Françeska e “BB5”, shumë tërheqëse

 

franceskajaceIsh-banorja e “BB5”, vajza bukuroshe nga Vlora, Françeska Jaçe, nuk i ka rezistuar dot plazhit në këto ditë të nxehta qershori. Ka përfituar nga koha për një pushim të shkurtër e për ca rreze dielli më shumë. Eksperiencën e saj Françi e ka ndarë edhe me miqtë në rrjetet sociale, ku nuk i ka shpëtuar tundimit për të nxjerrë disa foto të nxehta. Vajza shihet në një formë të mirë trupore, duke qenë se pasioni i saj është moda dhe modelingu, ndaj kujdesi për format është maksimal. Ndërkohë, dielli ka bërë punën e tij, duke i shtuar një ngjyrë bronzi të lehtë bukuroshes nga Vlora.

 

Share it :