Një drejtor shitjesh në internet, i cili kishte një tumor në tru, pas operacionit për heqjen e tij u zgjua në mënyrë të papritur në një artist. Michael Ëyatt nuk kishte asnjë aftësi krijuese artistike para se ai ti nënshtrohej operacionit, transmeton start. Ai vetë beson se me tumorin në trupin e tij, gjëndra e hipofizës ndihmoi në zhvillimin e dhuntive të tij krijuese. Burri nga ëokinghami Londrës rrëfen se pasi u zgjua nga një operacioni ndjeu një detyrim brenda vetes që të merrte penelin dhe bojërat për të krijuar diçka, dhe ta ndante atë me botën. Printimet e veprave të tij u kërkuan menjëherë nga një blerës në Londër, i cili vendosi t’i stampojë ato në bluza dhe t’i shes në dyqanet e tij.






