Ervin Kaduku
Është tashmë fakt i pamohueshëm se niveli i jetesës së shqiptarëve ka pësuar rritje galopante në tetë vitet e fundit. Rritja e këtij niveli ka vijuar pavarësisht nga kriza botërore – një risi kjo e Shqipërisë, që vështirë se gjendet në vende të tjera me të kaluar të ngjashme – dhe tashmë të ardhurat reale, të ardhurat për frymë të popullsisë, përdorimi i mjeteve të shportës dhe atyre jashtë saj për përmirësimin e jetesës janë diçka e aksesueshme, e prekshme për të gjithë. Por, një gjë e tillë nuk do të bëhej e mundur pa një qasje tejet kurajoze, aq sa edhe profesionale, nga ana e qeverisë Berisha, e cila ka ditur të kombinojë ndryshimin e faktorëve fiskalë me rritjen e fuqisë blerëse të shqiptarëve, duke sjellë në vetvete një rritje të pandalshme të ekonomisë she mirëqenies së shqiptarëve.
KOP-i
Shumëkush mund të kujtojë së ne vitin 2005 një grup specialistësh të fushave të ndryshme, të grumbulluar politikisht pranë Partisë Demokratike, hartuan një sërë masash, që do të viheshin me sukses në zbatim në tetë vitet që pasuan, Komiteti i Orientimit të Politikave. Fjala është për një “goditje” të vrullshme investimesh në infrastrukturën rrugore, në ujësjellës, në shkolla, internet, telefoni të lëvizshme, etj., e kombinuar kjo me ndryshimin e rregullave të taksave. Taksa e sheshtë ishte pika e saj kulmore, duke favorizuar rritjen e të ardhurave pranë biznesit, në mënyrë që ky i fundit të ishte në gjendje të vetinvestonte për rritjen dhe fuqizimin e aftësisë së tij për të shtuar xhiron dhe mirëqenien e të punësuarve.
Një masë e paneglizhueshme ishte përshpejtimi i procedurave të regjistrimit, të licencimit, kalimi në elektronik i prokurimit publik, që sollën hapjen e dyerve për biznesin e madh e të vogël, krahas dyndjes së investitorëve të huaj, edhe në projekte shumëmiliardeuroshe.
Të gjitha këto ide të specialistëve më në zë shqiptarë e të huaj, të shkolluar apo të punësuar jashtë vendit me sukses, u realizuan në praktikë.
Dhe, rezultatet nuk mund të mungonin. Madje, ato ishin më të shpejta seç pritej. Duke lënë mënjanë për një herë tjetër trajtimin e ndryshimeve drastike në infrastrukturë, edhe një pasqyrë e treguesve socialë, të arritur si pasojë e këtyre reformave të suksesshme e të thella në fushën ekonomike, do të ishte një bilanc i dukshëm i suksesit të tyre.
Pagat
Ndërsa në vitin 2005 totali i pagave që paguheshin nga buxheti i shtetit ka qenë 9.5 miliardë lekë, kjo shifër në fund të vitit të kaluar ka arritur në 14.4 miliardë lekë. Kjo, në një kohë që, në përputhje me konceptim dhe angazhimin e qeverisjes së thjeshtuar e të zhdërvjellët, numri i qytetarëve që janë paguar nga buxheti ka ardhur në rënie nga viti në vit. Pra, paga reale e të punësuarve duket qartë se është rritur në mënyrë të ndjeshme.
Shpenzimet për pagat e punonjësve nga buxheti i shtetit në vite
Viti Pagat
2005 9.5 miliardë lekë
2006 9.4 miliardë lekë
2007 10 miliardë lekë
2008 11.7 miliardë lekë
2009 11.6 miliardë lekë
2010 11.1 miliardë lekë
2011 13.9 miliardë lekë
2012 14.4 miliardë lekë
(Burimi: Ministria e Financave)
Pensionet
I njëjti “trend” ka shoqëruar edhe pensionet e të gjitha llojeve.
Në së në 2005-ën, në arkën e shtetit fondi i pensioneve ishte vetëm 50 miliard lekë, sot është 106 miliardë. Duke treguar një vëmendje të veçantë për pensionistët, qeveria nga viti 2005 deri në këtë vit ka vendosur në fondin e pensioneve 56 miliardë lekë. Në tetë vite të qeverisjes së mëparshme, janë vendosur në këtë fond vetëm 13 miliardë lekë.
Ja si paraqitet ndryshimi në vite i fondeve të caktuara për sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore.
Eksporti, shpëtimi i ekonomisë përballë rënies së remitancave
Ekspertët e ekonomisë ndajnë mendim të përbashkët, për ndryshimin strukturor që po reflekton ekonomia duke argumentuar se tashmë rënia e remitancave po zëvendësohet nga rritja e eksporteve duke balancuar nivelin e importeve. Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arjan Kadare, në një prononcim për median, tha se emigrantët kanë sjellë më pak para në Shqipëri dhe në muajin mars të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se remitancat janë 51.4 milionë euro me një rënie të dukshme kundrejt një viti më parë. Dhe kjo, po të kemi parasysh se shteti fqinj, Greqia, ku ndodhet dhe pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë është zhytur në krizë ekonomike dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre, kthehen në atdhe.
Ndërkohë, që sipas tij, nuk duhet lënë mënjanë as fakti që edhe Italia nuk është në një situatë pozitive ekonomike, një vend gjithashtu mikpritës i mijëra emigranteve shqiptarë. Në këtë mënyrë, sipas ekspertit të njohur bankar në vend, pas një ecurie pozitive në fillim të këtij viti, treguesi aktual i remitancave po evidenton në njëfarë mënyre pasojat e krizës ekonomike globale.
Përkundër panoramës gri që vjen nga fqinjët, ndryshimi i shifrave në kahun pozitiv lidhet kryesisht me rigjallërimin eksporteve shqiptare dhe investimeve të huaj, që po balancojnë treguesit e ekonomisë shqiptare. Për prof. Ardian Civicin, remitancat e emigranteve, po reflektojnë rënie, e cila megjithatë duket e përmbajtur dhe jo me nivele të larta, siç ishte menduar fillimisht se do të “goditeshin” nga efektet negative të krizës financiare globale.
Nga ana tjetër, shpjegon eksperti Civici, referuar një treguesi që përmend Banka e Shqipërisë në të dhënat e saj të fundit, është edhe ai i investimeve të huaja direkte, duke konstatuar se ato arritën në nivelin prej 197 milionë eurosh gjatë tremujorit të parë të këtij viti. “Tregues ky i cili pritet të njohë rritje në pjesën e mbetur të vitit, pas privatizimeve të rëndësishme strategjike duke “kompensuar” efektin remitance në ekonomi”, – thotë ai.Ja si ka ndryshuar në vite eksporti shqiptar në drejtim të vendeve të Evropës.
(Burimi: Ministria e Financave)
Ndihma sociale
Në një kohë kur numri i familjeve shqiptare që kanë nevojë për ndihmë nga shteti është ulur ndjeshëm, në sajë të reformave fiskale e atyre në përgjithësi, të adoptuara nga qeveria në këto tetë vite, është bërë e mundur edhe rritja cilësore e fondit në favor të personave dhe familjeve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike nga ana e shoqërisë.
(Burimi: Ministria e Financave)
Të përndjekurit
Një risi e panjohur më parë ka qenë vëmendja e natyrshme e një qeverie të djathtë ndaj shtresës së persekutuar të shoqërisë shqiptare, e cila vuajti më shumë pjesa tjetër e popullsisë nga privacionet ekonomike, sociale e morale gjatë diktaturës më të egër komuniste të Evropës. Ndryshe nga qeveritë e mëparshme, të cilat nuk e kishin përfshirë fare në zë buxhetor ndihmën e të persekutuarve, qeveria “Berisha” vendosi në formë ligjore një zë të posaçëm në buxhetin e shtetit dhe ka parë me përparësi dhënien e fondeve në favor të ish-të përndjekurve apo familjeve të atyre që nuk jetojnë më.
Viti
Buxheti
Shuma (ne milionë lekë) 2005
Fillestar
260
2006
Fillestar
400
2007
Fillestar
400
2007
Fakt
200
2008
B.Fillestar
1000
2008
B.Shtesë
1000
2008
Fakt
1000
2009
Fillestar
2000
2009
Rishikuar
3170
2009
A.Normativ
3165.9
2009
Faktik
2200
2010
Fillestar
2000
2010
Rishikuar
1400
2010
A.Normativ
1400
2010
Faktik
1000
2011
Fillestar
2000
2011
Rishikuar
1800
2011
Faktik
1500
2012
Fillestar
1700
2013
Fillestar
3000
(Burimi: Open Data Albania)
* * *
Të gjithë këta tregues – janë edhe shumë të tjerë! – flasin për një përqasje humane të qeverisë shqiptare tetë vitet e dy mandateve të saj. Ato krijojnë bindjen dhe besimin se tendenca në këtë drejtim do të vijojë, pasi vëmendja për njeriun është në thelb të ideologjisë së saj qeverisëse.
(Burimi: INSTAT)




