Fjolla Morina vetëm pak ditë më parë me Stresin ka publikuar një projekt të përbashkët. Kënga “Jena ba tym” karakterizohet me skena të nxehta e me shumë tym. “Më pëlqen ky projekt, sepse u tregojmë të gjithëve që ne shfaqemi edhe me muzikë ‘house’. Kjo këngë me vargje ironike ndaj kujtdo që do t’i djegë janë shkruar nga Threedots, ndërkaq video nga Imagine Films. Klipi është perfekt në çdo detaj. Me pak fjalë, jemi përpjekur të sjellim një këngë ndryshe e seksi dhe mendoj se ia kemi arritur”, – është shprehur këngëtarja për mediat.
Provokon Anxhela
Anxhela Martini ka vazhduar me provokimet e saj ndaj publikut. Supermodelja e njohur shqiptare ka postuar vazhdimisht fotografi në rrjete sociale. Ajo së fundmi është shfaqur shumë provokuese në Instagram. Fotot janë bërë nga fotografja e njohur Victoria Jashanavili, ku ajo është pothuajse e zhveshur. Anxhela, e cila festat e fundvitit i kaloi në Zvicër, ku jeton familja e saj, është kthyer për të vazhduar karrierën e saj në Amerikë, ku edhe e udhëheq një kompani të veshjeve të brendshme.
Rita, gati për filmin e ri
Dukej madhështore. Rita Ota ka arritur të martën në aeroportin e Vankuverit në Kanada, ku pritet të nisë xhirimet e filmit “Fifty Shades of Grey”. Këngëtarja do të paraqitet në rolin e Mias. 23-vjeçarja u pa në aeroport e veshur me fund të shkurtër ngjyrë të zezë, por kur u pa në qytet, ajo kishte një pamje krejtësisht tjetër. Edhe pse dukej pak si e përgjumur, me buzëkuqin e saj të zakonshëm, ajo shkëlqente, si çdoherë.
Bleona prezanton vilën e saj luksoze në SHBA
Që jeta e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është si parajsë, kjo gjë tashmë dihet pasi jemi mësuar, që gjithmonë të shfaqet si një nga këngëtaret më me teka të skenës shqiptare. Këtë radhë, ajo bie në sy, jo me shfaqje nudo, por me prezantimin e vilës super luksoze, në të cilën jeton bashkë me prindërit dhe qenin e saj.





