Elton Qyno
Mendohet se aplpinisti ka thyer këmbën. Dy helikopeterët rifillojnë sërisht kërkimet sot
Turistët Çekë sërisht janë vënë në qëndër të vëmëndjes ku tre ditë më parë pas bllokimit në Jezercë të 7 turistëve, sërisht dje dje një tjetër shtetas Çek, është rrëzuar dhe ka rënë nga një lartësi, duke mos u gjendur deri në orët e vona të mbrëmjes. Policia e Shtetit, deri në mesnatë kishte shumë pak informacion rreth vendodhjes së grupit të turistëve dhe se për tju ardhur në ndihmë atyre ka nisur dy helikupterë, me qëllim evakuimin nga zona e thepisur malore. Një helikopter i ministrisë së Brendshme dhe një i Policisë së Shtetit kanë kryer disa manovra, duke arritur të hyjnë në grykat e thepisura, por që në fakt skanë mundur të bjenë në gjurmët e turistëve çekëve. Për shkak të terenit tepër të thyer, nuk është bërë e mundur dhe ulja e helikopterëve. Në këto kushte kërkimet gjatë natës janë ndërprerë, ndërkohë pritet që ato të rifillojnë menjëherë pas zbardhjes së ditës së sotme, ku dhe forca tokësore do ti vijnë në ndihmë turistëve çekë.
Telefonata në polici
Grupi prej 5 personash, turistë çekë, kanë njoftuar në sallën operative të policisë se kanë humbur. Policia e Shtetit është vënë në lëvizje menjëherë, duke dërguar atje helikopterë, që, pasi kanë kryer disa herë kontrolle në majën e Jezercës, nuk kanë arritur të gjejnë asnjë shenjë të turistëve çekë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës kur një nga turistët Çek ka qenë duke i ngjitur në malin e Jezercës nga ku ka rrëshqitur nga një lartësi e madhe. Sipas informacioneve të marra pranë qytetit të Bajram Currit bëhet e ditur se turisti çek ka thyer njërën prej gjymtyrëve të poshtme dhe ka më pas ka njoftuar policinë me telefon. Të njëjtat burime thonë se deri mbrëmjen e djeshme nuk është bërë i mundur lokalizimi i turistit i cili ka qenë duke bërë alpinizëm në malin e Jezercës. Helikopterët e policisë dhe ushtrisë kanë shkuar disa herë në vendin ku dyshohet të jetë turisti, por nuk kanë mundur që ta gjejnë atë pasi terreni malor është tepër i thyer dhe ulja e helikopterit është shumë e rrezikshme. Të njëjtat burime thonë se deri dje nuk është bërë i mundur lokalizimi i turistit i cili ka qenë duke bërë alpinizëm në malin e Jezercës. Policia e Kukësit ende nuk ka dhënë detaje të tjera të ngjarjes.
Turistët kroatë
Kjo ngjarje pason atë të datës 4 Korrik ku një përkthyes shqiptar ka thyer krahun teksa shoqëronte 6 turistë kroatë. Edhe kjo ngjarje ndodhi në malin e Jezercës, ku mësohet se përkthyesi rrëshqiti duke plagosur njërin krah, por pa rrezikuar për jetën e tij. “Me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, sot në orën 15.00 helikopteri tip “COUGAR” i Forcave Ajrore u nis në fluturim në drejtim të Alpeve, në malin e Jezercës, për të bërë evakuimin e shatë turistëve kroatë të bllokuar prej disa orësh. Helikopteri “COUGAR” i drejtuar nga piloti nënkolonel Altin Lame dhe piloti instruktor francez major Thierry Solignac, së bashku me ekuipazhin, arritën në Malin e Jezercës, ku pas kërkimesh në këtë rajon bënë të mundur gjetjen e të shtatë turistëve kroatë, gjashtë prej të cilëve ishin në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa një i dëmtuar në krah. Më herët, gjatë ditës së sotme, një helikopter i Ministrisë së Brendshme ka tentuar të bëjë evakuimin e turistëve në malin e Jezercës, por për shkak të kapacitetit të kufizuar për evakuimin e shtatë turistëve të bllokuar, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile kërkoi mbështetjen e Forcave të Armatosur për të bërë të mundur shpëtimin e jetës së turistëve kroatë duke përdorur helikopterin “COUGAR”. Helikopteri “COUGAR” ka transportuar turistin e plagosur në drejtim të Spitalit Ushtarak në Tiranë”,- shprehet MM-ja.
Vizita u krye së bashku me homologen e tij greke
Totozani në Greqi, vizitë në burgun e
grave, ku vuajnë dënimin 43 shqiptare
Avokati i Popullit gjatë vizitës së tij në Greqi, me ftesë të homologes greke, Calliope Spanou, ka vizituar një nga burgjet helene, ku vuajnë dënimin 43 gra shqiptare. Në ditën e fundit të vizitës së tij, Igli Totozani ka shkuar në burgun e grave në Eleona të Thivës, ku është njohur më problematikat që ndeshin të burgosurat shqiptare. Ndër problemet që paraqitën qytetaret shqiptare ishin: mungesa e librave dhe literaturës në gjuhën shqipe; kërkesa për transferim, për të realizuar dënimin në Shqipëri; si dhe pamundësia financiare për të paguar avokat mbrojtës dhe për të kryer shërbime të caktuara. Për të gjitha problemet e ngritura nga emigrantët, nga vizita në burgje, apo të dala në takime dypalëshe, Avokati i Popullit do të ngrejë një grup pune, për të përgatitur rekomandimet përkatëse për Ministrinë e Jashtme shqiptare si dhe një raport të posaçëm për Parlamentin e ri. Kjo është hera e parë që të burgosurat shqiptare që vuajnë dënimin në Greqi, vizitohen nga një zyrtar shqiptar. Ndërsa, në njoftimin e zyrës së shtypit të Ombudsmanes për mediat greke, pas përfundimit të takimit mes Avokatëve të Popullit të dy vendeve thuhet se “Të dy avokatët diskutuan çështje që u përkasin shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi, të cilat përbëjnë objekt të çështjeve individuale, ose dhe probleme më të gjera siç janë për shembull: njohja e periudhës së punësimit të tyre për përfitimin e pensioneve, apo çështja e toponimeve në certifikata, e cila krijon probleme veçanërisht tek fëmijët që kanë lindur në Greqi”. Të dy institucionet u bëjnë thirrje institucioneve kompetente të të dyja vendeve për të gjetur sa më shpejt të jetë e mundur zgjidhjen më të përshtatshme, duke e parë çështjen nën prizmin e një interesi legjitim për këta fëmijë. Në këtë kontekst ata u takuan dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar, me të cilët diskutuan për shqetësimet e tyre.
Ngjarja në Libohovë
Shpërthen bombola e gazit
Flakët djegin banesën
Shpërthimi i një bombule gazi ka sjellë djegien e plotë të një banesë në qytezën e Libohovës. Ngjarja u shënua rreth orës 14.30 të mesditës së sotme në lagjen ‘Marinë’, kur një banesë një bombul e vogël gazi shpërtheu, duke sjellë aktivizimin e një vatre zjarri, e cila shumë shpejt u përhap në gjithë shtëpinë një-katëshe, duke sjellë djegien e plotë të saj. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës dhe policisë, nuk është bërë e mundur shpëtimi i banesës. Fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz. Mësohet se banesa ishte në pronësi të shtetasit Fatos Hunda, por që prej disa kohësh aty banonte me qira një cift bashkëshortësh nga zona e Tepelenës.
Ngjarja e rëndë në Greqi
Dhunoi 89-vjeçarin për 100 euro
policia arreston grabitësin shqiptar
Policia greke ka mundur të arrestojë një shtetas shqiptar të moshës 34-vjeçare, pasi dhunoi dhe rrahu me grushte një shtetas grek 89-vjeçar, brenda në kafenenë e këtij të fundit, me synim grabitjen. Shqiptari e ka vjedhur të moshuarit grek, të cilin e ka lënë të gjakosur në kafenenë e fshatit Monospita, të Imathias. Viktima gjendej në kafenenë e tij i vetëm, kur është sulmuar nga 34-vjeçari shqiptar, i cili i ka rrëmbyer portofolin me 100 euro brenda. Shqiptari është arrestuar pas pak orësh, pasi u denoncua akti i dhunshëm dhe policia, pasi u vu në ndjekje të tij, mundi ta arrestojë. Ndërkaq, bashkëpunëtori i tij mundi të largohej dhe kërkohet nga policia. Sikundër deklaroi shqiptari, viktima i kishte borxh një sasi të madhe parash për punime të kryera këtu e disa muaj më parë në banesën dhe kafenenë e tij, dhe nuk ia jepte. Shqiptari pretendon se i kishte kërkuar herë pas here 89- vjeçarit grek që t’i jepte hakun e punës së tij, por ky i fundit gjithmonë e gënjente dhe e tallte tek klientët e kafenesë sa herë ky largohej duarbosh.





