(për zgjedhje të lira dhe të qeta dhe rezultat zgjedhor legjitim)
– Pa nje komision zgjedhor juridikisht te plote,
– Pa nje korpus gjyqesor me tre shkalle ku mund te behen ankimime per zgjedhje,
– Pa hequr dore nga gjuha e urrejtjes ne fazen parazgjedhore,
– Poqese kryetaret e partive nuk deklarojne se do ta njohin rezultatin e zgjedhjeve, cilidoqofgtë ai, te deklaruar nga institucionet perkatese,
– Pa firmosur nja pakt per zgjedhje te drejta dhe te lira dhe mosmanipulim te votave,
– Pa sqaruar qysh më parë juridikisht nga gjykata e larte nëse është partia apo koalicioni qe i propozohet kryeministri i ardhshem
– Pa bërë një marrëveshje se pas zgjedhjeve nuk do të ketë manifestime publike per të imponuar rezultate zgjedhore me forcën e rrugës, por vetëm rruge institucionale,
– Pa bërë një marrëveshje midis partive se të gjitha do t’i cojne deputetët në Kuvend pas zgjedhjeve pavarësisht kush fiton
– Pa bërë marrëveshje partiake se nuk do të aktivizojnë militantë në ditën e votimit,
– Pa marrë anagazhimet përkatëse para partnerëve tanë europianë dhe amerikanë,
– Pa një debat paraelektoral mes krerëve të partive ku të trajtohen edhe këto probleme,
Nuk plotësohen të gjitha kushtet për zgjedhje të lira dhe të drejta, qytetarët nuk do të jenë të sigurtë se votat e tyre do të numurohen drejt, nuk ka siguri se pas zgjedhjeve nuk do të ketë destabilizim që pas 23 qershorit mund të zgjasë dhe të bëhet i pakthyeshëm lehtë në forma normale që njeh demokracia kushtetuese
Haut du formulaire
KOMENTE
Shpetim Jenishehri .. profesor, pune qe nuk behet, prit katervjecarin tjeter
Igli Gjelishti Kushti i vetem qe te kemi zgjedhje normale, eshte qe pas 23 vjetesh demokraci, njeri prej lojtareve te mos jete perhere i njejti. Ky eshte anormaliteti me i madh, nese s’merremi me kete, thjesht i zgjasim jeten aty ku eshte
Alban Cabej Cdo popull ka drejtuesit qe meriton! Per sa kohe ne nuk meremi vesh me njeri tjetrin dhe shitemi per interesa te ngushta personale keta lloj drejtuesish kemi per te pasur. E krijojme vet ambientin e pershtatshem qe politikanet tane te veprojne ne kete menyre.
Artan Fuga Me vjen keq Igli por kjo qe thua nuk ka te beje me zgjedhjet normale por quhet paravendosje e rezultatit. Nuk ka frymen e kushtetutes, kurse mua ajo me intereson shume. Cdo qytetar, e do ti apo une, s’e do ti apo s’e dua une, ka te drejte te hyje sa here te doje ne zgjedhje dhe eshte vota qe vendos. Ajo duhet matur mire. Perndryshe sipas kesaj qe thua nuk ka nevoje te behen zgjedhje fare. Tjeter jane deshirat…Me respekt, Artan Fuga
Igli Gjelishti Njerezit qe nderrojne rregullat e zgjedhjeve ne proces e siper nuk duhet ta kene te drejten te hyjne ne zgjedhje. Le te merremi me kete profesor…
Artan Fuga Shpetim, une po ta them, ti bej si te duash, mbase kater vjet te duken pak, une them se duhet bere per kater dite.
Artan Fuga Pikerisht, je duke u marre me kushtin tim te pare, erdhe ne teme, vazhdo me dhjete te tjerat qe une i formuloj per qytetaret e thjeshte, por edhe per t’u dhene nje dore mesa mundem edhe gazetareve te pavarur e objektive se ku ta kerkojne “lepurin” ku fle, dhe jemi ne rregull.
Igli Gjelishti Jane shume 11 pika per realitetin tone profesor. Thjesht zgjasin agonine. Eshte me e lehte te zhduket emeruesi i perbashket i te 11-tave. Pas 23 vjetesh tranzicion, pas 1997-es shkaterruese, pas 14 shtatorit 1998, pas 26 te vdekurve ne Gerdec, pas 4 te vrareve ne 21 janar, per mua si qytetar i ketij vendi, kushtetueshmeria dhe e drejta e nje individi per te garuar, kur e drejta ime per te zgjedhur nuk merret ne konsiderate, eshte shqetesimi im me i vogel.
Ylli Lalo Besoje se kete gje duan edhe vete Partite garuese, por nuk kane besim tek njeri tjetri. Keto pika qe ju paraqisni ketu, per mua jane plotsishte te gjetura. Le te paraqiten tek nderkombetaret. Besoje, qe ata po te duan dhe ti arsyetojne keto pika mund tua detyrojne Partive garuese. E mira e te gjitheve eshte te parandalohen berja realitet e parashikimeve per pasiguri…Duhet shfrytezuar shkallezimi autoritetit nderkombetar. Eshte autoritet i larte, eshte faktor shume i rendesishem mes faktorve te tjere. Duhet shkembim, alternim, bashkveprim,nderfutje energjie me nderkombetaret. Duam, s`duam edhe nje qytetar i thjeshte qe vjen prej jashte, vjene disi i iluminuar dhe jo me nje individ tjeter publik, nje grup publik deri tek lidera per te cilet konjukturat rajonale dhe ato boterore jane te interesuara dhe investojne per iluminimin e tyre. Keshtu ka funksionuar dhe do te funksionoje dhe s`ka te keq.
Vojsava Delilaj sapo ma siguroi Cani ne kete emisionin e sotem,do kete qytetari me duket,ndoshta edhe ndonje pazar i vockel,por mes miqsh……sa keq kaq shume vite demokraci dhe kaq pak qytetari.
Altin Saliaj Pika nr1 dhe baza e te gjithave eshte deshira dhe vullneti i te gjithe neve perfshi edhe politikanet per zgjedhje te drejta dhe te lira.. nqs keto jane te mundeshme atehere do te jemi ne rruge te mbare.
Artan Fuga jo Altin duhen aprovuar te gjitha kushtet e permbledhura ne nje pakt te vetem ne njembedhjet rradhe, perndryshe nuk ka siguri qe vota qytetare do te numurohet drejt e nuk do te kete destabilizim. Ne 24 gjithçka mund te shkoje mire por mund te jete vone. Ka qe me kerkojne te flas dhe ja une fola.
Altin Saliaj Ke te drejte profesor, por komenti im nuk eshte definitiv por: “do jemi ne rruge te mbare.
Ferdin Liçaj Ky eshte nje apel qytetar i cili u duhet derguar te gjitha ambasadave qe jane ne Tirane si dhe perfaqesuesesev te OSBE dhe ODHIR-i.
Artan Fuga Po kush ta coje se!
Ferdin Liçaj Ju profesor mund t’ua adresoni kete apel nderkomebtareve ne emerin tuaj dhe ta publikoni ne te njejten kohe ne nje gazete. Cili njeri normal nuk do t’ju mirekuptonte dhe t’ju pasonte ne kete perçapje me mjaft vlere per situaten para dhe pas-zgjedhore ne vendin tone e cila à vrai dire le mjaft per te deshiruar?
Ardian Roshi Shoqata jone e FB ta nisi kete apel per miratim.
Lola Sala Keto kushte plotesohen vetem nese i drejtohen nje populli tjeter, qe ”xha” i ka plotesuar me kohe. Ne, shqiptareve, nuk na duhen rregullat se dime te luajme me ne ”rregull” vetem pa to. Kjo eshte arsyeja qe jetojme ne kete anarshi.
Andri Mandro Ka te drejte Profesor Fuga! Si gjithmone. Por pyetja ime per Profesorin eshte: Kujt po I drejtohesh?
Bujar Haznedari Profesor keto kushte shprehin nje deshireTuajen te mire por ne fakt jane utopike.Se pari mund te flitet per votime te lira, por jo per zgjedhje te lira (qe tashme jane kryer nga kryetaret e partive perkatese).Se dyti flisni per nje korpus gjyqesor me tre shkalle,por harroni se gjykatesi gjykon ne baze te ligjit dhe Bindjes se tij Te Brendeshme.Pra rezultati per te njejtin ligj, per seicilen shkalle gjyqesore mund te jete i ndryshem,nderkohe neqoftese do te ishte nje shkalle e ketert mund te ishte perseri i ndyshem nga tre gjykimet e para (kjo eshte boterore dhe difekt tipik i sistemit,perderisa njerezimi nuk ka gjetur nje menyre tjeter).Se treti nuk mund te deklarohet aprovimi i rezultatit te zgjedhjeve pasi ky eshte nje proces qe eshte ne vazhdim e siper dhe mund te deformohet rruges keshtu qe nuk mund paraprakisht te aprovohet apriori.Se katerti firmosja e nje pakti per zgjedhje te lira ka lidhje gjithashtu me Bindjen e Brendeshme (qe do te thote se pas firmosjes se paktit interpretimet per zbatimin e tij mund te ndryshojne) etj etj.i Fryma e kekesave Tuaja eshte pozitive por gjithsesi i le gjerat sic jane.
Ylli Lalo Ne nje bote intiligjente gjitheçka eshte nje marveshje perderisa ka ekzistence te saje. Pavaresisht shkalles se marrveshjes, konkretizimit palesor te saje, kohes se zgjatjes, ndryshimit te saje gjate rruges etj, ajo mbetet nje rruge treni neper te cilen sido qe ecen, por perseri ecen shoqeria intiligjente. Prandaje asnjehere nuk duhet te terhiqemi nga marveshjet, mjaftone qe ato te tregojne realisht ecje.
Bas du formulaire





