Këngëtarja dhe modelja simpatike Afërdita Dreshaj po shijon ditët e nxehta në Tiranë, pas një numri udhëtimesh jashtë shtetit. Ajo vërtet ndodhet në Tiranën e saj të bukur, por nuk po shijon freskinë e detit. Ndaj, bukuroshja ka postuar së fundmi në profilin e saj të Facebook-ut një status në të cilin shkruan: “Tirana ☀ hot like fire !!”( Tirana e nxehtë si zjarr). Çdokush në këto ditë të nxehta do të donte të ishte në plazh, duke shijuar freskinë dhe qetësinë e bregdetit shqiptarë. Duke qenë se shumica presin fundjavën për të pushuar, ne i themi Afërditës dhe të gjithë të tjerëve të shijojnë detin! Afërdita Dreshaj, e cila këto ditë ajo është e angazhuar me modelim në Gjermani, nuk po lë pas dore as muzikën. Ajo ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë videoklipin e këngës “Superstar”, realizuar në bashkëpunim me reperin Lumi B (Kaos).
Modelja dhe këngëtarja shqiptare javë më parë ishte në fokus të mediave turke, pasi ishte ftuar nga këngëtari turk Bülent Serttaş për t’u shfaqur në videoklipin e këngës “İkimizde Bilemedik”.





