Vrasje e dyfishtë në Shkodër ekzekutohen babë e bir. Ja detajet e para të ngjarjes! (EMRAT)

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Nga informacione e para mësohet se viktima kanë mbetur Gjoke Gurra dhe Eduart Gurra.

Raportohet se mbrëmjen e djeshme viktimave i kanë djegur shtëpinë në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin.

Ndërkohë gjatë ditës se sotme kanë shkuar për te pare banesën e djegur dhe aty persona të paidentifikuar i kane qëlluar duke i lënë të vdekur ne vend.

Policia e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes ndërsa është e paqarte perse ka ndodhur kjo ngjarje e rende.

Share it :