Vëllai dëbon motrën se fliste me tutorin e saj,rrihet nga gardistët

Elton Qyno

Arrestohet kapteri i gardës Ermal Mrriku dhe Edison Canaj. Rrëmbien e dhunuan 23-vjeçarin

 

largea_pranga_021349193017Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku dy efektivë të Gardës së Republikës, janë vënë në shërbim të një të dënuari që vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës, duke rrëmbyer dhe keqtrajtuar për rreth një orë një 23-vjeçar. Ermal Mrriku me detyrë kapter në Gardëne  Republikës dhe shoku i tij, Edison Canaj, kanë marrë peng shtetasin me inicialet R.B. pasi ky i fundit ka dashur të nxjerë jashtë shtëpisë motrën e tij. Konflikti që në nisi në ambjentet e familjes, përfundoi në veshin e një të burgosuri për prostitucion në burgun e Fushë-Krujës. Në pamundësi për tu hakmarë ndaj 23-vjeçarit, i burgosuri ka telefonuar shokun e tij, Ermal Mrruku duke i kërkuar këtij të fundit një nder, për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e ish-kunatit të tij 23-vjeçarit me inicialet R. B. Këtij urdhëri i është bindur makismalisht efektivi i gardës, I cili ka marrë me vete dhe një mikun e tij në gardë shtetasin Edison Canaj. Së bashku këta persona kanë kapur, 23-vjeçarin në një rrugë dhe pasi e kanë marrë me vehte në makinë, kanë udhëtuar në djalje të Tiranës, ku dhe e kanë keqtrajtuar për një orë me radhë, duke i shkaktuar plagë në trup. Pas lënies së tij të përgjakur, i dhunuari ka shkuar në komisariatin numër 6, në kryeqytet, ku dhe ka bërë kallzimin. Një ditë më pas, forcat e policisë së këtij komisariati kanë identifikuar dhe vënë në pranga dy 27-vjeçarët, Mrruku e Canaj.

Motra prostitutë

Shkak për këtë ngjarje ka qenë motra e të dhunuarit, të cilën vëllai ka dashur ta nxjerrë nga shtëpia. Disa vite më parë, ajo ka qenë e martuar me një person, i cili vuan aktualisht dënimin në burgun e Fushë-Krujës, për shfrytëzim prostitucioni. Ai shfrytëzonte bashkëshorten e tij dhe sipas policisë, pas prangosjes e dënimit, gruaja, njëkohësisht dhe viktimë e shfrytëzimit të tij, është divorcuar dhe ka shkuar në familjen e prindërve të saj, me të cilët jeton dhe 23-vjeçari. Mirëpo gjatë kësaj kohe qëndrimi ajo ruante kontaktet me ish-bashkëshortin dhe tutorin e saj. Burime policore kanë pohuar, se kur vëllai ka mësuar që motra e tij kishte ende kontakte me njeriun që e ktheu në prostitutë, i ka kërkuar asaj të dalë nga shtëpia. E trembur se do të mbetej pa strehë, gruaja sërish i ka kërkuar ndihmë ish-bashkëshortit që të ndërhynte për këtë situatë. I gjendur pas hekurave dhe në pamundësi për të ndërhyrë vetë, ka kontaktuar dy të njohur të tij dhe konkretisht Erman Mrrukun e Edison Canajn, të cilëve, sipas policisë, u ka lënë porosi që të takojnë vëllain e ish-bashkëshortes dhe ta keqtrajtojnë e kërcënojnë, me qëllim që të mos e nxjerrë të motrën nga shtëpia. Dy të shokët gardistë kanë zbatuar porosinë e mikut të tyre dhe sipas burimeve nga komisariati numër 6 i Tiranës, e kanë rrahur atë për afro një orë në periferi të kryeqytetit.

Arrestimi nga policia

Ngjarja e rëndë është rregjistruar në 11 korrik, por arrestimi i dy efektivë të Gardës së Republikës është bërë dy ditë më parë. Ermal Mrriku dhe Edison Canaj, janë prangosur nga forcat e komisariatit nr. 6, ku gjatë ndalimit ata kanë pretenduar se janë punonjës të gardës dhe se nuk kishin kryer asnjë krim. Mirëpo gjatë shoqërimit në polici dhe ballafaqimit me 23-vjeçarin, ata kanë pranuar se e kishin keqtrajtuar atë, për shkak të një konflikti të hershëm që bënte fjalë për mos rikthimin e një shume lekësh. Por kjo alibi nuk i ka ecur dy autorëve të krimit, të cilët tashmë janë akuzuar për heqjen e paligjshme të lirisë së tjetrit dhe dhunës fizike. Sipas policisë rrëmbimi i 23-vjeçarit është bërë me forcë, ku Edison Canaj ka qënë ai që ka marrë me forcë dhe ka future në makinë të riun. Ndërkohë që Mrroku që ka qënë në timon i ka dhënë me shumë shpejtësi makinës, duke u larguar jashtë Tiranës, ku dhe e ka ketrajtuar për rreth një orë me rradhë. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë në pyetje është marrë dhe motra e të dëmtuarit e cila ka treguar se kishte qënë ajo që i kishte pohuar ish-burrit, se vëllai i saj kërkonte nxjerjen nga banesa, si pasojë e komunikimeve të vazhdueshme që ka pasur me të. Aktualisht çështja i është referuar prokurorisë dhe se pritet që në ditët në vijim dy efektivët e gardës të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

 

Hetimi për pasurinë

ILDKP, skaner pasurisë së 91 zyrtarëve të shtetit

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurise ka nisur një kontroll dhe verifikim të deklaratave të pasurisë së 91 zyrtarëve të lartë. Siç njoftohet, në listën e zyrtarëve që janë të përfshirë në hetimin pasuror janë gjyqtarë, prokurorë, anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, drejtues të doganave e tatimeve si dhe disa kryetar bashkie e prefektë. Sipas këtij institucioni, janë 21 gjyqtar dhe 20 prokuror, të cilët do të shpjegojnë për origjinën e pasurisë së tyre. Ata do të pyeten dhe do tu kontrollohet deklarata e pasurisë së tyre që kanë bërë. Nese gjatë hetimeve, do të vërehen pasktësi në mospërputhjen e të ardhura dhe pasurisë së tyre, atëherë drejtuesit e inspektoriatit do të kallëzojnë penalisht në prokurori për akuzën e fshehjes së të ardhurave, të gjithë personat që dyshohet se fshehin pasurinë. Një praktikë e tillë është ndjekur dhejtëra herë nga ana e drejtuesve të këtij organi, por shumë kallëzime kanë firuar në dyert e prokurorisë. Kjo pasi prokuroria i ka qujatur shkeljet e konstatuara si shkelje administrative dhe jo penale dhe për pasojë është vendosur pushimi i gjykimit. Mirëpo edhe ato pak dosja që janë dërguar në gjykatë dhe se të pandehur kanë qënë zyrtarë të lartë deri në rrang ambasadorësh, ka qënë gjykata e Tiranës ajo që i ka dhënë pafajësi të pandehurve në sallën e gjyqit, duke sjellë dështimin e plotë të kësaj skeme. Pas ardhjes në krye të prokurorisë së Adriatik Llallës, ky fundit vendosi shfuqizimin e disa urdhërave për pushimin e hetimeve dhe rifilloi sërisht çështjet e kallëzuara prej tij në prokurori, gjatë kohës së drejtimit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë.

Ngjarja tek shkolla “Partizani”, vritet me 9 plumba Edmond Dervishi

Qëllohet me 9 plumba Edmond Dervishi. Një person i vetëm i ka zënë pritë në hyrje të pallatit, dhe se pikërisht në momentin kur Dervishi ishte duke hyrë në pallat, është qëlluar pas shpine plot 9 herë duke mbetur i vdekur në vend. Ngjarja e rëndë është rregjistruar rreth 22:00, kur viktima kishte dalë nga një lokal dhe ishte drejtuar i vetën në banesën e tij. Siç duket autori e ka survejuar për një kohë të gjatë derisa ka pritur momentin e fundit, që Edmond Dervishi të ishte i vetëm. Ai ka zgjedhur hyrjen e pallatit ku ishte errësisë dhe se sipas policisë e ka qëlluar objektin nga afër. Krismat e pistoletës kanë alarmuar zonës e shkollës gjimnazit “Partizani”, dhe se shumë banorë kanë dalë në ballkon dhe dritare për të parë se çfarë kishte ndodhur. Një patrullë policie që ka qënë afër zonës ka shkuar me shpejtësi në vendin e krimit, por pa mundur të ndalojë autorin e këtij krimi të rëndë që mendohet se është larguar me një automjet të zi. Dervishi, ishte banor në katin e tretë të pallatit dhe se dhjetë vite më parë atij i kanë vrarë vllanë në në një atentat me armë. Në vendgjarje kanë shkuar forca të shumta policie ku kanë marrë në pyetje disa prej banorëve të zonës. Ata kanë treguar se viktima njihej në zonë si person jo problematik, ndërkohë që nuk kishin arritur të shihnin autorët e vrasjes për shkak të errësirës. Policia e Tiranës, ka ngritur disa postoblloqe në rrugë, por që në fakt deri në orët e vona të natës nuk është bërë e mundur arrestimi i autorit të krimit. Hetimet për këtë vrasje vijojnë për të identifikuar mautorin që qëlloi mbi Edmond Dervishin.

 

 

Share it :