Kur u bënë disa kohë që po punohet për rrëzimin e plotë të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” për ti ndërtuar impianti i ri së bashku me kullën e shumë debatuar, nga fotot dhe pamjet që vijnë nga kantieri i punës duket qartë se çdo tribunë e lartë që ka mbajtur me mijëra dhe qindra mijëra tifoz, tashmë janë përtokë.
Gjatë ndërtimit të stadiumit të ri pati një debat lidhur më fasadën me gurë të stadiumit që është monument kulture i mbrojtur dhe nuk do të prishej por kur shikon në realitet është tjetër pamje.
Gazetari dhe komentatori Shakohoxha ka nxjerr bllof premtimin e kryeministrit Edi Rama se kjo fasadë nuk do të prishej ku ka servirur një foto ku tribuna e famshme ku ai ka komentuar qindra ndeshje ndodhet e rrëzuar në këmbët e tij.
“Ra,nuk eshte me ??? monumentali Qemal Stafa. Do kemi nostalgji te gjithe per te, por do te shijojme edhe ne shpejt nje super stadium si gjithe bota ???.” -shkruan Shakohoxha.
Ai këtë koment bashkë me foton e ka postuar në profilin e tij në FB kur ka parë nga afër rrëzimin e plotë të tribunave dhe të fasadës me gurë të stadiumit “ Qemal Stafa”.syri

Kjo foto e postuar nga Rama sesi do te ruhej:
Rama në FB: Per qorrat qe s’duan te hapin syte, po hapin vetem gojen per te baltosur çdo ide, projekt, pune dhe tani i jane turrur Shtepise se Re te Kombetares, s’ka asnje ilaç! Por per te gjithe ata qe duan te shohin se si do te ruhet fasada e “Qemal Stafes” (e vetmja gje me vlere ne ate germadhe), ja projekt-ideja e integrimit te saj ne zemren e Arenes Kombetare, ku do te jete edhe Muzeu i Kuqezinjve⭐️





