Pushimet e verës, ja çfarë duhet të keni parasysh

pushimetMarrë nga “La repubblica.it”

Mjekët, farmacistët janë ata që këshillojnë pushuesit këtë verë të marrin masat e nevojshme përpara se të largohen për të pushuar. Sipas italianes “La republica”, pushimet e bëra në një vend të largët duhen të shoqërohen me disa informacione bazë të domosdoshme për çdo individ. Kujdesi mjekësor në këtë rast është i nevojshëm, ndaj duhen marrë masat paraprake që janë: larja e shpeshtë e duarve, mbajtja e higjienës personale, konsumimi i ujit në shishe dhe jo në gotën që shoqërohet me akull. Konsumimi i qumështit dhe nënprodukteve të tij të pasterizuara si dhe i sa më shumë perimeve frutave. Këto janë disa nga këshillat që Claudio Dioghettie mjek përgjegjës për udhëtimet në Milano të Italisë u jep pushuesve.

Ilaçet

Në valixhet tona të udhëtimit nuk duhet të mungojnë edhe ilaçet, detaj mjaft i rëndësishme për të kaluar pushime të qeta dhe të bukura. Pajisjet që ne nuk duhet të harrojmë në bagazhet tona të udhëtimit janë kremrat e lëkurës kundra diellit për mbrojtje, ilaçet e alergjisë, duke mos lënë mënjanë edhe medikamentet që ndodhen me ne çdo ditë të tilla si (deponi, paracetamoli, aspirina) etj. Duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë kur jemi për udhëtimi, pasi nuk i dihet asnjëherë planeve. Pushime në mal ose në det, në të dyja rastet kutia e emergjencës duhet të jetë me ne.

 

Parapërgatitja

1) Shkruani një listë me gjërat që nuk duhet t’i harroni dhe ngjiteni në pjesën e brendshme të valixhes, në mënyrë që ta keni gjithnjë para syve.

2) Zgjidhni valixhen e duhur: në avion ose për të ecur nëpër qytet është më e mirë ajo plastike me rrota, gjë që nuk është e nevojshme në fshat ose mal. Nëse keni planifikuar të shkoni në mal për të veruar, atëherë do t’ju bënte punë një çantë e madhe dore.

3) Studiojini të gjitha veshjet, si të ditës ashtu edhe të natës. Përpiquni të kombinoni të njëjtët elementë për shumë raste.

4) Studioni klimën e vendit ku do të shkoni dhe sido që të jetë, merrni me vete një bluzë me mëngë të gjata, pantallona të gjata dhe një palë këpucë të mbyllura.

5) Pushime aventureske? Kjo nuk do të thotë se nuk do të kaloni ndonjë natë romantike, kështu që fustanin e zi që ju rri ngjitur pas trupit nuk duhet ta harroni. Kjo vlen edhe nëse shkoni në ndonjë fshat shik. Nëse nuk keni një të tillë, atëherë mos harroni pantallonat e zeza të ngushta.

6) Duhet të mos fiksoheni pas kozmetikës shumë, merrni më të nevojshmet.

 

 

Njollat e fytyrës
Vera e nxehtë nuk ka vetëm prioritete, por edhe pasoja. Një problem që e hasin përgjithësisht femrat nga rrezet e forta të diellit janë njollat në fytyrë. Pavarësisht përpjekjeve të panumërta për të luftuar këto shenja të dukshme me kremra, zgjidhja duket se qëndron tek metodat shtëpiake.

Limoni – Lëngu i limonit tenton të forcojë ndjeshmërinë e lëkurës në dritë, duke e bërë atë rezistent ndaj rrezeve të forta të diellit. Në këtë mënyrë lëkura fiton imunitet.

Aloe vera – Aloe vera është e përshtatshme për ato që kanë probleme me lëkurën, midis te cilave dhe njollat e diellit. Ju mjafton t’i bëni masazh me lëngun aloe në zonën e interesuar disa herë në ditë rreth 20 minuta.

 

Të flesh me make-up, pasoja për fytyrën

Poret mbyllen dhe lëkura nuk mund të marrë frymë, një prej argumenteve të forta se pse duhet ta pastroni fytyrën në mbrëmje. Vetëm nëse ajo pastrohet mirë mundë të marrë materiet ushqyese që janë të domosdoshme për një lëkurë të shëndetshme. Tani edhe vajzat e reja kanë filluar të përdorin kremrat e natës me retinoide dhe antioksidues. Hidratimi në mbrëmje i lëkurës është shumë i rëndësishëm, pasi gjatë kohës së gjumit lëkura rigjenerohet. Kuptohet nëse një natë flini me make-up nuk përbën problem të madh . E mira është që përpara se të shkoni të flini të pastroni mirë fytyrën tuaj nga papastërtitë për të ruajtur freskinë e saj.

 

Share it :