Nuk lejon graun të takojë fëmijët sulmon me lëndë djegëse ish-burrin

gruajaBashkëshortja keqtrajtoi burrin, nuk lejo ta takonte vajzën. Historia e çiftit Bajo në Tiranë

Një burrë ka kallëzuar ish-gruan e tij për keqtrajtim dhe sulm me substance djegëse në fytyrë, por që nuk ka arritur ta, çojë çështjen deri në gjykatë, pasi prokuroria e Tiranës nuk ka gjetur shkelje ndaj gruas. A. Domi, e ka qëlluar disa herë me grushta bashkëshortin e saj, teksa ky i fudnit kishte shkuar në shkollën “Vasil Shanto”, për të marrë vajzën e tij. Mirëpo sapo ka kapur vajzën për dore dhe është drejtuar në drejtim të derës së jashme, A. Bajo, ka vënë re se aty e priste ish-mbashkëshortja së bashku me të vëllanë e saj. Në këtë moment, ata kanë filluar ta ketrajtojnë A.Bajon, duke e qëlluar me grushta e shkelma, ndërkohë që vajza e mitur e trembur nga kjo situatë ka vrapuar me vrap, në ambjentet e brendshme të shkollës “Vasil Shanto”, por nuk ka mundur të shpëtojë nga e ëma, e cila rezulton ti ketë hedhur në trup një lëndë biologjike djegëse. Teksa ndodhej nën dhunën fizike, ish-bashkëshorja e A.Bajës i ka hedhur në fytyrë edhe këtë të fudnit lëndën djegëse. Pasi e ka marrë veten, A. Bajo, i është drejtuar komisariatit nr.2 në Tiranë ku dhe ka bërë kallëzim penal, së bashku me vajzën e tij. Çështja më pas i është rreferuar prokurorisë së Tiranës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme, por që shumë shpejt prokuroria ka vendosur të pushojë hetimet, duke e konsideruar djegin me lëndën biologjike të shkallës së parë dhe që nuk hyn në katergorinë e plagosjes apo dëmtive të tjera. Ndërkohë që shkak i sulmit të gruas ndaj burrit ka qënë, mos lënia e shtetases A.Domi, për të takuar fënmijët e saj, gjë e cila i ka shkaktuar depresion ish-gruas.

Ngjarja tek “Vasil Shanto”

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 28 Janar 2013, shtetasi A. Bajo ka bërë kallëzim nëe Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë, kundër ish- bashkëshortes së tij shtetases A.Domi për dhunë të ushtruar ndaj tij dhe vajzës së tyre të mitur V.B. Në këtë kallëzim nga ana e kërkues- ankuesit është pretenduar se më datë 28 janar 2013, rreth orës 11:00, ai ka qënë në shkollën “Vasil Shanto”, për të marrë vajzën e tij V. B. Tek porta e shkollës është afruar shtetesja A.Domi, ish- bashkëshortja e tij, me të cilën kishte tre vjet që ishte divorcuar, dhe që kishin tre fëmijë që jetonin me kërkuesin –ankues dhe prindërit e tij. Sipas kallëzuesit shtetësja A.Domi ka qënë e shoqëruar me vëllanë e saj shtetasin Ermal Domi. Në këto moment vajza është trembur dhe ka hyrë në ambjentet e shkollës, ndërkohë që kallëzuesi është goditur me shkelm në kraharor nga vellai i ish-bashkëshortes, shtetasi Ermal, ndërsa gjithnjë sipas kallëzuesit shtetësja A.Domi i ka hedhur në fytyrë një sprajt djegës, duke kërkuar ndjekjen penale të shtetases A. Domi dhe shtetasit Ermal Domi.

Burri thyeu vendimin

Për të sqaruar rrethanat e faktit nga ana e prokurorit janë marrë deklarime nga shtetesja A. Domi, janë administruar vendimi gjyqësor Nr 8551, datë 01.11.2011, çertifikatë familjare nr 00263081, datë 29.10.2012, praktika e dosjes përmbarimore. Janë marrë të dhëna nga fëmija e mitur V. Bajo, nga mesuesja Nexhmije Beja, roja i shkollës Dragush Lika, shtetasi Ermal Domi. Në arsyetimin e vendimit të mosfillimit nga ana e prokurores ndër të tjera theksohet fakti se kallëzuesi Armand Bajo, nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për ti lënë vajzat në kujdestari të ish gruas së tij, madje bëhet pengesë që e ëma të takojë vajzat, duke i krijuar asaj një presion të pashmangëshëm psikologjik.

 

 

Ngjarja në Elbasan

Plagoset me thikë, kasapi i bagëtive

Një kasap mbeti i plagosur gjatë një sherri banal. Fatmir Kalemi pronar i një dyqani të tregtimit të mishit në Elbasan ka mbetur i plagosur me thikë pas sulmit nga një person. Ngjarja ndodhi në lagjen “11 nëntori” gjatë orëve të mesditës. I plagosuri është dërguar në spital e ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Nga pyetja e personave në vendin e krimit, është mësuar se mes kasapit dhe autorit të krimit ka lindur një debat për motive të debëta dhe më pas mes të dyja palëve konflikti ka vijuar në përplasje fizike. Si pasojë e kësaj situare, Kalemi ka marrë plagë të rënda me thikë, ndërsa autori i krimit është larguar pa u dëmtuar nga kjo përplasje. Tashmë policia e Elbasanit ka nisur kërkimet për autorin e krimit, ndërkohë që Fatmir Kalemi është shtruar në urgjencën e këtij spitali dhe se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Aksidenti

Makina përplas të mushuarën, në kërkim autori

Një grua e moshuar është parplasur dje nga një automjet në autostradën Tiranë-Durrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes ku 69-vjeçarja S.Neza teksa ishte duke kaluar rrugën është përplasur nga një automjet, drejtuesi i të cilës është larguar menjëherë pas aksidentit. E moshuara është dërguar në Spitalin ushtarak ku mësohet nga mjekët se është në gjendje të rëndë. Ndërkohë policia po heton shkaqet e aksidentit dhe ka shpallur në kërkim drejtuesin e makinës. Tashmë ky i fundit është identifikuar dhe se uniformat blu kanë shkuar në banesëne  tij për kë kryer kontroll por që në fakt nuk kanë arritur ta gjejnë aty. Kërkimet e uniformave blu janë shtrirë edhe në banesat e disa prej shokëve dhe miqve më të gushtë btë autorit të këtij aksidenti por që në fakt kërkimet kanë qënë pa rezultat. Pavarëisht kësaj situate, uniformat blu ngritën akuzën e Shklejes së rregullave të qarkullimit rrugor ndaj personit që aksidentoi në gjëndje të rë të moshuarën.

 

Itali, kapet 1.2 ton hashash dhe një sasi e kunsiderueshme armësh

Heqja e moratoriumit të skafeve nga ana e Shqipërisë, ka rritur kohët e fundit prezencën e gomoneve që nisen nga vendi ynë dhe përfundojnë në brigjet italiane. Në shumë raste këto gomone transportojnë lëndë narkotike të sasive të ndryshme si dhe sasi të mëdha me armë dhe municione. Një rast i tillë ka nodhur në bregdetin e Pulias, ku dy policitë e Leçes dhe Varezes kanë organizuar një operacion detar dhe tokësor për kapjen e një sasie drogeje që vinte me gomone nga Shqipëria e mbushur me drogë dhe armë. Trafikantët kanë arritur ta zbresin mallin e tyre në tokë dhe më pas ta hipin në një furgon, por pikërisht kur mjeti kishte përshkuar disa qindra kilometra, kanë ndërhyrë forcat e policisë që kanë bërë të mundur sekuestrimin e një ton e dyqind kilogramë marijuhanë dhe një sasi e konsiderueshme armësh të sjella nga Shqipëria. Rojet financiare kanë arrestuar dy shtetas italianë dhe dy shqiptarë që udhëtonin drejt veriut të vendit me një furgon. Fillimisht drejtuesi i automjetit nuk i është bindur shenjës për ndalim, madje është përpjekur të godasë patrullën e rojeve financiare, por pa mundur t’i shpëtojë kapjes. Në furgon u gjetën 900 kilogramë marijuhanë, dy pistoleta me silenciatorë, një mitroloz, pesë kallashnikovë dhe 400 plumba. Në një zonë pyjore pranë pikës ku u kap furgoni u zbuluan edhe 300 kilogramë të tjera marijuahanë. Mendohet se kjo ishte pjesa tjetër e ngarkesës që do të shpërndahej më pas.
Tani po punohet për të zbuluar destinacionin e saktë të lëndës narkotike, por edhe i kësaj sasie armësh e municionesh që po udhëtonte drejt veriut të vendit. Një ditë më parë, të paktën 43 persona, gati të gjithë shqiptarë, përfunduan në prangat e policisë italiane me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe bashkëpunimit në aktivitete kriminale.

Share it :