Këshilli Rinor i Tiranës, Basha i sigurt për një mandat të dytë

Blerta Mrishaj

keshilliKryebashkiaku: Investimin tek rinia gjimnaziste e Tiranës, investimi më i mirë për të ardhmen e qytetit

 

Këshilli Rinor:

Pranë Bashkisë së Tiranës ka nisur zyrtarisht funksionimin Këshilli Rinor i Tiranës. Ky këshill përbëhet nga 48 anëtarë dhe presidentë e kryeministra të 24 shkollave të mesme dhe profesionale të Tiranës. Në mbledhjen e parë të Këshillit Rinor janë zhvilluar zgjedhjet për kryetarë dhe nënkryetarë të këshillit. Në postin e kryetares është zgjedhur Fatjona Kulla, presidente e shkollës “Qemal Stafa” dhe nënkryetar Abel Bejko, president i shkollës “Asim Vogshi” (Gjuhët e Huaja) Fiona Metaliaj, presidente e shkollës “Besnik Sykja”.

 

Sfidës së lëshuar nga një gjimnazist për të provuar karrigen e tij, Lulzim Basha i sigurt i është përgjigjur i sigurt se do të qëndrojë në krye të Bashkisë së Tiranës të paktën edhe për 6 vjet. Deklaratën Basha e bëri gjatë një takimi me të rinjtë e Këshillit Rinor të Tiranës, ku premtoi se kërkesat e të rinjve do të jenë prioritet i Bashkisë së Tiranës. Në axhendën e bashkisë kërkesat e të rinjve do të jenë prioritet. Por, jo çdo kërkesë mund të realizohet. Ky bashkëbisedim do të vazhdojë edhe më tej për gjetjen e zgjidhjeve të shqetësimeve të të rinjve të kryeqytetit. Teksa në shkollat e mesme të Tiranës do të shtohen aktivitete sportive dhe konkurset mes tyre, ndërsa do të rritet niveli i konkurrueshmërisë edhe në dijet, përmes olimpiadave, të cilat do të vlerësohen me çmime.

Takimi

Në takimin e parë zyrtar të Këshillit Rinor të Tiranës, kryebashkiaku Basha vlerëoi partneritetin me rininë gjimnaziste të Tiranës shumë të rëndësishëm për qytetin. “Kjo do të thotë se Bashkia e Tiranës konsideron investimin tek rinia gjimnaziste e Tiranës, si një ndër investimet më të mira për qytetin e Tiranës, për qytetarët e saj. Nëse dikush ka ndonjë argument kundër me këtë çështje, unë jam i gatshëm ta dëgjoj. Me siguri në këtë sallë jo, por edhe jashtë kësaj salle! Kjo është arsyeja që Bashkia e Tiranës ka vendosur të investojë resurse njerëzore dhe financiare për të mbështetur axhendën e gjimnazeve të Tiranës dhe gjimnazistëve të Tiranës, pasi ka edhe shkolla që nuk kanë këtë profil, por më lejoni që për konvencion të përdorim frazën gjimnazistë. Në këtë kuadër, ne si Bashki duam ta përdorim ndërveprimin me ju, komunikimin me ju si ky i sotmi që është i pari zyrtar, për të avancuar me qëllimin tonë, investimin tek rinia e gjimnazistëve. Konkretisht, në axhendën kulturore, artistike, sportive të qytetit të Tiranës parashikohet një axhendë e veçantë apo një kalendar i veçantë, ku aktorët kryesorë jeni ju, gjimnazistët”. Ndërsa Arben Skënderi, drejtor i Kulturës, ka bërë publike axhendën e aktiviteteve artistike që do të jenë efikase në muajt që vijnë, në raport me jetën e nxënësve brenda shkollës dhe jashtë saj. Sa i takon formës se si do të bëhet, drejtori Skënderi tha se në hapat e parë është menduar të bazohet në forma konkurrimi. “Në çdo shkollë do të zhvillohen minikonkurse të vogla, që ju vetë së bashku me profesionistët që do ju shoqërojnë, të mund të identifikoni qoftë pasionet po talentet tuaja. Për disa, kjo gjë ka ndodhur, për të tjerë do të jetë një rrugëtim i afërt dhe pas kësaj, çdo shkollë do të zgjedhë veprën apo pjesën, spektaklin që do të ngrejë në këmbë, i cili në vetvete do të jetë produkti juaj”. Ndërkohë që për herë të parë Basha tha se do të zhvillohet street basket, një aktivitet masiv ku të rinjtë janë të lirë të bëjnë basketboll në rrugë 3 me 3. “Do të bëjmë edhe seminare trajnuese, konferenca kombëtare, mbarëkombëtare ku të shprehni si grup interesin dhe problematikën. Në këtë mënyrë street basket do të kemi jo vetëm në qytetin e Tiranës, por është një projekt mbarëkombëtar, në Shqipëri, me skuadrat e Shqipërisë, Kosovës. Maqedonisë, Malit të Zi, Preshevës e diasporës”.

Bursat

Arba Sinakoti, senatore e shkollës “Qemal Stafa”, ngre një pyetje sa u përket bursave të dhëna nga shteti për nxënësit me 10-a. “Meqë kam pyetur shumë edhe interesohem shumë për këtë bursë”. “Është e vërtetë që ka pasur një administrator të këtyre bursave, pasi ato varen nga Ministria e Arsimit dhe administrohen prej saj dhe ne do të bëjmë një marrëveshje me ministrinë dhe sistemi i ndarjes do të vazhdojë kështu, ose fondi do të dihet si të administrohet, ose do të bëhet një formulë se si të ndahet sipas njësive dhe ne do të vendosim se si do t’i bjerë, nëse fjala i bie se i takon një kategorie të veçantë nëpërmjet bashkisë apo nëpërmjet një kategorie tjetër që i përket drejtorisë arsimore, megjithatë kjo mungesë do të marrë fund dhe ne do të vazhdojmë siç e filluam 10 muajt e parë në disiplinimin e bursave të ekselencës. Këto bursa do të vazhdojnë në mënyrë që numri i tyre të rritet në sasi”, – tha Basha.

 

Kopja në maturë

Basha: Shqetësimi juaj do të shkojë deri në Kryeministri

Presidentja e shkollës “Sami Frashëri” ka ngritur shqetësimin lidhur me kopjet në provimet e maturës dhe kontrollin që ushtrohet vetëm në shkollat e Tiranës. “Mbi të gjitha këtë vit kemi edhe provimet dhe unë dëgjova nga mësueset që këtë vit të viheshin zhurmues, sepse fatkeqësisht në provimet e maturës, në vitet e tjera, janë hapur tezat e provimit, ato fatkeqësisht hapen në Facebook apo në adresa të tjera dhe ideja është të vihen zhurmues për të përçarë provokim, por që fatkeqësisht pre e kësaj bëhet vetëm Tirana, se ne marrim zhurmues, pasi në shollat e tjera nuk ekziston diçka e tillë. Kjo bën që ata të fitojnë më shumë pikë dhe ndodh që ka nxënës që edhe pse kanë mësuar përgjatë tre viteve mund të bllokohen pikërisht në ditën e provimit e të mos marrin atë që dëshirojnë. Kjo nuk është evidente në qytete, fshatra apo rrethe të tjerë. Por në qytete të tjera ka pasur mundësi që nxënësit të kopjojnë dhe të marrin më shumë pikë”, – shprehet nxënësja. Ndërsa kreu i bashkisë ka siguruar: “Këtë çështje do ta ngre edhe në Kryeministri dhe ju falënderoj. Për pjesën e dytë është e padrejtë që të lejohet kopjimi , pasi është diçka e dënueshme, besoj se është një kurth psikologjik që të jep ndjesinë se ia kalove apo ia hodhe, por në fakt të ndëshkon konceptin afatgjatë. Por për aplikimin në formë diskriminuese i kësaj mase, ndëshkon studentët apo gjimnazistët e Tiranës dhe kjo duhet të marrë fund dhe në prag të provimeve do të kërkoj do që këto masa të aplikohen në të gjithë vendin. Natyrisht që ka një farë kosto, pasi ajo që del, blihet dhe ndërpret më pas gjithë rrjetin e kopjimit, të Facebook-ut etj.”.

 

Rikonstruksioni

Shkolla “Qemal Stafa”, punimet në shtator

Kryeministrja e shkollës “Qemal Stafa”, Sara, i ka drejtuar një pyetje kreut të bashkisë në lidhje me rikonstruksionin e shkollës, i cili do të fillojë pas mbarimit të pushimeve të verës dhe për këtë do t’ju informojmë saktësisht se çfarë do të thotë kjo për fillimin e vitit shkollor 2013 – 2014, sepse ai do të marrë muajt e parë të fillimit të vitit të ri shkollor. Basha u shpreh: “Kishim dy versione, ta fillonim të gjithën nga e para apo të bënim një shtesë. E dyta, sepse e para ishte tepër intensive. Por për këtë edhe do t’ju informojmë që me përjashtim të pesë shkollave të mesme, të cilat do të kompletohen në 2014-ën, të gjitha shkollat e mesme të tjera do të përfundojnë më pas”.

 

Gripi, katër javët në vazhdim, rritje të rasteve, të prekurit në Tiranë

Instituti i Shëndetit Publik-Ministria e Shëndetësisë, izolohen 5 të prekur me AH3N2

Raste janë 13.000, por sërish janë më të ulëta se vitin e kaluar

 

Urdhri

Me një urdhër të ministrit, bluzat e bardha janë udhëzuar për të marrë të gjitha masat e nevojshme që në qendra shëndetësore, spitalet e rretheve, rajonale dhe universitare të mos mungojë asnjë medikament që përdoret dhe duhet të përdoret me përparësi për të sëmurët e infektuar nga gripi.

Piku i gripit sapo ka nisur, përgjatë katër javëve në vijim pritet të ketë shtim të rasteve të personave të prekur me virusin e gripit, teksa në vendin tonë janë izoluar edhe 5 raste me gripin AH3N2. Epidemiologët e Institutit të Shëndetit Publik kanë regjistruar rastet e para me AH3N2, duke kërkuar rritjen e vigjilencës nga bluzat e bardha dhe kujdesin e qytetarëve. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Enver Roshi, tha dje se janë pesë rastet me tipat e ndryshëm të viruseve gripale që janë lokalizuar në Tiranë.

Rastet

Sipas tij, 2 janë raste me AH3N2 dhe 3 raste të tjera me virusin gripal të tipit B. Specialistët e ISHP-së shprehen se nuk ka vend për panik, pasi situata në vend është në monitorim të plotë dhe se intensiteti i virusit është i ulët në Evropë. Por, Roshi shton se rastet do të vijnë në rritje. Sipas tij, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i rasteve është 34% më i pakët. Roshi bëri të ditur se nga 72 mostra të marra në periudhën tetor-janar nga spitalet në vend, vetëm 5 kanë rezultuar me virusin e gripit A dhe B. “Në 72 mostra të ardhura nga spitalet, më së shumti nga Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, në 5 mostra janë izoluar viruset e tipit A (2 raste) dhe të tipit B (3 raste)”, – tha Roshi, sipas të cilit, këto raste kanë ardhur nga QSUT. Ndërkohë mësohet se numri i të prekurve nga virozat gripale ka arritur në 13.000, por sërish është më i ulët se vitin e kaluar.

 

Share it :