Vrasja e turistëve çekë, reagon ambasadorja Calabkova

Ambasada CekeNë një reagim të ambasadës çeke në Tiranë, ambasadorja Radka Calabkova shprehet se kemi të bëjmë me një incident të izoluar.

“Një tragjedi dhe incident i izoluar. Policia shqiptare po heton çështjen dhe ne po marrin informacion gradual prej tyre. Është një vend shumë i vizituar, që tërheq shumë turistë nga Çekia dhe Polonia”, tha Calabkova.

Ndërsa Ministria e Jashtme e Çekisë, në një reagim për vrasjen e dy turistëve çekë, shprehet se dy viktimat janë nga qyteti Bohemia.

“Çështja po hetohet si krim, me shumë mundësi ata janë vrarë. Ata u gjetën mbrëmjen e kaluar në makinën e tyre në veri të Shqipërisë, afër qytetit të Shkodrës, që tërheq shumë turistë”, tha zëdhënësi, Michael Lagronova.

Ndërkohë, policia shqiptare ka vënë në dispozicion shumën prej 30 mije eurosh për çdo informacion që do të çonte në identifikimin e autorëve. Deri më tani janë ndaluar 35 persona që mund të kenë dijeni për tragjedinë e ndodhur në Prekal të Dukagjinit, afro 35 km larg qytetit të Shkodrës.

Share it :