‘1% për tre vite’/ Karapici: ‘Tigrat’ 1 dhe 3 prodhuan 8 milionë herë më pak energji se…

‘1% për tre vite’/ Karapici: ‘Tigrat’ 1 dhe 3 prodhuan 8 milionë herë më pak energji se…

Eksperti i energjisë Olsi Karapici ka hedhur dritë mbi atë që ai e konsideron një nga dështimet më të mëdha në strategjinë energjetike të vendit, gjatë një interviste në emisionin Kafe Shqeto në Syri TV me moderatorin Flavio Qarri.

Sipas Karapicit, kontrasti mes premtimeve dhe realitetit për termocentralet lundruese në Vlorë është ekstrem. Ai theksoi se fuqia reale e instaluar e dy njësive, të njohura si “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, është rreth 110 MW, ndërkohë që premtimet fillestare flisnin për një kapacitet shumë më të lartë. Diferenca, sipas tij, është “deri në 8 milionë herë më pak” sesa ajo që ishte propaganduar.

Karapici nënvizoi gjithashtu se prodhimi total i energjisë nga këto njësi për periudhën 2022–2025 ka qenë rreth 77 GWh, që përfaqëson më pak se 1% të prodhimit vjetor të Shqipërisë. Ai e cilësoi këtë si një tregues të qartë se këto gjeneratorë nuk janë përdorur realisht për furnizim me energji, por vetëm për mirëmbajtje teknike. “Janë ndezur thjesht për të mos u amortizuar, si një makinë që e ndez herë pas here që të mos prishet,” u shpreh ai.

Në analizën e tij, Karapici argumentoi se këto pajisje janë të destinuara për situata emergjente – si fatkeqësi natyrore apo izolim energjetik – dhe jo si zgjidhje afatgjatë për një vend me akses në rrjet energjetik. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për ndikimin mjedisor, duke theksuar se këta gjeneratorë funksionojnë me naftë të rëndë (HFO), e cila ka ndotje të lartë.

Një tjetër pikë kritike që ai ngriti ishte neglizhimi i alternativave më efikase. Sipas tij, TEC-i ekzistues i Vlorës, me një kapacitet prej 98 MW, mund të ishte vënë në funksion me një investim relativisht të ulët prej 10–15 milionë eurosh, duke u konvertuar për të punuar me gaz natyror. “Do të ishte një zgjidhje më ekonomike dhe me impakt më të ulët mjedisor,” theksoi ai.

Pjesë nga biseda në studio:

Flavio Qarri: Çështja është, në një aspekt ngushtësisht energjitik. Çfarë dreqin bëmë me strategjinë për Shqipërinë superfuqi energjitike, me tigrat dhe me të gjithë skemën që bëmë me termocentrale, me petrolifera, ku di unë se çfarë.

Karapici: E para, që një gjenerator quhet që ti po mban gjithë një një vend, duhet të ketë fuqi shumë të madhe për ta instaluar. Fuqia e instaluar e këtyre dy tigrave, të njërit te tigri i tretë, është diku te rreth 110 MW. Edhe pse na premtuan 884 GW.

Flavio Qarri: Giga. Giga. Sa është kështu me, me zero? Sa është dallimi me zero?

Karapici: 110 mega me giga është 1 milion. Pra, 1 milion.

Flavio Qarri: Pra është, si i bie? Kemi 110 mega.

Karapici: I bie 8 milionë herë më pak.

Flavio Qarri: Një sekond se kjo është shifër shumë e bukur. Domethënë na thanë që do bënin namin dhe prodhojnë 8 milionë herë më pak se ç’na premtuan.

Karapici: Po patjetër, sepse këto, ka targetën secila nga këto, nga këto gjeneratorë.

Ke open source në çdo vend edhe te publikimi i fundit i Entit Rregullator të Energjisë, e ke të përcaktuar se sa prodhon njëri dhe sa prodhon tjetri. Pavarësisht se totali i prodhuar që nga 2022-shi deri në 2025-ën, sepse për 2026 nuk kemi akoma informacion të saktë, është diku te 77 GW orë të prodhuar, që absolutisht është gati më pak se 1% e prodhimit vjetor të Shqipërisë.

Në të gjithë periudhën e tyre, Për tre vjet.

Flavio Qarri: Një sekond. Për tre vjet, këto që do na shpëtonin kanë prodhuar 1% të një viti.

Karapici: Pra, teorikisht këto lloj gjeneratorësh që flasim aktualisht, tigri i njësh dhe tigri i tresh, janë gjeneratorë të cilët ti i vendos në momente krize, tërmetesh, luftrash e të tjera e të tjera, për ishuj të cilat nuk kanë akses në rrjetin energjitik. Dhe ti i vendos këto për momente të caktuara. Pra, i ke si një backup prodhimi energjie. Përveç pjesës, nuk po hyj pjesës së impaktit mjedisor që këto punojnë me naftë HFL që quhet, naftë e rëndë, që dhe impakti është shumë i lartë. Unë nuk e kuptoj pse duhet t’u investonin kaq shumë para te këto, te Tigri 1 dhe Tigri 3, kur ishte TEC-i në Vlorë, që është 98 MW fuqia e instaluar. Pra, me pak investim, ai mund të kthehej në një TEC, i cili nuk ka dhe impaktin mjedisor e ka më të mirë.

Ideja ka qenë që para 2013-ës do ishte një degazifikator afër Vlorës, i cili do furnizonte, një bypass i tij do furnizonte me, me gaz edhe këtë TEC-in e Vlorës, që është ndërtuar, i cili ka pasur një problem me veprën e marrjes së ujit për t’u ftohur turbinat. Ngaqë e kishte afër, përllogaritja e Ansaldo-s, ka qenë, më duket një kompani që e ka ndërtuar, ishte përllogaritur gabim dhe merrte dhe zhavorr dhe ka dëmtuar këto fletat e turbinës.

Por, konvertimi nga naftë, se atë punon, edhe ai punon me naftë D1, pra, naftë të nivelit të lartë, që s’ka impakt mjedisor të lartë, për ta kthyer me gaz ishte shumë i vogël diku te 10, 15 milionë euro mund t’u konvertonte dhe që të punonte me gaz. Pra, do ishte bypassi dhe ti e vendosje dhe impakti mjedisor është goxha…

Dhe as kjo nuk është bërë që nga, flasim që nga 2013-2015.

Flavio Qarri: Po kosto, cila është kosto e këtij 1%-shi vjetor që e bën për tre vite?

Karapici: Ky 1%-shi vjetor, që bëhet është vetëm për prodhim për ta mbajtur në punë. Pra, ti duhet ta ndezësh herë pas here këtë

Pra, ti je në konservim praktikisht dhe gjatë konservimit ti duhet ta ndezësh herë pas here këtë dhe të injektosh energjinë në rrjet. Për arsye sepse është si puna e makinës, në qoftë se ti nuk e ndez, ajo fillon dhe deteriorohet në mënyrë normale, domethënë, bie performanca.

Flavio Qarri: Pra nuk është se kanë prodhuar pak energji, s’kanë prodhuar fare, kanë prodhuar vetëm sa për të ekzistuar.

Karapici: Nga shifrat që kemi, këto janë shifra zyrtare, besoj që, nga shifrat zyrtare besoj që duhet të jenë të vërteta, këto janë teste të që bëhen me ndërmjet KESH-it që është teorikisht është pronari i tyre dhe rrjetit që të injektosh në rrjet.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :