Lista e re Pronarët emrat që marrin tapitë e shtëpive

tapiteJanë publikuar emrat e pronarëve që marrin tapitë e shtëpive. Kryesisht në listën më të fundit vihet re se shumica e pronarëve të rinj gjenden në qarkun e Durrësit. Miratimin e kalimit në pronësi të poseduesve të objekteve informale të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për: a) Drejtorinë e ALUIZNI-t Durrës, 156 (njëqind e pesëdhjetë e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 53 376 (pesëdhjetë e tre mijë e treqind e shtatëdhjetë e gjashtë) m²; b) Drejtorinë e ALUIZNI-t Vlorë 1, 1 (një) parcelë ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 428 (katërqind e njëzet e tetë) m²”, – thuhet në vendimin e qeverisë. Nga ky moment emrat e mëposhtëm janë pronarët e rinj të tokës. Procesi për dhënien e tapive vazhdon me ritme të njëjta dhe në muajt e radhës do të ketë të tjerë pronarë që do të marrin dokumentin që u njohin shtëpinë.

Lista e emrave gjendet tek gazeta “Standard”.

Share it :