Pronarët që dëmshpërblehen nga qeveria për tokat e shfrytëzuara

 

tokaËshtë publikuar lista më e fundit me emrat e pronarëve që do të dëmshpërblehen nga shteti, për shkak të ndërtimit të rrugëve apo investimeve me interes publik. Pronarët që kanë emrat në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre (lidhur me çmimin, sipërfaqen, titullin e pronësisë etj.), të shoqëruara me dokumentet përkatëse në ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit). Për pasuritë për të cilat është bërë shënimi “Pretendim pronësie”, sqarojmë se personat që pretendojnë pronësinë, duhet të aplikojnë për regjistrimin e tyre, në të kundërt nuk do të kompensohen për efekt shpronësimi. Për pasuritë për të cilat është bërë shënimi “Rikonfirmim”, sqarojmë se do të merret konfirmim pranë ZVRPP-së përkatëse. Në bazë të të dhënave përfundimtare që do të jepen do të hartohet dhe lista që do të shoqërojë projektvendimin për miratim pranë Këshillit të Ministrave. Për pasuritë, për të cilat është bërë shënimi “I pakonfirmuar”, sqarojmë se personat të cilët pretendojnë pronësinë, duhet të aplikojnë pranë ZVRPP-së për regjistrimin e tyre, në të kundërt nuk do të kompensohen për efekt shpronësimi.

Lista e plotë gjendet tek gazeta “Standard”.

Share it :