasuar me vitin 2013, ndërsa rritja 2012-2013 ishte rreth 83,7 miliardë lekë. Përveç huamarrjes për të mbështetur buxhetin dhe projektet e huaja, këtë vit në rritjen e borxhit ka ndikuar edhe përfshirja e pagesës së detyrimeve të prapambetura për 35 miliardë lekë e cila do të përdoret për shlyerjen e detyrimeve në sektorin e infrastrukturës dhe detyrimet tatimore.

 

 

80 pemë të reja i shtohen kryeqytetit, Bashkia: Tirana e gjelbër, prioriteti ynë!

 Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me një kompani celulare, ka mbjellë dje 80 drurë dekorativë, përkatësisht 50 panja amerikane dhe 30 albicia. Pemët janë mbjellë në dy prej rrugëve të kryeqytetit ku mungonte gjelbërimi. Vetëm në këtë sezon, Bashkia e Tiranës ka mbjellë rreth 3000 bimësi dekorative. Nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, tha se në një hark kohor prej afro 2 vitesh e gjysmë janë mbjellë rreth 16 mijë pemë e bimësi dekorative. “Sot (dje) kemi mbjellë 80 pemë dekorative në dy rrugë kryesore që drejtojnë në qendër të Tiranës. Është një sinjal i mirë por edhe një provë e këmbënguljes së Bashkisë, standardit të saj të lartë për të gjelbëruar çdo rrugë të Tiranës, për të rritur hapësirat e gjelbra. Me mbjelljen e pemëve, ne kemi mbjellë këtë sezon rreth 3000 bimë, pemë dekorative në qytetin e Tiranës dhe në afërsisht në dy vite e gjysmë të administratës së Bashkisë, rreth 16 mijë pemë e bimë dekorative. Është përqasja jonë e tillë, për të rritur hapësirat e gjelbra, për t’i shtuar këto hapësira atje ku ato ndihmuar dhe përmes rikualifikimit urban, ne i kemi shtuar sipërfaqe shtesë Tiranës, afërsisht 27 mijë metra katrorë gjelbërim”, – u shpreh nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo.

 

Share it :