Çiljeta, pushimet e para me Fernadon

 

ciljetaJanë pushimet e para të Çiljeta Xhilagës me vogëlushin e saj Fernando, tashmë 4-muajsh. Stina e verës i ka sjellë këngëtares së dashur lajmin e mirë të ardhjes së fëmijës se saj në jetë, ndaj dhe gjatë këtyre muajve ajo shfaqet shumë entuziaste, për më tepër që këtë vit si shoqërues në pushime ka edhe djalin e vogël. Në profilin e saj të Facebook-ut, Çiljeta ka bërë ‘sefte’ plazhin bashkë me të birin, Fernando. Këngëtarja shfaqet shumë e lumtur në këto foto, si në të gjitha fotografitë që ka me të voglin. Seks-bomba ka ardhur në forma shumë të mira trupore dhe kjo ka qenë një nga gjërat që ka rënë jo pak në sy. Bukuroshja pritet t’i rikthehet tregut muzikor me dy këngë të reja, njëra prej të cilave do të jetë në bashkëpunim me Noizy-n.

Share it :