𝐉𝐮 𝐦𝐞𝐫𝐢𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞̈𝐠𝐣𝐨𝐧𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐣𝐞̈𝐫𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚/ Jam në Top Formë’/ Meta i shkruan gazetares

𝐉𝐮 𝐦𝐞𝐫𝐢𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞̈𝐠𝐣𝐨𝐧𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐣𝐞̈𝐫𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚/ Jam në Top Formë’/ Meta i shkruan gazetares

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka reaguar gazetares Fjori Dardha, pasi kjo e fundit ishte shprehur e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit.

Në postimin e tij në Facebook, Meta vë në dukje situatën e rënduar me energjinë elektrike në IEPV “Jordan Misja” dhe e fton në çdo kohë për ta intervistuar.

Meqë ju punoni në Top Neës ju garantoj se jam në Top Formë. Jeni e mirëpritur në çdo kohë për të më intervistuar, jo vetëm për të më pyetur për shëndetin, por dhe për gjithçka tjetër ju intereson, rreth meje, Partisë së Lirisë apo politikës’, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

E dashur Fiori Dardha,

Më informuan sot se ke qenë e shqetësuar për situatën time shëndetësore, pasi unë nuk kam patur mundësi t’ju ndjek live, se këtu në IEPV “Jordan Misja”, nuk ka patur energji elektrike as sot.

Meqë ju punoni në Top Neës ju garantoj se jam në Top Formë.

Jeni e mirëpritur në çdo kohë për të më intervistuar, jo vetëm për të më pyetur për shëndetin, por dhe për gjithçka tjetër ju intereson, rreth meje, Partisë së Lirisë apo politikës.

𝐉𝐮 𝐦𝐞𝐫𝐢𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞̈𝐠𝐣𝐨𝐧𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐣𝐞̈𝐫𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚!

Share it :