Nora Malaj: Sekti i Rilindjes braktisi qytetarët e prekur nga tërmeti

Kur molla te ngec në fyt!

( Refleksion pas një bisede të vërtetë)
Xha Fati dhe fshatarët e Bubqit shquhen për shumë puntorë dhe njerëz që cfarë u sheh syri, ua bene dora ! Janë njerëz që janë të lidhur me tokën , pasi parimi i tyre është se “ toka është vendi ,ku me ka rënë koka”.
Atij nuk i ka ndihur fati! Termeti i ka shkaterruar shtepinë. Ai është nje njeri duarartë dhe shumë i dhene pas frutikturës. Ka nje serë plotë me mollë, nga të gjitha varietete dhe i benë sherbimet me shumë dashuri. Pranë plantacionit me molle ka ngritur edhe “cadrën – shtëpinë”, se shtëpia e tij është cilësuar me DS-4 dhe duhet të behet nga e para. Është shumë i kujdeshëm dhe ruan distancën dhe nuk ankohet , por beson se nje ditë sërisht do të hy në “shtepinë e re”.
Ajo që e shqetëson xha Fatin është se prodhimi mund t’i kalbet , pasi nuk e ka të sigurtë tregun e shitjes. Teksa na tregon me krenari për prodhimin , i shqetësuar thotë se :”e keqja moj bije është ulur kembekryq këtu te ne!
Njerezit ketu në Bubq , po edhe në të gjithë Fushë-Krujën kanë filluar të blejnë me listë. Papunësi e madhje dhe mergim i madh. Me duket sikur është kthyer ‘91 , ku njerëzit vetëm duan të ikin nga sytë kembet. Fshatarët janë te lodhur dhe nuk kanë të ardhura per te mbjelle prodhime bujqesore. Te rinjtë janë te zhgenjyer dhe nuk duan te rrinë asnje dekikë më në ketë vend , të moshuarit janë pa shpresē dhe i kanë mbytur sëmundjet e janë të vetmuar, se fëmijet iu kanë ikur në emigracion. Nuk dimë ku te fusim kokën. Dimri po na troket në derë e nuk dimë si do na vej fati. “
Teksa më rrefen shqetësimet e jetën e pasigurtë , me dimrin që po i troket ne “shtëpinë -çadër “ me një hije trishtimi ne sy me ofron nje molle jeshile që ta provojë dhe me thotë: – Haje , se keto janë shume te mira. Jane molle të rritura pa ilaçe ( pesticide) dhe të bejnë mirë për diabetin.E kam degjuar historinë tende , ndaj kujdes me shendetin . Ai vjen i pari.
Teksa e falenderoj për bujarin e tij, molla që me ofroi me duket sikur nuk me kalon poshtë. Xha Fati dhe të gjithë fermerët si puna e tij vuajnë fatin e zi që sot ia ka dhuruar kjo qeveri bujqësisë dhe fermerëve.
Asnje investim për t’iu ardhur në ndihmë. I perdorin vetem per histori fushatash e votash e pastaj i hartojnë. Nuk e di perse ne ate moment m’u kujtua nje pasazh nga filmi “Zonja nga Qyteti”, kur iu drejtua teto Ollga dhe iu thotë vajzave : “Buken, gjumeshtin dhe gjalpin ia doni fshatit ju, po djemtë jo” .
Dhe ky sekt rilindjes votat fshatin ia duan , po fermerin dhe fshatarin jo!
Teksa ndahem me xha Fatin dhimbja qe lexoje tek ai dhe cadra e tij është e madhe. Ishalla nuk bie sot shi me rrebesh , më thotë, duke ngritur sytë nga qielli, se dhe mollet do bien nga pema dhe ne do qullemi nga brenda , e do kalbemi !?
E dhimbshme , tragjike dhe çnjerëzore, fati i fermerëve dhe fshatarëve në kete kohe !
Ora për të zhdukur kete te keqe tashmë po troket. 25 Prilli nuk është larg!
Share it :