Yves Jongen: Rrezatimi shkon tek tumori dhe jo në tru
20.000 persona të trajtuar
Në vitin 2030 rastet e të sëmurëve me kancer priten të shkojnë në 22 milion sipas ekspertëve. Sëmundja e kancerit njihet nga të gjithë si vdekjeprurëse, këtë e dëshmojnë edhe shifrat alarmanet e të prekurëve nga kjo sëmundje . Format e shfaqjes janë nga më të ndryshmet edhe më të rrezikshmet për shëndetin e njeriut. Qindra sëmundje prekin organizmin e njeriut, duke përkeqësuar gjendjen tonë shëndetësore. Shkaqet nga të cilat vijnë këto sëmundje janë nga më të ndryshmet, ato lidhen me mënyrën tonë të jetesës, si dhe me genin.
Protoni
Yves Jongen inxhinieri dhe kërkuesi belg ka ndërtuar qendra trajtimi për kancerin në të gjithë botën duke vënë në dispozicion të qytetarëve terapinë e protonit. Shumë pacientë kanë shpresa të mëdha tek kjo terapi , për shkak të avancimit që ajo ka karhasuar me terapinë rrezatim X. Për këtë arritje, Yves Jongen është vlerësuar me çmimin europian të kërkimit. “U bënë 20 vjet që merrem me zhvillimin e terapisë së protonit. Terapia e protonit është vepra e jetës time. Kam kaluar me qindra orë mbi këtë pajisje, duke i ndërruar pjesët, me qëllim që ajo të funksionojë shumë mirë dhe që ajo të jetë krejtësisht e besueshme. Pra, kjo pajisje është vërtet fëmija ime”, u shpreh kërkuesi belg. Kur Jongen filloi të studjojë hollësisht terapinë e protonit në vitet 70, për të ishte e qartë, se trajtimi i kancerit me këtë lloj terapie kishte një avantazh të madh krahasuar me rrezatimin tradicional. “Ja ku keni trajtimin që i bëhet sot kancerit me rrezatimin e rrezeve X. Mund të trajtohet tumori dhe të shërohet, por dëmtohet truri. Rrezatimi proton shkon i tëri te tumori dhe jo në tru. Pra, është një terapi shumë më e mirë”,pohoi krijuesi. Rrezet e protonit depërtojnë në trup me një shpejtësi prej 650 km në orë. Përmes magneteve, ato arrijnë të shkatërrojnë tumorin duke dëmtuar ADN e tij. Terapitw e mira gjatë periudhës që Jongen bënte zbulimin e protonit, kanë qenë jashtëzakonisht të shtrenjta. Cikloni 30, ka qenë arritja e tij e parë dhe e madhe, që u përdorë për trajtimin e sëmundjes. “Vështirësia që kisha në fillim ishte, që pajisja që përdorej deri atëherë për terapi të tilla ishte kaq e ndryshme, saqë asnjë s’e besonte se ideja jonë mund të funksiononte një ditë. Të tjerët kujtonin se isha i çmendur”, thekson Jongen.
Vlera
Terapia e protonit megjithëse ishte tepër e kushtueshme për tregun, Jongen bëri çmos që ajo të bëhej e përballueshlme për shumicën e pacientëve me kancer. “Nëse duam ta vëmë terapinë e protonit në dispozicion të shumë pacientëve. Duhet që pajisjet të jenë më të vogla dhe më të lira. Dhe ky ciklotron bën ekzaktësisht këtë”, shton ai. Kjo qendër trajtimi ka shpëtuar miliona njerëz në të gjithë botën të cilët vuajnë nga kanceri. Ndaj krijuesi i kësaj terapie ndihet mjaft i lumturë që i ka dhënë shpresë mijra njerëzve në nevojë, për Jongen çdo njeri vlen. “Kur shkojmë në një qendër trajtimi me proton dhe shohim pacientët të trajtohen me një system si ky, atëherë ndihemi mirë për atë që kemi bërë. Sidomos kur shohim fëmijë që trajtohen me proton”, nënvizoi kërkuesi belg. Jongen nëpërmjet trajtimit proton i ka ardhë në ndihmë të gjithë të sëmurëve me kancer, duke i dhënë atyrë shansin për të jetuar më gjatë , me një çmim të përballueshëm.
Parandalimi i kancerit
Megjithëse nuk ekziston një mënyrë e garantuar nga ana mjekesore për të parandaluar kancerin, ne kemi në dorë uljen e rrezikut për të zhvilluar kancerin duke:
– mos konsumuar duhan
– bërë një jetë sa më aktive duke zhvilluar rregullisht aktivitete sportive dhe duke mbajtur një peshë sa më normale.
– evituar expozimin për një kohë të gjatë ndaj rezeve UV të diellit dhe duke përdorur krem mbrojtës.
– duke u konsultuar rregullisht dhe duke bërë rregullisht “check up” të përgjitheshëm për të kapur kancerin në fazat e para.
Plazhit të Durrësit, i mungojnë rojet bregdetare
Në plazhin e Durrësit mungojnë rojet bregdetare, kullat e vëzhgimit megjithëse ekzistojnë janë jashtë funksionit të tyre. Ndaj për këtë problem janë ankuar edhe pushuesit të cilët e vuajnë këtë mangësi. Edhe pse sezoni veror ende nuk ka filluar plotësisht, numri i aksidenteve detare është shtuar. Në të gjitha stacionet e plazheve të Durrësit, si Shkembi Kavajës, Golem apo Gjiri Lalzit vihet re mungesa e rojeve bregdetare pavaresisht se prezenca e tyre do të mund të shpëtonte jetë. Pushuesit shprehen të shqetësuar nga kjo mungesë e domosdoshme e qëndrave të tilla, ku nuk i kushtohet vëmendja e duhur garancisë së jetës së tyre.Të vetmet mjete që janë në efiçencë përsa i përket ndërhyrjes në aksidente detare janë ato të policisë kufitare. Distanca e tyre e largët me plazhet bën të domosdoshëm funksionimin Erojeve bregdetare, si një garanci e dyfishtë për të shmangur aksidentet detare. Ndërkohë, në disa prej stacioneve të plazhit, mungon sinjalistika mbi distancat e lejuara për notim, apo informacioni i veçorive të bregdetit.
Vizitorët të tërhequr nga Banjat e Bënjës
Banjat e Bënjës në komunën e Petranit të qytetit të Përmetit janë vizituar këto ditë jo vetëm nga vendas por edhe të huaj, pasi mbeten një vend jo vetëm argëtimi, por edhe kurimi. Ujërat termale të banjave të Bënjës shërbejnë për kurimin e një sërë sëmundjesh që lidhen me infeksionet e lëkurës, stomakut dhe reumatizmës. Sipas mjekut Konstandin Leka nga analizat e tij ka rezultuar se ujerat termale të banjave të Bënjës janë ujera sulfurore të saturuara mesatarisht me tempertaurë që varion nga 25 gradë ato të krahut të djathtë deri në 29 gradë ato të krahut të majtë. Por me gjithë cilësitë e këtyre ujërave perspektiva e banjave të Bënjës në fakt nuk duket dhe aq optimiste. Ndërtimi i hidrocentraleve me konçesion si dhe ndarja e pronave rrezikojne ta degradojne këtë pasuri të paçmuar. Sipas banorëve të zonës dhe frekuentuesve të rregullt të këtyre ujerave ndërtimi i një centrali elektrik do të ndikojë negativisht, duke sjellë edhe demtimin e rëndë të florës dhe faunës në zonë. Ndërsa banjat e Bënjës vazhdojnë të mbeten preferenca e të gjithë atyre pushuesve që i vendosin pushimet e tyre midis relaksit dhe kurimit, së fundmi KRRTRSH ka miratuar ndërtimin e 2 hidrocentraleve mbi lumin Lengaricë në komunën Petran të Pëmetit pa marre parasysh ligjin “Për shpalljen e zonave të mbrojtura të monumenteve të natyrës” të vitit 2002. Banjat e Bënjës renditen në vëndet me vlera kurative universale dhe destinacionet më të veçanta turistike të rajonit jugor për shkak edhe të peisazhit të papërsëritshëm që ofrojnë kanioni dhe ura e vjetër e Langaricës.





